Analiza

Paradoksi pers: Irani është shumë më modern sesa mendohet

Screen Shot 2015-04-07 at 11.12.44

Nga Erik Folat

Cili kabinet qeveritar ka më shumë shumë ministra, me doktoratura nga universitetet amerikane, sesa administrata e Barak Obamës? Përgjigja e saktë është: ai i Republikës Islamike të Iranit. Dhe kjo listë nuk përfshin Presidentin Hasan Ruhani. Ky e mori doktoratën për

jurisprudencë, në Universitetin e Glasgout në Skoci.
Ka pak vende në botë, të cilat u janë nënshtruar aq shumë paragjykimeve perëndimore dhe keqkuptimeve, sa Irani. Unë e kam njohur atë vend, që prej epokës së Shahut dhe e kam vizituar atë më shumë herë në katër dekadat e fundit, duke përfshirë edhe një vizitë të kryer së fundmi. Kujtoj sesi isha ulur në një shtëpi çaji në Shiraz, afër varrit të poetit të madh Hafez, i cili admirohej mjaft nga shkrimtari gjerman Gëte, në mes jastëkëve të rehatshëm dhe pirjes së duhanit me nargjile, duke marrë shënim sesa shkatërrues ishte keqgjykimi i shahut ndaj popullit të vet, dhe sa brutal ishte shërbimi i tij sekret, SAVAK.

Më kujtohet gjithashtu sesi masat përshëndesnin Ajatollah Khomenein si shpëtimtarin e tyre, kur ai u kthye nga mërgimi në vitin 1979, dhe si ata kremtuam Revolucionin islamik. Por unë ndërkaq pashë sesa shpejt ato iluzione u shkatërruan, me ngritjen e një diktature të re, edhe më të përgjakshme në emër të një teokracie, që kishte nisur betejën kundër “Satanit të madh” (Shteteve të Bashkuara) dhe “Satanit të vogël” (Izraelit). Vërejta sa pa mëshirë u shtyp kryengritja e vitit 2009, pikërisht nga fëmijët epokës së revolucionit dhe që kishin vendosur të shkëputeshin prej tij. Ndërmend edhe sesa i pamatur ishte ish-presidenti Ahmedinexhad në mohimin e Holokaustit. Pastaj, në vitin 2013, pashë zgjedhjen e një presidenti të moderuar si Hasan Ruhani, duke rritur mundësinë e afrimit me perëndimin.

Ndenjat pro-perëndimore

Irani i sotëm ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Në shumë qytete liberale si Shirazi dhe Isfahani, sipërmarrësit e rinj kanë hapur kafene të vogla, dhe kënga e Bob Dilan “The Times They Are Changing” (Koha që ata po ndryshojnë), është më e preferuara. Studentët e rinj, mbajnë bluza me mëngë të shkurtra, ndërsa gratë kanë tërhequr shaminë e tyre të detyrueshme deri në pikën, ku flokët e tyre janë të dukshme (një akt ky zyrtarisht i ndaluar). Turistët janë të mirëpritur të gjithë vendin, dhe trajtohen me mirësjellje.

Me përjashtim të Izraelit, nuk ka gjasa që ndonjë vend tjetër në Lindjen e Mesme, të ketë ndjenja pro-perëndimore aq të theksuara sa në Iran. Miliona të rinj vazhdojnë universitetin. Dhe, ndonëse gratë janë ende të diskriminuara -ligjet kufizojnë të drejtën e tyre për divorc dhe

kujdestarinë e fëmijëve, dhe gjithashtu parashikohet se ato mund të jenë objekt i ndjekjes penale, duke filluar nga mosha 9-vjeç, në krahasim me moshën 15-vjeç për djemtë – ato jetojnë gjithësesi më lirshëm, se në shumë vende të tjera të rajonit.

