Horizonti.al

Paradokset më interesante: Topi i Njutonit

Screen Shot 2016-07-25 at 07.21.23

Një armë që është e kujdesshme mos e përdorni, në rast se nuk doni të bëheni vetë viktimë. Baroni i Munchausen udhëtonte mbi një gjyle topi dhe ngrihej në ajër duke u tërhequr nga ajo prej zverku (Aventurat e Baron Munchausen, janë një koleksion historish të frymëzuara nga raportazhet e çuditshme të një ushtraku gjerman në vitin 1700, pikërisht Baronit Munchausen).

Merrni një top gjigand, çojeni në majën e një mali kaq të lartë sa të gjendet mbi atmosferë dhe qëlloni horizontalisht.

Ky është një nga eksperimentet ndoshta më të papërgjegjshëm, por shumë të dobishëm. Nëse predha gjuhet me shpejtësi të ulët, graviteti do të ndikojë menjëherë duke e tërhequr drejt tokës, përgjatë një trajektoreje të gjatë në formë harku. Nëse shtohet eksploziv dhe predha gjuhet me me shumë shtytje, harku i rënies do të jetë më gradual dhe i lakuar përgjatë Tokës. Nëse e ngarkoni edhe më shumë me eksploziv topin dhe i jepni predhës shpejtësinë e mjaftueshme… ajo do të rrotullohet rreth Tokës dhe në fund do t’iu godasë pas shpine!

E pamundur? Provojeni vetë
Ajo që sapo u përshkrua është i ashtuquajturi eksperimenti mendor. Ky është në fakt një spekulim kompleks, që në fund të fundit bëri që Isak Njutoni (1642-1717), të deklarojë se graviteti është një forcë universale:e njëjta forcë që mbi Tokë vepron mbi mollën ashtu edhe mbi gjylet e topave, dhe që mund të shpjegojë orbitën e Hënës rreth Tokës dhe të Tokës rreth Diellit.
Ne tashmë jemi të njohur me idenë e forcave universale. E dimë se reaksionet bërthamore ushqejnë yjet e largëta që mbajnë në një lidhje (gravitacionale) planetet e tjera. Por, para Njutonit nuk kishte asnjë të dhënë, asnjë ide se në Mbretërinë Qiellore mund të vlenin të njëjtat ligjësi që zbatohen edhe në Tokë. Predha e tij e topit, kishte hapur një goxha të çarë në atë mendim./bota.al

Leave a Reply

Back to top button