Zodiak

Parashikimi juaj për këtë të shtunë. Horoskopi, 15 shtator 2018

Dashi

Sot do jeni në humor dhe do ndiheni më të lirë për të bërë atë që dëshironi. Nëse keni një lidhje do i shmangni gjithë kohës konfliktet dhe do hapni rrugë vetëm që marrëdhënia me partnerit të ecë sa më mirë. Mund të provoni edhe ndonjë çmenduri të vogël që mund të shtojë emocionet. Ju beqarët mos pranoni të afroni persona që ju shohin si objekt seksual. Më mirë qëndroni edhe sot vetëm sesa të vuani më vonë. Në punë do jeni luftarakë dhe nuk do e lëshoni veten as kur të rrëzoheni. Deri ne sekondën e fundit do keni besim që gjërat do rregullohen. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe nuk do keni probleme.

Demi

Gjatë ditës së sotme do jeni shpesh me nerva dhe nuk do logjikoni para se të veproni. Ju të dashuruarit do e acaroni partnerin tuaj me tekat dhe komplekset që do keni. Në një moment atij mund t’i vijë edhe në majë të hundës e të kërkojë t’iu largojë. Nëse jeni ende vetëm, Plutoni do ju bllokojë dhe nuk do mundeni dot as të flirtoni me disa persona. Nuk është kjo dita juaj më me fat. Në punë do ju ngarkojnë akoma më tepër me një detyrë të re për të cilën nuk jeni shumë kompetentë. Kërkoni ndihmë nga kolegët sepse përndryshe nuk do ja dilni dot. Sipas Dritare.net, të ardhurat do fillojnë të dobësohen sepse do shpenzoni nga mërzitja.

Binjakët

Sot  do e keni paksa të vështirë të bëni zgjedhje sepse do ju vijnë në mendje shumë mendime njëherësh. Ju të dashuruarit nuk do arrini dit t’i shmangni konfliktet. Disa të ashtuquajtur miq, në vend që t’iu ndihmojnë, do ju futin në telashe akoma më të mëdha kështu që duhet të bëni kujdes. Ju beqarët do keni shumë dëshirë të joshni e të guxoni, por do keni frikë dhe ankth për vijimësinë. Kjo gjë do ju pengojë të veproni. Në punë, edhe pse kohët e fundit nuk keni pasur shumë arritje, eprorët do ju besojnë disa çështje të rëndësishme. Mos u frikësoni, por mblidhni fuqitë dhe keni për t’ia dalë. Me shpenzimet mos bëni asnjë lloj çmendurie.

Gaforrja

Do jeni të paqëndrueshëm në mendime gjatë kësaj dite dhe as vete nuk do e dini çfarë doni të bëni. Nëse keni një lidhje do hezitoni të flisni për gjërat që ju shqetësojnë dhe kjo do e përkeqësojë edhe më shumë marrëdhënien me jush. Nëse jeni beqarë do flirtoni here pas here me persona që janë të zënë dhe mund t’iu futeni telasheve. Në punë do keni gjatë gjithë kohës përshtypjen sikur po ecin në një terren të minuar dhe do keni frikë për çdo lloj hapi. Për asnjë çast nuk do ndiheni të qetë. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por falë ndihmës së të afërmve nuk do mbeteni pa para në xhep.

Luani

Neptuni do ju nxitë shpirtin e analizës gjatë kësaj dite dhe nuk  do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Ju të dashuruarit do mendoni gjithë ditës si ta surprizoni partnerin dhe në momentin që do veproni do jeni ju që do surprizoheni. Përveç dhuratave dhe fjalëve të ngrohta ai do iu japë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm. Nëse jeni beqarë, sot di afroheni me persona të thjeshtë dhe të qeshur. Në punë, nëse mendoni se keni më shumë aftësi dhe nuk ndiheni mirë në pozicionin që jeni, mos ngurroni të kërkoni ndryshim pozicioni. Nuk humbisni asgjë nëse tentoni. Me shpenzimet do jeni paksa të pakujdesshëm dhe mund një përkeqësim të vogël të situatës.

Virgjëresha

Do argëtoheni pafundësisht gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë do ngatërroni ëndrrën me realitetin. Ju të dashuruarit do jeni shumë më të hapur për eksperienca të reja mjafton që të përjetoni eufori. Partneri do ju bëjë propozime interesante dhe mund t’iu çojë në një botë tërësisht ndryshe, por plot ngjyra. Ju beqarët duhet të ecni sipas ndjenjave dhe nuk duhet të pranoni të dilni me zor me dikë. Në punë do ju duhet herë pas here të improvizoni për të dalë nga vështirësitë që do ju dalin. Në planin financiar priten disa ndryshime të vogla pozitive.

