Analiza

I pafuqishëm, apo fajtor? Dilema diplomatike e Vladimir Putinit

I pafuqishwmQë kur avioni i Malaysia Airlines u rrëzua në Ukrainën Lindore të enjten që kaloi, i gjithë presioni ka qenë mbi Rusinë dhe presidentin Putin, që të pranojnë të paktën bashkëfajësinë dhe të bëjnë dicka për të rregulluar situatën.

Kur gjykon reagimin e Rusisë deri tani, apo mungesën e tij, e para gjë që duhet pranuar është se nuk është fare e mundur që Putini apo ndonjë tjetër të kenë fërkuar duart nga gëzimi. Rrëzimi i një avioni civil mbi Ukrainë është katastrofë si për Rusinë, ashtu edhe për këdo tjetër.

Supozimi i perëndimorëve është që ai kontrollon ngjarjet në Ukrainën lindore, edhe pse Rusia nuk e ka pushtuar atë. Gjithësesi, nuk është aspak e vërtetë që është kështu.

Pajisjet ushtarake që kanë në duar rebelët, përfshirë edhe lëshuesin e raketave që besohet që ka goditur avionin malajzian, mund të gjendeshin edhe në Ukrainë. Dhe thirrjet nga Moska për rebelët që të zbatojnë armëpushimin pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë u injoruan.

Rrëzimi i MH17 nuk është thjeshtë një tragjedi njerëzore, gjë që Putini e di mirë: Rusia nxitoi të shprehë ngushëllimet. Por megjithatë, është një siklet shumë i madh për presidentin rus. Nëse i ka furnizuar dhe mundet që t’i kontrollojë rebelët, atëherë është bashkëfajtor. Nëse jo, del hapur pafuqia e tij në Ukrainë.

Leave a Reply

Back to top button