Horizonti.al

Paradoksi Sorites

Screen Shot 2016-07-26 at 07.16.40

Ky paradoks është si më poshtë: merrni një grumbull rëre, nga e cila kokrrizat janë zhvedosur në mënyrë individuale. Dikush mund të ndërtojë argumentin, duke përdorur premisat e mëposhtme: -1 milionë kokrriza gjenden në grumbullin e rërës (premisa 1)

-dhe një grumbull rëre minus një kokërr, përbën ende një grumbull (premisa 2)

Zbatime të përsëritura të premisës nr 2 (çdo herë duke filluar me nga një kokërr më pak), e detyrojnë dikë të pranojë përfundimin se një grumbull mund të përbëhet edhe nga vetëm një kokrrize rëre. Përballë kësaj, ekzisojnë disa mënyra për të shmangur këtë përfundim.

Njëra mund të kundërshtojë premisën e parë, duke mohuar se 1 milionë kokrriza rëre përbëjnë një grumbull. Por 1 milionë është thjesht një numër arbitrarisht i madh, dhe argumenti do të jetë i njëjtë me cilindo numër të ngjashëm. Pra, përgjigja duhet të mohojë plotësisht se ekzistojnë gjëra të tilla si një grumbull rere.

Peter Anger e mbron këtë zgjidhje. Nga ana tjetër, mund të kundërshtohet premisa e dytë, duke thënë se ajo nuk është e vërtetë për të gjitha grumbujt e drithërave, se duke hequr nga një kokërr ato përbëjnë ende një grumbull. Ose mund të pranohet përfundimi, duke insistuar se një grumbull rëre mund të përbëhet nga vetëm një kokrrizë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button