Horizonti.al

Paniku i Luftës së Botëve, që shkaktoi Orson Wellesi

Raste të tmerrshme të iluzioneve masive

Screen Shot 2016-08-24 at 14.47.12

Gjithkush është i njohur me panikun masiv që u përhap nga transmetimi i famshëm në radio i Orson Uellsit… dhe ky është pikërisht iluzioni të cilin kemi parasysh. Nuk ka asnjë dëshmi të vërtetë të çdo lloj paniku aktual, dhe ato prova vijnë nga një burim më pak se i paanshëm, gazetat. Asokohe, radioja ishte burimi i ri për lajmet në vendt, dhe në një përpjekje për të rifituar pozitën e tyre si burimi më i besueshëm, gazetat e kritikuan ashpër transmetimin.

Ndërsa “Neë York Daily Neës” e dënoi transmetimin përmes një titulli në faqe të parë, kujtimet e redaktorit Ben Gros tregojnë një histori të ndryshme të rrugëve të shkreta dhe absolutisht asnjë panik masiv. Edhe sikur të gjithë qe e patën dëgjuar të dilnin në rrugë nga paniku mbi alienët, kjo nuk do të kishte shumë rëndësi. Sipas C.E. Huper, rreth 98 për qind e njerëzve e humbën programin në favor të “Chase dhe Sanborn Hour”. Vetëm rreth vitit 1940, paniku nga Lufta e Botëve u shndërrua në episodin e një histerisë masive që ne e mendojmë edhe sot. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button