Analiza

Pablo Iglesias, lideri i Podemos që tronditi Spanjën

Screen Shot 2015-05-25 at 2.41.48 PMRezultati i zgjehdjeve shënon fillimin e fundit të sistemit bipartiak në Spanjë. Me këto fjalë Pablo Iglesias, lideri i Podemos, komentoi suksesin e partisë së tij në zgjedhjet administrative të së dielës.

Por kush është Iglesias? I lindur në Madrid në 17 tetor të 1978-ës, ai është djalii një avokateje të sindikatës së komisioneve të punëtorëve dhe një inspektoi pune dhe pedagog historie aktualisht në pension si dhe ish aktivist i Frontit Revolucionar antifashist patriotic. Prindërit e tij i vendosën këtë emër në nder të atij që themeloi partinë në vitin 1979. Pas divorcit të tyre, Iglesias transferohet në Valesas një nga zonat më modeste dhe më në periferi të kryeqytetit spanjoll, ku ende banon. Një vit më bonë ai regjistrohet në Unionin e Rinisë Komuniste të Spanjës. I diplomuar në juridik në vitin 2001 ai merr dhe një diplomë të dytë për shkenca politike në 2004-ën si dhe vazhdon doktoraturën me nota maksimale me një punim diploma për mosbindjen civile dhe protestat kundër globalizimit në 2008-ën. Në vitin 2001 ai është një nga protestuesit në Xhenova kundër G8-ës. Që nga viti 2006 ai punon në Qendrën për studime politike dhe siciale, ndërsa në vitin 2007 ai fitoi një bursë studimi dhe transferohet në Kembrixh, për një periudhë gjatë së cilës u mor me kërkime në qendrën e studimeve latino amerikane. /Abcnews

Leave a Reply

Back to top button