Histori

PASOJAT E LUFTES SE PARE (I) / Fundi i perandorisë otomane

wwi 1U deshën disa marrëveshje dhe pesë vite për të shpërbërë Perandorinë Otomane dhe për të ribërë kufijtë, në një prej rajoneve më të trazuar të botës. Nga Sudani, në Gjeorgji dhe nga Iraku në Greqi, kolapsi i perandorisë solli krijimin e shteteve të rinj, vendosi sundimtarë të rinj në shtetet e vjetër dhe ndezi konflikte që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.

Marrëveshja kryesore që solli shpërbërjen e Perandorisë Otomane u firmos në Lozanë, Zvicër, në vitin 1923. Në atë pikë, Turqia ishte tashmë një republikë e pavarur dhe firmosëse e traktatit. Puna në terren, se cfarë duhej bërë me një sërë shtetesh të rinj që dilnin prej ndarjes së perandorisë kishte nisur që në vitin 1918, me Traktatin e Brest-Litovskit. Një traktat i dytë, ai i Sevres i vitit 1920, u mor gjithashtu me trashëgiminë e Perandorisë, por më pas u hodh poshtë dhe u zëvendësua nga ai i Lozanës.

Turqia u bë shteti pasardhës i Perandorisë dhe sot e kësaj dite është shteti më i madh dhe më i fuqishëm në rajon. Në lindje të saj, Armenia dhe Gjeorgjia u njohën ndërkombëtarisht.

Në rastin e Armenisë, kjo gjë erdhi në fundin e një lufte të gjatë dhe të përgjakshme, që e pati kulmin në vdekjen e më shumë se një milionë armenëve në vitin 1915. Turqia nuk e pranon vrasjen e armenëve në Perandorinë Otomane si “gjenocid”. Gjermania, Franca dhe disa shtete të tjerë e kanë denoncuar si të tillë, por kjo mbetet një cështje që mund të shkaktojë armiqësi në marrëdhëniet e Turqisë me shtetet e tjerë.

Në jug, Libani dhe Siria iu dha francezëve për t’i administruar dhe mbetën nën kontrollon francez deri në 1943 dhe 1946, respektivisht. Në të dy këta vende frëngjishtja vijon të flitet gjerësisht, dhe ndikimi i fuqisë koloniale solli pagëzimin e Beirutit si “Parisi i Lindjes”, për shkak të kozmopolitanizmit të tij.

Kontrolli de facto i Britanisë mbi një numër shtetesh që dikur i përkisnin Perandorisë Otomane u mandatua edhe ligjërisht: Qiproja, Egjipti dhe Sudani u bënë koloni, ndërkohë që Iraku dhe Palestina u shpallën”Mandate Britanikë”.

Greqia mori garanci se minoritetet e saj që jetonin në Turqi do të mbraoheshin dhe premtoi të njëjtën gjë për turqit që jetonin në Trakinë lindore. Të dy vendet ranë dakord për një shkëmbim popullsie, që do të shihte njerëz të identifikuar si turq që largoheshin nga Greqia për në Turqi, dhe grekë që largoheshin nga qendra e Anadollit për në Greqi.

Edhe ky proces ishte i përgjakur, sidomos për grekët që largoheshin nga Izmiri në Detin Egje. I përjetësuar në kulturën popullore – sidomos në letërsi dhe muzikë – ky shkëmbim popullsie mes grekëve dhe turqve i përndjek edhe sot marrëdhëniet mes tyre.

Traktati i Sevres kishte parashikuar krijimin e një Kurdistani të pavarur, por kjo gjë u hoq nga Traktati i rishikuar i Lozanës. Cështja kurde vazhdon të jetë problem për Turqisë, teksa kurdët në vend vazhdojnë të mbrojnë aspiratat e tyre për ndarje. Një proces i brishtë paqeje që nisi në mars të vitit që kaloi arriti si rezultat faktin që partia kurde PKK i dha fund luftës tredekadëshe.

Teksa Lufta e Partë Botërore ndau me bisturi perandorinë disashekullore që kishte lidhur Lindjn me Perëndimin, Turqia doli si shteti kryesor në ish Perandorinë Otomane. Tensionet e marrëdhënieve të turqisë me fqinjët që dikur i sundonte kanë qenë që atëherë në krye të listës së telasheve të diplomatëve.

 

Leave a Reply

Back to top button