Ekonomi

“Panama Papers” / Gjermani: Paketat “jashtë vendit”, të ofruara prej bankave që i shpëtoi shteti

Screen Shot 2016-04-06 at 10.58.46

Shumë klientëve, bankat kryesore gjermane i ofronin një paketë të plotë offshore: një kompani në Panama dhe një llogari bankare në Zvicër ose në Luksemburg. Në vitet e fundit, 14 institucione bankare gjermane kanë themeluar apo menaxhuar për llogari të klientëve, afro 1200 shoqëri anonime. Por në tërësi, bankat me seli në Gjermani që përmenden në Panama Papers janë 28. Dhe po t’u hedhësh një sy emrave, del qartë se bëhet fjalë për më të rëndësishmet; përveç Deutsche Bank dhe Commerzbank, në listë figurojnë Hypovereinsbank, Dz Bank, Ubs Deutschland, Berenberg, HSH Nordbank, si dhe disa Landesbanken. Gjashtë nga shtatë bankat gjermane më të mëdha vepronin në parajsën fiskale të Amerikës Qendrore. Dhe shumë prej tyre janë pjesërisht publike, ose të shpëtuara me male të tërë parash të kontribuesve, gjatë Krizës së Madhe. Kështu që, kjo është arsyeja përse ndonjë komentator gjerman flet për “besim të tradhëtuar”.

Sigurisht, hapja e një llogarie offshore nuk është një veprimtari e paligjshme në vetvete, por shpesh shoqëritë anonime në Panama shërbejnë për të mbuluar veprimtari të paligjshme apo për t’iu shmangur taksave. E tregon një tjetër rast i rëndë që po shfaqet prej rrjedhjes më të madhe të informacionit në histori: Siemens. Pas skandalit të fondeve të errët në Amerikëne  Jugut, nga letrat del që disa menaxherë nuk i kanë riatdhesuar kurrë ato para; thjeshtë i kanë zhvendosur në Panama.

Qeveria shprehet e skandalizuar. Ministri i Financave, Schaeuble i angazhuar realisht prej vitesh për rritjen e presionit ndërkombëtar kundrejt parajsave fiskale apo shmangies fiskale të kompanive shumëkombëshe, ka thënë se Panapa Papers “rrisin presionin për eleminimin e paligjshmërive”.

Para takimeve në Uashington të FMN, ministri kristiandemokrat dëshiron të paraqesë propozime të mëtejshme për t’i luftuar. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button