Analiza

Pakti i fshehtë me Arabinë Saudite. “Jemi në dispozicion!”

Kerry-AbdullahNjë datë simbolike: 11 shtator. Por e këtij viti. Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Arabinë Saudite për të kuptuar qëllimet e mbretërisë kundrejt ISIS-it. Takimi është në pallatin e Mbretit Abdullah, në Detin e Kuq. Një pritje e ngrohtë. Madje, shumë më tepër. Sovrani i thotë John Kerryt: “Do t’ju furnizojmë me gjithcka që do të keni nevojë”. Premtim që përkthehet në para për të stërvitur rebelët e besuar sirianë dhe në përfshirjen direkte në operacionet ushtarakë në Siri.
Detajet, që janë publikuar në një artikull të gjatë të ëall Street Journal tregojnë një moment të ri në marrëdhëniet, jo gjithmonë të lehta, mes dy aleatëve. Sipas këtij rindërtimi, sauditët marrin një pozicion hapjeje totale: cfarëdolloj gjëje që të kërkojë SHBA, përgjigja do të jetë po. Sepse princërit e naftës nuk duan t’i japin asnjë arsye Shtëpisë së Bardhë që të vonojë, apo shtyjë në kohë një aksion ushtarak kundër muxhahedinëve të Kalifit.
Burimet amerikanë të cituar nga e përditshmja se dy elementë kanë kontribuar për përshpejtimin. I pari ishte ndryshimi i qeverisë në Bagdad. Obama ishte angazhuar, edhe personalisht, për të bërë të mundur largimin e të urryerit al Maliki. Asnjë ndërhyrje nuk do të kishte në Irak, sa kohë që ai do të mbante postin. E njëjta kërkesë kish ardhur nga zotërinjtë e Gjirit, që e shohin si djall. Eshtë shiit dhe ka udhëhequr një politikë të marrë diskriminimi kundër sunitëve irakenë, duke u hapur rrugën militantëve. Më pas erdhën ekzekutimet e pengjeve. Shtëpia e Bardhë, asnjëherë shumë e bindur për opsionin ushtarak, u ka kërkuar gjeneralëve që të procedojnë me planin e sulmit. Por në të njëjtën kohë ka këmbëngulur për një kusht: duhet të marrin pjesë edhe aleatët rajonalë.
Aspektet operativë janë finalizuar nga përgjegjësi i komandës qendrore, gjenerali Austin Mattis. Përmes kontakteve me kolegët e Gjirit gjatë verës, më pas me një vizitë në 17 shtator, në Arabinë Saudite dhe në Katar, në Emirate dhe në Jordani. Vende që, së bashku me Bahreinin kanë marrë pjesë më pas në inkursionet kundër ISIS. Një manovër ku është shfaqur sërish Princi Bandar bin Sultan. Njeriu i sekreteve që ka patur në duar për një kohë të gjatë dosjen siriane, por duke u përplasur megjithatë me miqtë e vjetër amerikanë. Ishte i pranishëm në takimin e 11 shtatorit mes Kerryt dhe Abdullahut. Buzëqeshte.

Leave a Reply

Back to top button