Pandemia e koronavirusit nuk duhet të përdoret si pretekst për shtetet autoritare që të shkelin të drejtat e njeriut, ose të shtypin rrjedhën e lirë të informacionit, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i UN António Guterres. Ai tha se ajo që kishte filluar si emergjencë e shëndetit publik po kthehej shpejt në një krizë të të drejtave të njeriut.
Përgjigjet e qeverive ndaj krizës janë vlerësuar si disproporcionale në vendet si: Kinë, Indi, Hungari, Turqi dhe Afrikë e Jugut.
Guterres ka bërë thirrje për një armëpushim global, dhe ka paralajmëruar një rritje të dhunës në familje si rezultat i virusit, por UN është kritikuar që nuk ka pasur ndikim në krizë.
Në ndërhyrjen e tij të fundit, ai paralajmëroi se “virusi po sjell një ndikim disproporcional në komunitete të caktuara përmes rritjes së gjuhës së urrejtjes, shënjestrimit të grupeve vulnerabël dhe rreziqeve të përgjigjeve të rënda të sigurisë”.
Në raportin e ri mbi Covid-19 dhe të drejtat e njeriut, UN theksoi përdorimin e frazave të tilla si “sëmundja e të huaj” për të përshkruar virusin, duke thënë se vërejtje të tilla mund të çojnë në diskriminim, ksenofobi, racizëm dhe sulme.
Duke prezantuar raportin, Guterres bëri thirrje që çdo gjendje e jashtëzakonshme të jetë proporcionale dhe e kufizuar me kohë dhe me një fokus të veçantë.
Liria e lëvizjes duhej të kufizohej, ai pranoi, por ai tha që shkalla e kufizimeve të tilla mund të zvogëlohet me një test efektiv dhe masa karantine. Ai njoftoi se mbi 131 vende kanë mbyllur kufijtë e tyre dhe vetëm 30 kanë lejuar përjashtime për azilkërkuesit.
Mijëra, tha UN në konferencë, “janë shtyrë mbrapa ose dëbuar në mjedise të rrezikshme që prej fillimit të krizës. Refugjatët dhe migrantët jetojnë në kushte të mbingarkuara”.
UN theksoi se ndonjëherë nën pretekstin e lajmeve të rreme, gazetarët, mjekët, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe aktivistët ose opozita politike po arrestoheshin. “Përpjekjet gjithëpërfshirëse për të eleminuar dezinformimin mund të rezultojnë në censurë të qëllimshme ose të paqëllimshme”.
Zgjidhja më e mirë, tha Guterres, do të ishte që qeveritë të ishin të hapura dhe transparente në lidhje me përpjekjet e tyre për të kufizuar virusin, përfshirë duke lejuar që opozita e tyre ose grupet e shoqërisë civile të shqyrtojnë ekzekutivin në internet.
Megjithëse UN pranoi se teknologjitë e reja mund të ndihmojnë në luftën kundër virusit, përfshirë përhapjen e tij “përdorimi i inteligjencës artificiale për të zbatuar masa emergjente ose p
Raporti i UN thekson më tej se “mundësia e abuzimit është e lartë: ajo që justifikohet gjatë një emergjence tani mund të normalizohet pasi të ketë kaluar kriza. “Pa mbrojtje adekuate, këto teknologji të fuqishme mund të shkaktojnë diskriminim, të jenë ndërhyrëse dhe të cenojnë privatësinë, ose mund të vendosen kundër njerëzve ose grupeve për qëllime që shkojnë përtej përgjigjes së pandemisë,” paralajmëroi ai.
The Guardian/bota.al