Me ndihmën e shpejtë, për të instaluar marrësit satelitorë të paligjshëm, që mund të gjenden kudo, ata gjithashtu kanë qasje në programet e lajmeve perëndimore. Vetëm disa qindra kilometra më në perëndim, islamikët fanatikë kanë themeluar një Kalifat në Irak dhe Siri. Megjithatë në Iran, roli i fesë është në rënie. Njerëzit këtu i konsiderojnë mullahët të korruptuar, dhe këta të fundit janë objekt përbuzjeje.

Miqtë më thonë të shmang qëndrimin, pranë një kleriku të veshur me një çallmë dhe mantel, kur

thërras një taksi. Shoferët- thonë ata- nuk do të ndalen. Dhe ndërsa shumë xhami mund të jenë bosh, “katedralet” e konsumit të vendit, qendrat e tij të reja tregtare, janë të mbushura tejpërtej. Grupi mendon se sot turpi dhe individualizmi është në modë.

Zhgënjimi, sigurisht, nuk është diçka e re. Që në vitin 2003, Ajatollahu i Madh Hosein Ali Montazeri, një ish-shok armësh i Khomeneit dhe që më vonë do të vendosej në arrest shtëpie si një anëtar i opozitës, e pranoi haptas këtë dështim, gjatë një takimi që patëm së bashku në Qom. “Ne kemi humbur respektin e botës, përmes teprimeve tona – dhe ëndrrat e mia kanë vdekur”- më tha ai. “Lideri fetar, duhet ta kufizojë rolin e tij ndaj detyrave përfaqësuese – dhe kjo është ajo që do të ndodhë”-shtoi më tej. Por në fakt Montazeri e kishte gabim.

Nuk ka ndonjë prirje të njohur në Iran, që sugjeron një lëvizje drejt një monarkie kushtetuese nën shembullim e një demokracisë britanike. Edhe sot, sistemi qeveritar i Iranit, me Ali Khamenein në pozitën më të lartë drejtuese, si një autoritet më i lartë se presidenti dhe parlamenti, nuk duket të jetë seriozisht i kërcënuar.

Pas shtypjes me gjak të protestave antiqeveritare, gati 6 vite më parë, pak njerëz vazhdojnë të besojnë se politika mund të ndryshohet, përmes demonstratave. Në vend të kësaj, ata përfitojnë nga një sasi e vogël lirie, që u është dhënë në parqe dhe galeritë publike. Brenda shtëpive të tyre, edhe pse, ata festojnë në mënyrë të shfrenuar në një jetë paralele private.

Më shumë Madrid se Havanë

Qytetet vuajnë nën bllokimet e vazhdueshme të trafikut dhe, të paktën në pamje të parë, nuk duket se njerëzit jetojnë në ndonjë ngushticë. Pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare, standardi i jetesës dhe mundësitë për të blerë, janë më shumë të krahasueshme me Madridin sesa Havanën. Një numër i shquar qendrash tregtare të reja janë aktualisht në ndërtim e sipër, me emra si Palladium ose Mega Mall, ndërsa ju mund të shihni makina luksoze si Porsh të parkuara aty para.

Shtresa e lartë, nuk duket se po vuan shumë masat shtërnguese ekonomike. Shumë në Perëndim kanë një imazh shabllon mbi Iranin, por nuk është ai realiteti. Irani, është një vend me qendra të ndryshme pushteti, që e shohin njëri-tjetrin me dyshim. Qeveria e zgjedhur

shpesh nuk e di çfarë bën realisht Pasdarani, organizata e fuqishme paraushtarake.
Dhe Garda Revolucionare, të cilën teokracia e themeluar nga Khomenei, e ndërtoi dikur për mbrojtjen e tij, është sot më e mirë armatosur sesa vetë ushtria, duke u shndërruar në një shtet brenda shtetit. Garda gjithashtu financon ndërtimin e shumë prej qendrave tregtare të reja, dhe fuqia e saj ekonomike, është bërë një problem po aq i madh për presidentin e moderuar, sa edhe niveli e saj ushtarak.

