Horizonti.al

Orlando Serrell, gjeniu që u bë nga një goditje në kokë

Screen Shot 2015-07-25 at 18.42.00Ndërsa dëmtimet në tru janë një ngjarje e trishtë, një përqindje e vogël e njerëzve që vuajnë prej tyre, dalin në fund me aftësi të pazakonta. Njerëzit që fitojnë aftësi të veçanta, përmes një forme të traumës së kokës quhen “dijetarë të fituar”.

Në përgjithësi, dijetarët kanë aftësi ekstreme matematikore, ose munden p.sh të vizatojnë të gjithë qytetin e Romës në detaje të spikatura. Në vitin 1979, Orlando Serrell ishte duke luajtur bejsboll në shkollën fillore, kur një top u përplas në njërën anë të kokës së tij. Megjithatë kjo nuk e brengosi, ndërsa vazhdoi të luajë.

Për një vit, Serrell përjetoi dhimbje të forta koke, që do të zgjasnin për orë të tëra. Deri në fund të atij viti, ai e kuptoi se mund të kryente llogaritje të shkëlqyera kalendarike, si p.sh sa të hëna kishte viti 1980.

Së bashku me këtë aftësi të pabesueshme, ai mund të mbante mend çdo detaj të çdo dite, ashtu si një i sëmurë që vuan nga hipertimezia. Në rastin e Serrell, kishte padyshim një formë shumë më pak të rëndë të dëmtimit të trurit, por gjithësesi mbetej një traumë në kokë.

Kur vjen puna tek dijetarët, njerëzit normal janë shpesh xhelozë për aftësitë e tyre. Në fakt, arsyeja pse dijetarët janë në gjendje të kenë një mendje kaq të madhe, është për shkak se ata e marrin gjithçka fjalë për fjalë dhe fokusohen tek detajet të vogla, mbi të cilat ne nuk përqëndrohemi dot. Kjo është arsyeja pse ata kanë vështirësi të mëdha në kalimin e testeve, si ato në shkollë. Këto teste përqëndrohen tek pyetje më të përgjithshme, që nuk pasqyrojnë mënyrën e fokusuar mbi të cilën mendojnë dijetarët./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button