Motivuese

Para se ta tradhëtosh, duhet të dish këtë gjë

Do ta lëndosh shumë. Si një pjatë e çmuar kur thyhet dhe bëhet copa të vogla. Jo vetëm që do të lëndoni zemrën e saj. Do të plagosni besimin e saj. Do të dëmtoni shpirtin e saj. Do i prishni gëzimin. Nuk do të besojë më në dashuri. Do të lëndoni qenien e saj të brendshme.

Përpara se ta tradhëtosh, duhet ta dish këtë:

Ajo nuk do të flejë netë të tëra, do të numërojë të çarat e mureve në orën 3 të mëngjesit, duke kërkuar përgjigje nga një person që dikur e besonte. Nuk do të hajë për ditë të tëra, jo se do, por sepse kokën do ia zënë mendime të tjera dhe dëshira për të ngrënë nuk është mes tyre. Ajo nuk do të buzëqeshë më, nuk do të ketë më arsye.

Do të ketë periudha në të cilat do të ndjehet se bota i ka rënë mbi krye,  dhe do të qajë vazhdimisht. Do të ulet në tryezën e saj deri në orën 7.30 të mëngjesit, e mbytur në lotët që fluturojnë në heshtje mbi fytyrë. Do të kërruset në një cep të dyshemesë, sepse nuk do të jetë në gjendje të përballet me dështimin e saj.

Gjithmonë do të ketë lëmsh në fyt, sa herë që do të gjendet në vende ku shpesh keni shkuar së bashku, dorë për dore.

Deri në ditën kur do të vendosë që t’i shmangë ato, përfundimisht. Do të zemërohet me veten. Do të mallkojë reflektimin e saj në pasqyrë, ndërsa lan dhëmbët ose lyen flokët. Dhe do të mendojë se si mund të shkonin gjërat nëse do të ishin më të bukura, më zbavitëse apo më të mençura. Do të hedhë tutje foton tuaj, do të dëmtojë veten dhe nuk do të ketë as dëshirën për të mbledhur copa fragmentesh të shpërndara në të gjithë dhomën.

Do të bërtasë në erë, në qiell, duke menduar se çfarë ka bërë për ta merituar gjithë këtë, për të qenë e poshtëruar dhe e plagosur. Do të kërkojë përgjigje. Do të transformohet, do të bëhet më e ftohtë, më e frikshme.

Do të humbasë çdo formë shprese, nuk do besojë më në ëndrrat dhe jetën. Dhe pastaj, papritmas, do të mbërrijë në një pikë ku do të ndjehet e zbrazur, e hedhur poshtë, e pakontrolluar, e mashtruar, e tradhëtuar. Ajo do të ndihet budallaqe që ka besuar tek ti, e poshtëruar. Atëherë do të fillojë të ndiejë urrejtje ndaj jush, ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes. Ai do të ndiejë një konfuzion mendor që do ta bëjë të vështirë për të sqaruar mendimet e veta.

Para se ta tradhëtosh, duhet të dish këtë: Ka besuar tek ti. Ka besuar në romancë, dashuri dhe të gjitha nuancat e saj. Ka besuar në ndershmëri. Ideja e sajj e dashurisë do të shkatërrohet përgjithmonë, kurrë nuk do të jetë e kënaqur. Ju për të, do të zhdukeni plotësisht nga faqja e dheut. Do të bëhet më e fortë “falë” idiotësisë tuaj, do të përmirësohet dhe do të kuptojë se çfarë është me vlerë dhe çfarë lloj mashkulli meriton.

/ NjMEB

Leave a Reply

Back to top button