Garda Revolucionare, simbolizon Iranin tjetër, atë më kërcënuesin. Ajo kontrollon eksportet si dhe programin bërthamor të vendit. Duke përdorur milicinë Basij, që Garda Revolucionare e cilëson si forcën e saj jozyrtare policore, ajo merret me përballjen e demonstratave. Dhe nuk

i vjen aspak turp, nga aktet terroriste që kryen jashtë vendit me forcën e saj ‘Quds’.
Kjo njësi, është shpesh armiqësore edhe ndaj vetë presidentit Ruhani, i cili ndonjëherë është kundërpërgjigjur. Për shembull, kohët e fundit, ai kërcënoi t’i japë zë popullit përmes zhvillimit të një referendumi – një provokim ky kundër Gardës Revolucionare, por edhe një fyerje për udhëheqësit fetarë.

Në kontrast me rrjetin e ndërlikuar të Pasdaranit, iranianët “normale” janë goditur nga rënia ekonomike e vendit. Gjatë viteve 2012- 2013, Produkti i Brendshëm Bruto u tkurr ndjeshëm, monedha kombëtare, riali, ra ndjeshëm në vlerë ndaj dollarit dhe inflacioni u rrit shumë. Në një periudhë afatgjatë, vendi, i cili është i varur nga eksportet e naftës, kërcënohet me shkurtime të ashpra në sistemin e tij social.

Për të mbuluar nevojat buxhetore të qeverisë, çmimi për një fuçi nafte, do të duhet të jetë 130 dollarë, por muajt e fundit ai nuk ka qenë as sa gjysma.

Pakënaqësi në rritje
Për më tepër, iranianët janë të indinjuar edhe nga dënimet e shumta me vdekje, që jepen vazhdimisht, ndërsa vuajnë nga kufizimet e vendosura, mbi lirinë e shtypit dhe kulturës. Është veçanërisht e dhimbshme për ta, kur një film si “Taksia” i regjisorit Tehran Jafar Panahi, që mund të fitojë çmimin e madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, nuk mund të shfaqet në kinematë e tyre.
Njerëzit janë të pakënaqur me liderët e tyre politikë, çka ka bërë që mes tyre të rritet cinizmi. Deri më tani, ata kanë përjashtuar presidentin nga kritikat më të ashpra, por ai do të duhet së

shpejti të përmirësojë standardin e tyre të jetesës. Më shumë se çdo gjë, Ruhani ka nevojë për një marrëveshje bërthamore përfundimtare. Industria iraniane, është e etur që sanksionet të marrin fund, në mënyrë që edhe një herë të mund të fillojë të lëvizë përpara.

Edhe partnerët perëndimorë janë gjithashtu të etur për të hyrë në tregun iranian. Në shumë raste, kontratat paraprake për sipërmarrjet e përbashkëta në prodhimin e makinave dhe madje edhe në eksplorimin e fushave të reja të naftës dhe gazit kanë qenë thuajse gati, vetëm në pritje të firmave përfundimtare.

Por ka një gjë që lidh të gjithë iranianët, pavarësisht nga qëndrimet e ndryshme politike:krenohen me kulturën e tyre, dhe kanë drojë se vendi do të poshtërohet. Fëmijët mësojnë në shkollë se historia persiane, është

shumë pak e shumë në të njëjtin nivel me atë të Romës apo Athinës, dhe se qytetërimi i saj ishte shumë më përpara sesa fqinjët arabë të Iranit. Aleksandri i Madh, i parë si një pushtues legjendar në Perëndim, atje cilësohet me turp si kriminel, pasi shkatërroi pasuritë kulturore. Në të njëjtën kohë, njerëzit duan të theksojnë se ishte e qartë se pushtuesi botëror, do të zinte vend në Persi dhe martohej me një nga gratë e tij të bukura, dhe kështu ndodhi. Ky është një shembull i përsosur i asaj, që autori Hooman Majd e quan “kompleksi ynë i superioritetit”. Është një element i paradoksit pers, që kjo ndjenjë shkon dorë për dore, me një ndjenjë pasigurie të thellë. Gjatë vizitave të mia në Iran, jam përballur në mënyrë të përsëritur, me ankesën se Perëndimi nuk kujdeset aspak për historinë dhe kulturën iraniane. Me këtë

injorancë, ankohen ata, njerëzit po e trajtojnë Iranin, si një shtet të dorës së tretë, dhe nuk po i japin vendit të drejtat e tij, sipas ligjit ndërkombëtar.

