Analiza

Papa Francesku nga Korea: Të gjithë një familje

Pa ju drejtuar qeverisë koreano-veriore Papa nga Seuli  ka shprehur dëshirën që të gjithë koreanët të pranojnë se ato “formojnë një familje dhe një popull të vetëm’’

Pope Francis Visits South Korea - DAY 4Në fund të udhëtimit të tij në Korenë e Jugut, ditën e hënë më 18 gusht, Papa i kërkoi koreanëve të Veriut dhe të Jugut dhe të jugut të pranojnë se ata formojnë “një familje të vetme, një popull të vertëm”, dhe të tejkalojnë më shumë se gjashtëdhjetë vjet ndarje, ndërkohë që ende tensionet midis dy Koreve janë të fuqishme.
Pas një takimi me udhëheqësit e besimeve të tjera fetare të vendit, Papa Françesku mbajti një meshë madhështore në katedralen  Myeong-dong de Séoul për pajtimin midis dy pjesëve të gadishullit të ndara midis tyre qysh nga lufta e e vitit 1950-1953.
Ky ishte një nga momentet më të forta dhe shumë të pritura të vizitës së tij në Azi, dhe etapa e tij e fundit para nisjes për në Romë.
Në prani të Presidentit Park Geun-Hye, Papa, në këtë fjalim me një ton shumë fetar, u kujdes t’i drejtohej koreanëve të të dy anëve të paralelit të 38 dhe jo qeverive.
Ashtu si gjatë gjithë vizitës së tij, ai në asnjë moment nuk ka përmendur udhëheqësit komunistë të Fenianit, si dhe nuk i është drejtuar atyre direkt. Vatikani nuk ka asnjë marrëdhënie me Korenë e Veriut, ku ka një komunitet të vogël katolik i cili survejohet në mënyrë të ashpër.
“Mesha e sotme është para së gjithash një lutje për pajtimin e familjes koreane (….) Është i gjithë populli i cili drejton lutjen e tij të dhimbshme në qiell”.
Papa ka denoncuar “një përvojë ndarjeje dhe konflikti që zgjat qysh më tepër se gjashtëdhjetë vjet”. Duhet pranuar «realiteti që të gjithë koreanët janë vëllezër dhe motra të një familje dhe populli të vetëm», u shpreh ai me forcë. “Falja është porta që të shpie në pajtim» dhe  «ne lutemi pra  që të lindin  mundësi të reja dialogu, takimi dhe të tejkalimit  të ndryshimeve».
Shefi i Kishës katolike i është drejtuar sëpari kristianëve koreanë duke vlerësuar se ata mund të luajnë një rol: “Zoti ju kërkon juve si kristianë dhe si koreanë, të largoni me forcë një mentalitet të bazuar mbi dyshimin, mbi ndarjen dhe mbi konkurencën”.
Le Monde

Leave a Reply

Back to top button