Zodiak

Parashikimi juaj. Horoskopi javor, 8- 14 tetor 2018

Dashi

Në shumë ditë do ndiheni të ngarkuar dhe aspak mirë emocionalisht, megjithatë do e shtyni javën. Kohët e fundit keni pasur goxha debate me të dashurin tuaj të zemrës dhe kjo klimë e tensionuar nuk iu pëlqen aspak. Humori i partnerit do ndryshojë ashtu si edhe klima në çift. Nëse jeni beqarë dhe takoni dikë interesant mos u ngutni për asgjë. Nëse ju duhet një këshillë kërkojuani miqve. Kujdes me financat sepse po nuk e bëtë sot nesër do jetë shumë vonë. Shëndeti do shkojë mirë dhe ju do jeni dinamike. Gjithsesi mos punoni shumë sepse do lodheni. Në punë, Jupiteri do iu ndihmojë të kaloni çdo pengesë. Do arrini objektivat kryesore që i keni vënë vetes.

Demi

Paragjykime, mërzitje, debate dhe konflikte do ketë këtë javë. Shumicën e kohës do ndiheni keq. Situata për ju çiftet do jetë e tensionuar. Kësaj here nuk do jeni ju shkaktarët. Partneri po bëhet i padurueshëm dhe sado durim të keni nuk do e ruani dt harmoninë. Sipas Dritare.net, për ju beqarët priten flirte. Do pëlqeheni shumë gjatë kësaj jave, por aventurat që do kaloni mund te mos iu pëlqejnë shumë. Saturni ju këshillon të tregoheni vigjilentë me financat për të mos e përkeqësuar gjendjen. Për sa i përket shëndetit nuk do keni për çfarë te ankoheni pasi do jeni në formë shumë të mirë. Në punë duhet të jeni realiste dhe me këmbë në tokë nëse doni të merrni një drejtim të ri. Do merrni një vendim të rëndësishëm.

Bnjakët

Këtë jave do jeni të gatshëm të lëvizni edhe malet që gjërat t’iu ecin sa më mirë. Do i arrini të gjitha objektivat. Fale mbështetjes se Venusit marrëdhënia juaj në çift do jetë e ngrohtë dhe e bukur. Do kaloni edhe momente plot pasion dhe sensualitet. Ju beqarët do kaloni një javë shumë të mirë. Do keni mundësi për të takuar persona interesantë dhe mund të mendoni edhe për gjëra serioze. Për sa i përket planit financiar do jetë një javë e vështirë prandaj duhet të tregoheni të matur me shpenzimet. Nëse tregoheni më të kujdesshëm me shëndetin nuk do keni probleme. Vetëm ata me organizëm më të dobët mund te sëmuren pak me grip apo të kenë ndonjë alergji. Në pune duhet të jeni më vigjilentë dhe të kujdesshëm.

Gaforrja

Nëse nuk doni të keni probleme sillni ndërmend gabimet që keni bërë dhe mësoni prej tyre. Mos bëni shumë ndryshime në jetën tuaj në çift sepse nuk do jenë të nevojshme. Nëse keni pasur zënka mund të keni edhe një përmirësim të lidhjes tuaj. Për ju beqarët do ketë shumë takime, flirte dhe aventura. Megjithatë dashuria e vërtetë nuk do të vije. Me financat do keni tendencë të shpenzoni shumë pa menduar fare sesa e keni buxhetin. Tregohuni të kujdesshëm sepse do lindin probleme të mëdha. Asnjë planet nuk do ndikojë tek gjendja juaj shëndetësore prandaj do jeni në formë të mirë. Në punë do merrni edhe rreziqe mbi supe, por në fund do ia dilni mbanë me sukses.

Luani

Kjo javë ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe e mbushur me lumturi. Juve që jeni në një lidhje, këtë jave do iu duket sikur do kaloni një muaj mjalti. Partneri do përkujdeset mjaft dhe disa dëshira do iu plotësohen. Neptuni nga ana tjetër do ndikojë pozitivisht tek jeta sentimentale e ju beqarëve. Tregohuni të ndershëm me ato që do shprehni dhe mos u nxitoni për asgjë. Me financat do tregoheni të matur dhe kjo është një cilësi shumë e nevojshme në këtë kohë të vështirë. Në planin shëndetësor nuk do ketë probleme. Rezistenca juaj fizike do jetë e jashtëzakonshme dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Mundohuni të mos stresoheni. Ne pune do keni shumë fat dhe çdo objektiv do e arrini pa shumë mundim.

Virgjëresha

Tregohuni më të organizuar këtë javë dhe mos lini asgjë pas dorë nëse doni që gjithçka t’iu shkojë mirë. Ndikimi i planetëve do ju bëjnë që të jeni më të mbyllur në lidhjen tuaj. Edhe pse mund të keni ndonjë konflikt të vogël, do e kaloni lehtë. Do jetë një javë e qetë, harmonike dhe do bashkëpunoni me njeri-tjetrin. Ju beqarët do joshni shumë, por nuk do e gjeni personin ideal. Buxheti do përmirësohet, por kjo nuk do të thotë që ju mund të shpenzoni sa të doni. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Vetëm moshat më të mëdha mund të kenë probleme me gjumin. Në pune duhet të përfitoni nga mbështetja që po iu jep Jupiteri. Mos e lini t’iu ikë nga duart asnjë rast që do iu jepet.

