Zodiak

Parashikimi juaj. Horoskopi i javës 12-18 nëntor 2018

Dashi

Kjo do jetë një janë intensive për ju dhe e mbushur me dinamizëm. Do i keni idetë edhe më të qarta për të ecur para në çdo fushë. Ju që keni një lidhje, falë mbështetjes së Venusit do kaloni një javë shumë të këndshme pranë partnerit. Ambienti do jetë pasionant dhe do bëni edhe projekte mbi të ardhmen. Ju beqarët do jeni sharmante. Të qenit edhe realistë do iu bëjë të zgjidhni personin e duhur. Asnjë planet nuk do ndikojë në planin tuaj financiar dhe nuk do keni probleme. Gjithsesi ndiqni këshillën e Jupiterit që iu sugjeron të ulni shpenzimet. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer dhe ju do ndiheni mirë. Në punë do jeni shumë punëtorë dhe do arrini atje ku keni dashur. Suksesi do jetë i sigurt.

Demi

Mos lejoni askënd t’iu imponojë të vëni diçka këtë javë dhe bëni ato që do ndieni. Nën influencën e Marsit, partneri do tregohet mjaft arrogant ndonjëherë dhe kjo mund ta përkeqësoje lidhjen tuaj. As ju dhe as ai nuk do bëni lëshime. Venusi do të favorizojë takimet për ju beqarët. Njihuni më shumë dhe në fund vendosni për të duhurin. Sipas Dritare.net, financat nuk do jenë të këqija, por Plutoni do iu shtyjë të shpenzoni më shumë sesa duhet. Mos mendoni vetëm për të tashmen. Shëndeti do filloje të përmirësohet dita ditës dhe në fund të javës do jeni në gjendje shumë të mirë. Hëna do iu bëjë të mos i mendoni shumë gjërat në punë. Nëse iu duhet të merrni një vendim me rëndësi prisni edhe disa javë.

Binjakët

Përspektivat janë goxha të mira për këtë javë. Më në fund mund të bëni edhe ndryshimet që keni ëndërruar prej kohësh. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë me shumë diell. Do kaloni disa momente të paharrueshme pranë partnerit. Më mirë mos e privoni veten nga asgjë. Falë nxitjet nga të gjithë planetët, ju beqarët do provoni emocione të forta të cilat as që i kishit menduar më parë. Do jeni shumë joshës. Situata financiare do të stabilizohet aq shpejt saqë edhe ju vetë do të habiteni. Për sa i përket shëndetit, vërtet do mbroheni nga Venusi, por përsëri duhet të tregoheni edhe vetë të kujdesshëm. Mund të keni probleme me tretjen. Në punë do ndodhin disa gjëra shumë të veçanta të cilat do lënë gjurmë përgjithmonë.

Gaforrja

Ka ardhur koha t’u shkoni gjërave deri në fund këtë javë dhe të mos keni aspak frikë. problemet e së shkuarës mundohuni t’i lini pas krahëve. Ju që jeni në një lidhje duhet të përgatiteni për kënaqësi pa fund. Marsi do iu mbështesë gjatë gjithë kohës dhe do jeni shumë sensualë. Ndonjë ditë mund të përjetoni edhe net plot pasion. Ju beqarët do i shtoni aventurat e dashurisë. Sharmi dhe bukuria juaj do tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Nuk do kujdeseni fare për buxhetin këtë javë, por gjithsesi planetët nuk do iu lënë në baltë. Me shëndetin nuk do keni probleme. Edhe nëse vuani prej kohësh nga diçka do keni përmirësime të dukshme. Në punë do jeni të vendosur t’iu shkoni gjërave deri në fund dhe do ia dilni mbanë. Bravo për guximin.

Luani

Mërkuri do ketë ndikimin më të madh këtë javë dhe do jeni më të ndërgjegjshëm për të komunikuar e për t’u shprehur. Planetët do iu shtyjnë t’i jepni më shumë ngjyra jetës suaj në çift. Në ndonjë moment mund të ketë edhe debate të vogla, por që do kalojnë pa u kuptuar shumë. Ju beqarët do udhëhiqeni nga një energji shumë e madhe dhe nga pasioni. Do dashuroni në çmenduri sepse do gjeni edhe personin e duhur. Në planin financiar reagoni mirë para se të veproni sepse situata nuk paraqitet shumë e favorshme. Në përgjithësi shëndeti do jetë i mirë. Kujdes duhet të bëni vetëm me ushqimin e tepruar. Ruajeni veten edhe nga infeksionet. Në punë do merrni shumë kënaqësi dhe ato që prisnit do iu realizohen.

Virgjëresha

Të mbështetur nga Venusi dhe Marsi do kaloni një javë të mbushur me pasion. Monotonia nuk do ketë më vend në jetën tuaj në çift. Shprehini edhe më tepër ndjenja dhe mundohuni të largoni idetë e këqija. Për ju beqarët priten aventura të reja. Të pushtuar nga euforia nuk do dini se ku të ndaleni. Kujdes sepse mund të lëndoheni vetë. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por gjithsesi nëse bëni pak kujdes me shpenzimet situata do jetë e mirë. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla, por që lidhen përgjithësisht me gripin e stinës. Mundohuni të kujdeseni pak më shumë. Jeta profesionale do jetë e qëndrueshme dhe do mund ta konsolidoni më tepër pozicionin tuaj.

