Horizonti.al

Paradoksi Djalë apo Vajzë

Screen Shot 2016-07-25 at 07.47.31Imagjinoni një familje me dy fëmijë, njëri nga të cilët ne e dimë që është djalë. Cili është pra probabiliteti që fëmija tjetër të jetë djalë? Përgjigja e dukshme është se tek e fundit probabiliteti është 1/2, fëmija tjetër mund të jetë vetëm djalë apo vajzë, dhe shanset e një foshnje të lindur djalë apo vajzë janë (në thelb) të barabarta. Megjithatë në një familje me dy fëmijë, ekzistojnë në fakt 4 kombinime të mundshme të fëmijëve:dy djem (DD), dy vajza (VV), djali më i madh dhe vajza më e vogël  (DV), dhe vajza më e madhe dhe djalë më i vogël(VD).

Ne tashmë e dimë se një nga fëmijët është djalë, çka do të thotë se ne mund të eliminojmë kombinimin VV, por kjo na lë me 3 kombinime po aq të mundshme të fëmijëve, në të cilat të paktën njëri është një djalë – domethënë DD, DV, dhe VD. Kjo do të thotë se probabiliteti që fëmija tjetër të jetë një djalë – DD- duhet të jetë 1/3 dhe jo 1/2. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button