Peshorja

Gjatë kësaj jave do i keni gjithë planetët në krah dhe ata do ju ndihmojnë të realizoni të gjithë objektivat. Çdo dittë do jetë plot ngjyra. Kjo periudhë do jetë shumë e favorshme për ju që jeni në çift. Do krijoni një lidhje edhe me te forte me partnerin dhe do përjetoni momente shume te bukura. Edhe për ju beqaret është koha e duhur për deklarata dashurie. Pranojini propozimet që do iu bëhen. Sipas Dritare.net, situata financiare do jetë kontradiktore. Dielli do ju shtyje të shpenzoni, ndërsa Saturni të kurseni. Gjithë javën ne këto ujëra do lundroni. Kujdes me shëndetin dhe sidomos me infeksionet. Konsumoni sa me shume perime, majdanoz, hudhra dhe qepë. Në punë do merrni mbështetjen që keni kërkuar prej kohesh.

Akrepi

Nëse nuk tregoheni tolerantë dhe të duruar kjo javë do jetë shumë e vështirë. Për ju çiftet do jetë periudhë pak e zymtë. Mund të thuhet se do jetë një “lufte e ftohte” dhe ju do vuani. Lëreni pas krenarinë dhe bëjeni ju hapin e parë për të rregulluar gjërat. Për ju beqarët pritet të filloje një lidhje e fortë dhe e këndshme. Dielli do ju bëjë të keni shumë etje për të bërë shpenzime dhe për  të fituar para. Kujdes me hapat që do hidhni. Për sa i përket shëndetit do keni disa probleme me gjumin. Merrni masat e duhura, por mos e teproni me medikamentet. Pini një gotë qumësht te ngrohte para se te shtriheni për të fjetur. Kujdes, në punë disa kolegë ziliqarë do kërkojnë t’iu zënë vendin.

Shigjetari

Këtë javë do jeni të gatshëm të bëni edhe ndryshime për të mirën e të gjithëve. Do e lini pas frikën dhe druajtjen. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni një jetë të qete dhe harmonike dhe do bëni çmos që ta arrini. Kënaqësia dhe mirëqenia duken në horizont. Ju beqarët jeni mërzitur aq shumë vetëm sa do mendoni edhe të martoheni pa dashuri. Mos u nxitoni, kësaj jave do keni një takim shumë të rëndësishëm. Saturni do ju ndihmojë të jeni të matur me shpenzimet dhe situata financiare do përmirësohet goxha. Kujdes me shëndetin. Neptuni do ketë ndikim të keq tek ju dhe mund të keni probleme me kolitin, diarre, dhimbje koke apo edhe probleme me gjumin. Në punë do jeni dinamikë dhe plot entuziazëm. Do i arrini objektivat që i keni venë vetes.

Bricjapi

Atmosfera do ngrohet kësaj jave për ju dhe gjërat do ecin në rrugën më të mirë të mundshme. Nëse keni një lidhje jo shume te qëndrueshme, këtë periudhë gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do jeni më afër partnerit tuaj të dashur. Dashuria do iu pushtojë edhe ju beqarët megjithatë mirë është të mos i shkëpusni këmbët nga toka. Shpenzime te tepruara mos kryeni sepse do jetë një jave delikate për sa iu përket financave. Urani dhe Neptuni do e mbrojnë shëndetin tuaj. Bëni vetëm pak kujdes me nervozitetin dhe çdo gjë do shkojë më së miri. Për sa i përket jetës profesionale do jetë javë ideale. Do i keni të gjitha kushtet e nevojshme për të arritur atje ku dëshironi.

Ujori

Këtë javë gjërat do marrin më shumë kuptim dhe do ndiheni më të plotësuar. Marrëdhënia në çift do shkojë mirë në përgjithësi. Tensioni do te ulet dhe do filloni t’i shfrytëzoni prioritetet e të qenit ne një lidhje. Ju beqaret që kërkoni dashuritë e mëdha do keni shumë fat këtë javë. Do filloni të mendoni edhe për një lidhje serioze. Falë mbështetjes së Merkurit ju do keni fat edhe në planin financiar. Megjithatë nuk duhet absolutisht të rrezikoni shumë. Shëndeti pritet të jetë i mirë, por për të mos pasur probleme konsumoni sa me shumë vitamina, merruni me aktivitet fizik dhe mbrohuni nga djersitja. Në punë gjërat do shkojnë mirë dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi.

Peshqit

Në disa momente do ndiheni si të përhumbur këtë javë megjithatë nuk do dorëzoheni dhe do mundoheni ta bëni jetën më të bukur. Çdo gjë do jetë e qetë për ju çiftet dhe kjo sepse lidhja juaj do bazohet tek ndershmëria dhe sinqeriteti. Që ne momentin parë që shihni se diçka nuk po shkon mirë, ju merrni iniciativën dhe flisni me partnerin. Edhe për ju beqarët do jetë një javë shume e mirë. Përfitoni sa me shume! Mos besoni tek reklamat për te bere shpenzime, por kurseni sa me shumë te mundni. Dielli dhe Saturni do jenë planetët që do e mbrojnë shëndetin tuaj. Kujdes me ushqimin e tepërt sepse mund të sjelle pasoja tek stomaku dhe mëlçia. Pozitiviteti do iu ndihmojë të zgjidhni të gjitha problemet profesionale. Mos ngurroni as të kërkoni të drejtat tuaja. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button