Klasa politike në Teheran, e ka lidhur me sukses këtë bindje të përgjithshme, me një problem shumë të veçantë, çështjen e Iranit si një fuqi bërthamore. Përmes kësaj, politikanët kanë vepruar sikur pjesa më e madhe e botës të ketë thurrur një komplot kundër Iranit – sikur konflikti të ishte mbi “dinjitetin” e Iranit, në vend të një dyshimi të justifikuar se vendi po ndërton bombën bërthamore.

Pothuajse çdo politikan iranian, duke përfshirë edhe ish-kandidatët presidencialë Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Kearubi, të cilët po mbahen ende në arrest shtëpie, theksojnë të drejtën e vendit, për të kryer kërkime shkencore në

energji bërthamore. Sipas mendimit të tyre, kjo gjithashtu përfshin të drejtën për të pasuruar uraniumin.
Është një pikëpamje, që në fakt ndahet edhe nga shumica e popullsisë. Në kontrast me Izraelin, argumentojnë ata, Irani ka nënshkruar traktatin e mospërhapjes së armëve bërthamore. Dhe iranianët në intervista shpesh e theksojnë, se shteti hebre ka mbi 100 armë bërthamore në dispozicion të tij. Ekspertët perëndimorë thonë se në fakt bëhet fjalë për 80 armë.

Një qytetërim i madh
Presidenti amerikan Barak Obama, është përpjekur të përshtasë Teheranin dhe ndjeshmërinë e tij. Ai pranoi se pjesëmarrja e CIA-s, në grushtin e shtetit të vitit 1953 ndaj kryeministrit liberal Muhamed Mosadeg, kishte qenë një gabim historik. Ai gjithashtu e uroi

Iranin me rastin e vitit të ri sipas kalendarit pers, Novrus, duke e quajtur vendin një “qytetërim i madh”, ndërsa i ka shkruar disa letra personale liderit suprem Khamenei. Përkundër të gjitha dallimeve mes tyre, duket se Sekretari i Shtetit Xhon Kerri ndihet më rehat duke biseduar me homologun e tij të qetë iranian Muhamed Javad Zarif, i cili ka studiuar jurispurdencë në Denver, se me homologun e ashpër izraelit Avigdor Liberman. Dhe Sekretari amerikan i Energjisë, Ernest Moniz, ish-dekan i Fakultetit të Fizikës në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, duket se merret me mirë vesh me Ali Akbar Salehin, nr 2 në delegacionin negociator të Iranit. Dhe kjo nuk përbën ndonjë habi, duke pasur parasysh se vetë Salehi, është diplomuar në universitetin prestigjioz amerikan. Nëse bisedimet bërthamore në fund do të

dështojnë, Teherani do ta cilësojë këtë si një poshtërim.
Ai do eliminonte çdo kufizim, dhe vendoste të gjitha energjisë në përpjekje për të ndërtuar një bombë bërthamore. Teherani do ta përdorë krenarinë kombëtare, si një argument për të detyruar popullin e tij të vazhdojë të sakrifikojë në kohët e vështira.

Gjatë një intervistë për “Der Spiegel” në vitin 2012, Salehi – ish ministër i jashtëm, që tashmë është kryetar i programit bërthamor të Iranit – mes të tjerash u shpreh:Prej 30 vjetësh kemi jetuar nën saksione të ndryshme, të cilat në fund të fundit na bënë më të pavarur dhe të fortë. Shoqëria iraniane, është mësuar të përballet me vështirësitë, ndoshta më shumë se njerëzit në Spanjë dhe Greqi. Ne mund të

mbështetemi tek durimi i popullit tonë. Po ju në Evropë?”. /“Der Spiegel”/

Leave a Reply

Back to top button