Analiza

Paradoksi i Plotfuqishmërisë

Screen Shot 2016-07-25 at 07.53.58Paradokset kanë ekzistuar që nga koha e grekëve të lashtë, dhe merita për popullarizimin e tyre shkon tek logjisticianët e kohëve të fundit. Duke përdorur logjikën ju zakonisht mund të zbuloni një krisje fatale tek paradoksi, që tregon se pse ajo çka duket e pamundur është edhe e mundur ose se i gjithë paradoksi është ndërtuar mbi një mendim të gabuar.

Paradoksi i Plotfuqishmërisë

Ky paradoks thotë se nëse qenia mund të kryejë veprime të tilla, atëherë ajo mund të kufizojë aftësinë e vet për të kryer veprime, dhe për rrjedhojë s’mund të kryejë të gjitha veprimet, por, nga ana tjetër, në rast se nuk mund të kufizojë veprimet e veta, atëherë kjo është diçka që s’mund ta bëjë. Kjo duket se nënkupton se aftësia e një qenie të plotfuqishme për të kufizuar domosdoshmërisht veteteven, do të thotë se ajo në fakt do kufizojë veten.

Ky paradoks është formuluar shpesh në termat e Perëndisë së feve abrahamike, edhe pse ky nuk është një pretendim. Një variant i paradoksit të plotfuqishmërisë, është i ashtuquajturi paradoks i gurit: “A mundet një qenie e plotfuqishme të krijojë një gur aq të rëndë, sa që edhe ajo vetë të mos mund ta lëvizë?”. 

Nëse është kështu, atëherë duket që qenia mund të pushojë së qëni e plotfuqishme; nëse jo, duket se qenia nuk është e plotfuqishme. Një përgjigje e këtij paradoksi, është se pasja e një dobësie si moslëvizja dot e një guri, nuk bën përgjegjës plotfuqishmërinë, pasi përcaktimi i kësaj të fundit nënkupton që nuk ka asnjë dobësi. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button