HistoriHorizonti.al

Pas zhdukjes së përkohshme nga sytë e publikut, Ajnshtajni denoncoi që më 1922 në një letër nazistët

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Valter Ratenau, u vra më 1922 nga një grupim i krahut të djathtë, me gjasë për shkak se ishte hebre. Politikani kishte qenë një mik i ngushtë i fizikantit të mirënjohur, Albert Ajnshtajn, një tjetër gjerman hebre. Vdekja e mikut të tij e shokoi Ajnshtajnin, që u detyrua të fshihej pasi policia e paralajmëroi, se edhe ai mund të pësonte të njëjtin fat.

Kur u zhduk për disa javë në vitin 1922, askush nuk dinte venddodhjen e tij. Çuditërisht, gjatë kësaj kohe u shfaq një letër e shkruar nga shkencëtarii i njohur. Përmes saj e motra, Maja, mësoi se i vëllai gëzonte shëndet të plotë. Por në atë letër Ajnshtajni shprehte gjithashtu shqetësimin e tij, për ngritjen e rrezikshme të nacionalizmit në Gjermani.

Duke pasur parasysh përvojën e tij traumatike, kjo nuk ishte diçka e habitshme. Megjithatë, ajo që e bëri të rëndësishme, ishte se ky denoncim u bë 10 vjet para se nazistët të ngjiteshin në pushtet. Pas disa kohësh, Ajnshtajni doli nga nga jeta ilegale, dhe u rikthye në Gjermani për një turne leksionesh.

Por ai u largua nga vendi, kur nazistët morën pushtetin në vitin 1933. Ai e jetoi pjesën tjetër të jetës së tij në SHBA. Letra e vitit 1922, është shitur kohët e fundit në një ankand të zhvilluar në Jeruzalem, për një çmim prej 39.350 dollarësh. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button