Peshorja

Sot do keni imagjinatë shumë të zhvilluar dhe do bëni edhe gjëra që më parë nuk ua ka marrë mendja. Në fakt kjo sjellje nuk do ju çojë në rrugën e duhur. Nëse jeni në një lidhje mbajeni më pranë partnerin dhe mos e lini pas dore. Nëse ai fillon t’iu shmanget dhe të mënjanohet dijeni se po i dilni nga qejfi fale sjelljes së kohëve të fundit. Nëse ende jeni beqarë mos u tregoni impulsive sepse do pendoheni për gjithë jetën. Sipas Dritare.net, në punë nuk do ndiqni ritmin e duhur dhe nuk do i organizoni si duhet gjërat. Asgjë e mirë nuk pritet për ju. As financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë.

Akrepi

Hëna, Neptuni dhe Dielli do sulmojnë njëri-tjetrin gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë të humbni arsyen. Ju të dashuruarit do tregoheni dominues dhe shumë striktë me atë që keni në krah dhe kjo gjë ka për të sjelle debate dhe vështirësi të njëpasnjëshme. Urdhra mos jepni sepse askush nuk do ju durojë dot. Ju beqarët do keni një ditë kaotike dhe pa asnjë mundësi të mirë. Në punë, nëse do ju duhet të shkoni në mbledhje, mundohuni të merrni fjalët, por paraprakisht përgatituni çfarë do thoni. Gjeni mënyrën edhe për t’u shfajësuar për gabimet. Financat nuk do kenë aq te mira sa për të bërë investime.

Shigjetari

Në shumë momente nuk do reflektoni mirë sot dhe nuk do dini as si të veproni. Nëse keni një lidhje mbajeni sa më afër atë që dashuroni, shprehjani ndjenjat dhe mbusheni me ledhatime. Duke ndier entuziazëm dhe hare ai as nuk do shohë dikë tjetër. Ju beqarët nuk duhet të reagoni menjëherë ndaj flirtimeve, por duhet të luani pak lojën. Në këtë mënyrë personat do bëjnë edhe më shumë përpjekje për t’iu pasur pranë. Në punë do jeni paska të shpërqendruar dhe rrëmujë në mëngjes, por gjithçka do ndryshojë pas disa kritikave të miqve. Në planin financiar do keni shumë fat.

Bricjapi

Sot do ju rikthehet buzëqeshja dhe dëshira për të jetuar. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni fare mirë se partneri ka më shume nevojë për alegri e përkëdhelje dhe do mundoheni ta ndryshoni sjelljen. Pasdite ai mund t’iu bëjë edhe disa propozime, të cilat mirë është t’i pranoni. Ju beqarët nuk duhet të jeni më shumë striktë, përkundrazi duhet të tregoheni më të hapur ndaj njohjeve të reja. Në punë do keni më shumë mundësi për të treguar vlerat që keni dhe do ecni goxha përpara. Bëni vetëm pak kujdes nga zilia e të tjerëve. Në planin financiar do keni reflekset e duhura dhe do i mbani larg problemet.

Ujori

Hëna do ju bëjë shumë mosbesues sot. Nga ana tjetër do e teproni edhe me ankesat çka mund t’i acarojë ata që keni pranë. Nëse jeni në një lidhje, sot do jetë dita e reflektimit të gjatë. Do e pyesni veten për gjërat që doni të bëni më tej dhe mundet edhe të diskutoni më hapur me atë që keni në krah.  Besojini ato që ai do iu thotë sepse ju do me të vërtetë shumë. Nëse jeni beqarë nuk do ja keni besën askujt dhe do keni frikë te hidhni hapa. Në punë mos kërkoni të realizoni gjithçka në një moment të vetëm sepse është e pamundur. Mos prisni as që dikujt t’i vijë keq dhe t’iu ndihmojë. Financat do jene me delikate se dje.

Peshqit

Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, Dielli do ju ndihmojë të rregulloni gjithçka. Nëse keni një lidhje do i kuptoni gabimet e bëra dhe do jeni më të gatshëm të bashkëpunoni me partnerin për të mirën e të dyja palëve. Në mbrëmje dilni diku dhe provoni diçka ndryshe. Ju beqarët më mirë mos tentoni të bëni asgjë më shumë sesa disa flirtime sepse sot nuk është koha e përshtatshme. Në punë duhet të merrni ‘’armët’’ në krah dhe të filloni luftën për të arritur fitoren e madhe. Mos nënvlerësoni asnjë armik. Për financat do keni aleat Jupiterin dhe situata di jetë më e normalizuar. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button