Horizonti.al

Paradokse të përjetshme: Akili dhe breshka

Screen Shot 2016-07-25 at 07.00.26

Është e mahnitshme historia e një superheroi që (në fillim) nuk arrin asnjëherë një breshkë, më pas e kalon në fluturim dhe tashmë nuk e di se në cilën anë ka shkuar ajo. Dy mijë e pesëqind vjet më parë, filozofi grek Zenoni nga Elea, dëshmoi se lëvizja është një iluzion. Në një nga paradokset e tij më të famshme ai vendos Akilin Pedilin, birin e Peleut (Këmbëshpejti) në garë me një breshkë së cilës i është lejuar që qëndrojë “një këmbë përpara”: heroi nuk do të arrijë kurrë breshkën, thotë Zenoni, pasi më parë duhet të mbulojë atë këmbë avantazh, por në atë moment breshka ka ecur disi përpara.

Akili duhet pra të arrijë në pozicionin e ri, por në të njëjtën kohë kohë breshka ka përparuar sërish, dhe kështu me radhë në pafundësi. Në ekspozenë e tij të përgjithshme, Zenoni thotë se për të mbuluar çfarëdolloj distance, është e domosdoshme të mbulohet gjysma e asaj distance, pastaj gjysma e asaj që ka mbetur dhe kështu me rradhë. Duket sikur nuk mund të mbërrihet asnjëherë askund, pa marrë parasysh se cila është distanca fillestare, apo se sa shpejt është duke ecur. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button