Ekonomi

Parajsa zhvendoset pak më tutje. Pas “Panama Papers”, ja destinacionet offshore që po “marrin stafetën”

“E vërteta është që, nëse këta dëgjojnë fjalën taksë, i kap një krizë epileptike. Nga dhjetë vetë që më kontaktojnë, katër duan thjeshtë të shmangin Tatimet, tre duan të fshehin pasurinë nga kreditorë të mundshëm, nga shteti në rast trashëgimie, apo nga bashkëshortja e ardhshme. Dy duan të riciklojnë para të pista dhe një tjetër dëshiron të krijojë fonde për operacione të paligjshme”. Duan të shkojnë në parajsë me të gjithë valixhen

Screen Shot 2016-04-21 at 15.57.30

“E shihni? E kam postën elektronike plot me emaile që kërkojnë ikjen nga Panamaja”. Puna e Markos është që të xhirojë paratë. Krijon kompani dhe llogari rrjedhëse offshore, ku paratë vijnë, qëndrojnë dhe largohen me një klikim të mausit të kompjuterit, duke u zhdukur pa lënë gjurmë. Eshtë një Charon modern: vetëm se ky, në vend të Ferrit, i shpie klientët e tij në Parajsë. Fiskale. Marko ka parë t’i dyfishohet puna që nga 3 prilli. Atë ditë, më shumë se 400 gazetarë nga 76 vende të ndryshme kanë publikuar një investigim, të bazuar mbi 11 milionë dokumenta të rezervuar. Të ashtuquajturat “Panama Papers” kanë rrëfyer bizneset jashtë vendit të 14 mijë klientëve, mes tyre 140 udhëheqës politikë.

…Por parajsa nuk kërkohet domosdoshmërisht në Tropikë. Mjafton të shkosh në Britaninë e Madhe apo në Mal të Zi. Ose në Shtetet e Bashkuara, i cili sipas Financial Secrecy Index i 2015, është vendi i tretë në botë për nga paqartësia financiare. “Parajsa në ngjitje më të shpejtë ndodhet 200 km larg nga bursa e Nju Jorkut”…

[real3dflipbook id=”1094″]

Leave a Reply

Back to top button