Thenie

“Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë, por mund të ta falin nëpërmjet mirëqenies”

Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta të vokalistit kryesor të grupit “Queen”, Freddie Mercury.

“Më pëlqen fakti që mund t’i bëj njerëzit të lumtur, në çdo formë. Edhe nëse është thjesht për një orë në jetën e tyre. Nëse unë mund t’i bëj njerëzit të ndihen mirë, me fat dhe të kenë buzëqeshje në fytyrë, për mua është arritja më e madhe”.

“Nuk kam frikë të them gjërat që dua të them, apo të bëj gjërat që dua të bëj. Ndaj mendoj se në fund, të jesh natyral dhe i sjellshëm është ajo çfarë triumfon. Dhe shpresoj që një gjë e tillë të përcillet në këngët e mia”.

“Mund të bëhesh kushdo që dëshiron të bëhesh. Thjesht përqendroje veten tek ai/ajo që dëshiron të arrish më tepër”.

“Dua të rrethohem përherë nga gjëra të bukura”.

“Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë, por mund të ta falin nëpërmjet mirëqenies”.

“Unë nuk kam lindur për të shkuar në parajsë. Jo, unë nuk dua të shkoj në parajsë. Ferri është shumë më i mirë. Mendo pak për gjithë njerëzit interesantë që do të takosh atje”.

“Gjëja më e rëndësishme është të jetosh një jetë të bukur. Nëse jeta është e bukur, nuk ka rëndësi se sa zgjat”.

“Dikush do të jetë gjithmonë më e bukur se ty. Dikush do të jetë gjithmonë më e zgjuar se ty. Dikush do të jetë më e re se ty. Por këta persona nuk mund të jenë kurrsesi si ty”.

“Jam romantik, por gjithmonë vendos një barrier përreth vetes, ndaj është e vështirë për njerëzit të hyjnë aty dhe të më njohin realisht”.

“Kur të vdes, dua të më mbajnë mend si një këngëtar me vlera dhe me substancë”.

Back to top button