Zodiak

Parashikimi dhe këshilla e javës: HOROSKOPI javor 13-19 janar 2020

Horoskopi javor 13-19 janar 2020, për të gjitha shenjat. Ju sjellim parashikimin, këshillën e javës dhe ditën tuaj më me fat.

DASHI

Një javë që do të shihni një fillim të qetë, dhe më pas do të marrë formë duke filluar nga e mërkura. Kundërshtimi i Mërkurit më në fund do të pushojë, dhe për këtë arsye do të keni përfitime të shkëlqyera veçanërisht në punë. Ndërsa, nga ana tjetër, Hëna do të krijojë disa keqkuptime me miqtë dhe të afërmit.

Këshilla e javës: Shijoni fillimin e një faze të re dhe jini tolerantë.

Dita me fat:  E enjtja.

DEMI

Nëse një shenjë ngazëllon për pozicionin e Mërkurit, nga ana tjetër nuk ndodh kjo me Demin, që ndodhet përballë një kundërshtimi. I cili bën që efektet e tij të ndjehen veçanërisht në sferën profesionale. Java megjithatë do të ëmbëlsohet nga Venusi, që ju favorizon, dhe ju lejon të gjeni energji dhe pasion në dashuri.

Këshilla e javës: Një fundjavë interesante dhe, mbi të gjitha, intriguese ju pret!

Dita me fat: E shtuna

BINJAKËT

Horoskopi javor 13-19 janar 2020 parashikon një javë për miqtë e Binjakëve, pa shpifje dhe pa lavdërime. Lodhja që ndjeni është ende e pranishme, për shkak të një kapriçoje të Marsit. Nga e mërkura disa lajme interesante për punën dhe biznesin, në gjendje për t’ju dhënë një fillim pozitiv.

Këshilla e javës: Disa gogësitje me tepri ju mbajnë të mbyllur në shtëpi. Dilni për të eksploruar, kush kërkon gjen!

Dita me fat: E mërkura.

GAFORRJA

Horoskopi javor 13-19 janar 2020 parashikon një javë për t’u trajtuar me kujdes edhe për ata që kanë lindur nën shenjën e Gaforres. Edhe pse Mërkuri braktis pozicionin armiqësor nga premtja, disa gabime do të jenë ende të pranishme midis të martës dhe të enjtes.

Këshilla e javës: Fundjavë e shkëlqyer falë një Hëne të bukur e të favorshme, kështu që buzëqeshni!

Dita me fat: E diela.

LUANI

Siç e thotë proverbi “fillimi i mbarë është gjysma e punës”, le të fillojmë me lajmet më interesante: kundërshtimi i Venusit përfundon të martën! Këtu që një qetësi e re në fushën sentimentale ka efektet e saj në çdo aspekt të javës, për ata që kanë lindur nën shenjën e Luanit.

Këshilla e javës: Merrni frymë thellë dhe mos i kushtoni vëmendje shkopinjve nën rrota në punë.

Dita me fat: E mërkura.

VIRGJERESHA

Për Virgjëreshën, një javë jo saktësisht e shkëlqyer dhe emocionuese. Venusi troket në derë me qëllime jo saktësisht paqësore, dhe kjo ndjehet. Kundërshtimi i planetit të dashurisë sjell nervozizëm dhe pak durim, dhe është e nevojshme të punoni me kujdes në këto aspekte.

Këshilla e javës: Një hënë e mirë mes të mërkurës dhe të enjtes do të sjellë një shpërthim pozitiviteti. Mbyllni gjërat që keni lënë përgjysmë në punë!

Dita me fat: E enjtja.

PESHORJA

Çfarë parashikon horoskopi javor nga 13 deri në 20 janar? Një javë e bukur që hapet për miqtë e Peshores. Pengesat e hasura kohët e fundit për shkak të Mërkurit do të jenë një kujtim nga mesi i javës, dhe një hënë e bukur nga e enjtja deri të shtunën do t’i japë krahë shërimit.

Këshilla e javës: Do të ndjeheni ende pak të lodhur. Bëhuni gati për të filluar përsëri!

Dita me fat: E enjtja.

AKREPI

Një javë e mbushur me emocione për shenjën e Akrepit. Venusi kthehet në pozitivitet, dhe kjo krijon një atmosferë qetësie dhe besimi. Kujdes nga disa këshilla jo të favorshme në vendin e punës, prandaj para se të merrni vendime, shqyrtoni me kujdes.

Këshilla e javës: Një hënë e favorshme gjatë fundjavës ndihmon për të zbuluar disa inskenime kundër jush.

Dita me fat: E shtuna.

SHIGJETARI

Një javë e errët edhe për Shigjetarin. Le të fillojmë me lajmet pozitive, duke nisur me Mërkurin i cili do të sjellë disa surpriza interesante për punën. Ndërsa kapriçot e Venusit e vendosin nën vëzhgim humorin dhe durimin, me rrezikun e grindjeve të vazhdueshme.

Këshilla e javës: Disa mësime joga me siguri nuk do të bënin dëm!

Dita me fat: E marta.

BRICJAPI

E kishim thënë prej ca kohësh se fillimi i vitit 2020 do të kishte qenë shumë interesant dhe pozitiv për Bricjapin. Ja pra që Jupiteri, Dielli dhe lidhja e Mërkurit ju japin gjithë forcën vendimtare dhe shtyjnë të arrini çdo qëllim.

Këshilla e javës: Në fundjavë Venusi gjithashtu do të kthehet të jetë pozitiv. Çfarë doni më shumë nga jeta?

Dita me fat: E shtuna.

UJORI

Edhe ata që kanë lindur nën këtë shenjë do të shijojnë një javë pozitive, romantike dhe, duke filluar nga fundjava, me disa surpriza. Venusi vazhdon të jetë e favorshme, dhe kjo sjell përfitim në marrëdhëniet e dashurisë dhe familjes. Nga e premtja, vjen Mërkuri, dhe me të një ndryshim i ritmit edhe në punë.

Këshilla e javës: Disa siklete të martën nuk do të ndryshojnë gjendjen tuaj të mirë!

Dita me fat: E premtja.

PESHQIT

Dhe ja ku jemi me një nga shenjat kryesore të kësaj jave! Po, sepse peshqit tanë të dashur vijnë nga një periudhë mjaft e tensionuar në dashuri. Venusi më në fund hyn në shenjë, dhe me këtë gjendje, ndjenjat, projektet do të marrin një ngjyrë të ndryshme!

Këshilla e javës: Hëna do ta festojë këtë risi gjatë fundjavës, prandaj përgatitni diçka të veçantë!

Dita me fat: E shtuna. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button