Peshorja

Sido që t’iu vijnë gjërat këtë javë mundohuni të thoni fjalën e mirë dhe të tregoheni me optimistë. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë paksa e tensionuar. Debatet do jenë të mëdha dhe asnjëri prej jush nuk do tolerojë. Tregohuni më të kujdesshëm me ato që do thoni në mënyrë që të mos prishni qëndrueshmërinë. Për ju beqarët zemra do ketë prioritet mbi arsyen. Do shkëlqeni dhe do përjetoni emocione të paimagjinueshme. Për financat do kujdeseni më shumë dhe do pakësoni shpenzimet. Situata paraqitet e mirë. Për sa i përket shëndetit, do ketë edhe momente kur do ndiheni të lodhur, por do rikuperoheni shpejt. Sipas Dritare.net, këmbëngulja dhe entuziazmi në punë do admirohen nga të gjithë.

Akrepi

Do jeni të padëgjuar këtë javë dhe duke dashur t’i bëni gjërat sipas mendimit tuaj edhe mund të gaboni. Nën ndikimin mjaft negativ të Plutonit, ju që keni një lidhje do kaloni një periudhë të tensionuar. Mundohuni t’i rregulloni gjërat para se marrëdhënies t’i humbasë shkëlqimi. Komunikoni më shumë me njëri-tjetrin. Gjetja e partnerit ideal do kthehet në një fiksim të vërtetë për ju beqarët. Mundohuni të bëni dallimin midis personave dhe mos u joshni nga pamja e jashtme. Për të mos pasur probleme me buxhetin do iu duhet të hiqni dorë nga disa shpenzime që kishit parashikuar. Tregohuni shumë të kujdesshëm. Shëndeti nuk do ketë ndonjë problem të madh, por gjithsesi ju duhet të merrni disa masa. Në punë do jeni shumë kreative dhe do filloni projekte interesante.

Shigjetari

Hidheni pak krahëve të shkuarën e hidhur këtë jave dhe ecni përherë me skema. Ju që jeni në një lidhje do keni disa mosmarrëveshje me partnerin sepse sjellja e tij do iu duket e papranueshme. Do kishit preferuar që ai të tregohej më i hapur me ju. Më në fund, falë mbështetjes së Venusit edhe ju beqarët do mund të takoni personin ideal. Jeta juaj do të ndryshojë rrënjësisht. Edhe me financat do keni shumë fat. Buxheti juaj do të rritet mjaft dhe kjo do iu lejojë të bëni pak më shumë shpenzime. Falë mbështetjes së Marsit dhe Venusit tek shëndeti, nuk do keni për çfarë të shqetësoheni. Merruni edhe me pak sport. Në punë do jeni të vendosur të realizoni të gjitha objektivat dhe do ia dilni mbanë me sukses.

Bricjapi

Javë e mbushur me surpriza nga më të ndryshmet do jetë kjo. Do adhuroni të provoni gjëra të reja dhe do punoni fort për t’ia dalë. Nëse keni një lidhje jeta juaj do të rigjallërohet dhe ju do të zbuloni kënaqësi të reja. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë këtë javë plot ngjyra. Ju beqarët do “luftoni” shumë për të fituar betejën në dashuri. Edhe pse do lodheni pak do dilni fitimtare. Përgatituni për ndryshime. Financat nuk do kenë asnjë problem dhe të gjitha këto falë maturisë që keni treguar kohët e fundit. Mos bëni më shumë shpenzime sesa keni bërë. Gjendja fizike në përgjithësi do jetë e mirë. Problemet mund të lidhen vetëm me pjesën nervore pasi do jeni paksa të stresuar. Në planin profesional, do ndikoheni nga Mërkuri, i cili do iu bëjë të pasigurt dhe dyshues.

Ujori

Mos ushtroni presion tek askush gjatë kësaj jave, organizohuni dhe dëgjojeni më shumë zemrën. Keni për ta parë se kështu çdo gjë do ju ecë më së miri. Ju që keni një lidhje dashuria do iu buzëqeshë sërish. Saturni do ua bëjë jetën më të rregullt dhe do iu ndihmojë nëse keni për të marrë një vendim të rëndësishëm. Për ju beqarët do jetë periudhë e shkëlqyer. Gjithçka do shkojë më së miri dhe ju do takoheni me personin e ëndrrave. Financat do të përmirësohen më shumë sesa mendonit. Përfitoni për të shlyer borxhet. Neptuni do iu sjellë më tepër energji dhe dinamizëm. Edhe pse java ka qenë e ngarkuar ju çuditërisht nuk do e ndieni lodhjen dhe nuk do keni probleme shëndetësore. Në punë do keni mundësi të realizoni disa projekte të vogla që i kishit menduar.

Peshqit

Shumica e dëshirave tuaja do realizohen këtë javë dhe buzëqeshja do ju rikthehet pas kaq kohësh. Më në fund ju që keni një lidhje do i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni pasur kohët e fundit me partnerin. Përgatituni edhe për surpriza shumë të këndshme. Ju beqarët do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj jave. Dikush edhe mund të tallet me ju ndërkohë që ju do mendoni se ai iu pëlqen. Në planin financiar duhet të jeni gati për të përfituar nga situata e mirë që do krijojnë planetët. Jupiteri do jetë ai që do iu ndihmojë në planin shëndetësor. Çdo gjë do shkojë mirë dhe nuk do vuani nga asgjë. Të gjithë yjet do mblidhen së bashku dhe do iu bëjnë shumë të vendosur në planin profesional. Do i kaloni të gjitha sfidat dhe do arrini sukses. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button