Analiza

Pasqyra e “të çarave”. Funksioni taktik i Italisë për Shtetet e Bashkuara

Uashingtoni e vëzhgon Italinë dhe Europën vetëm nëpërmjet lenteve të sigurisë. Duke kërkuar i shqetësuar, nëse copëzimi dhe disfunksionaliteti i Bashkimit Europian do të ketë pasoja mbi kohezionin e NATO-s. Çtensionimi me Rusinë nuk është punë e Romës

Antonia Colibasanu

Pas fitores së “Movimento 5 Stelle” dhe të Lega në zgjedhjet parlamentare të marsit, mediat kryesore kanë evokuar «fundin e një ere» për politikën italiane. Nuk është se suksesi ishte i papritur. Politika tradicionale kishte humbur terren pranë një elektorati, elitat e të cilit kishin bërë shumë pak për të përballuar problemet e përditshme të njerëzve. Më keq akoma, partitë e mëdha kishin përfunduar duke u treguar si të paafta për zgjidhjen e problemeve, por edhe si vetë problem. Një skenar i ngjashëm me zgjedhjet presidenciale të 2016 në Shtetet e Bashkuara, në të cilat Donald Trump ka fituar pse ka qenë në gjendje që të kapë hendekun në rritje midis klasës drejtuese dhe një fete të mirë të votuesve amerikanë.

Megjithatë, faktorët që shkaktojnë ndryshime politike nuk është se domosdoshmërisht shkaktojnë të tjerë të markës gjeopolitike. Deri më tani, presidenca Trump qëndron për ta demonstruar. Marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me botën janë të përcaktuara nga interesi kombëtar amerikan. Ato me Italinë janë të fiksuar nga imperativët gjeopolitike të të dyja vendeve, jo nga ndryshimet respective politike. imperative Italian është që të ruajë një nivel të mjaftueshëm uniteti midis rajoneve të veta për të parandaluar shpërbërjen, duke ruajtur ndërkohë një shkallë të caktuar kontrolli mbi territoret mesdhetare për të shmangur rrezikun e një pushtimi. Në këtë optikë, Roma ka përdorur përkatësinë e saj në Bashkimin Europian dhe në NATO për të balancuar presionet e brendshme e të jashtme. Më të parën funksionale në përballimin e problemeve të natyrës socioekonomike dhe të dytën për të menaxhuar kërcënimet ndaj sigurisë të ardhura nga brigjet e Afrikës Veriore.

Roli i Italisë në çështjet euroamerikane ia fikson rëndësitë në sytë e Uashingtonit. Duke qenë qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj Europës e përqëndruar mbi sigurinë, marrëdhëniet midis Romës dhe Brukselit vlejnë në masën që lejojnë të kapen frakturat e Bashkimit Europian, që nga ana e tyre derdhen mbi NATO-n, shtyllë e pranisë amerikane në kontinentn. Në të njëjtën kohë, idetë që emetohen nga Italia – domethënë nga politikat dhe nga prononcimet zyrtare, pse jo edhe nga gjestikulacionet e botës politike – mbi mbi mënurën me të cilën Bashkimi Europian duhet të përballojë krizën ukrainase dhe migratore janë indikatorë të dobishëm për të kuptuar sesi Roma pozicionet në brendësi të Aleancës Atlantike.

Diskutimi më i rëndësishëm aktualisht në zhvillim midis Italisë dhe Brukselit është me natyrë socio – ekonomike. Vendi është ende duke e marrë veten nga kriza e shpërthyer në 2008: PBB-ja vazhdon të rrijë në vend, papunësia të jetë e lartë – sidomos midis të rinjve – dhe sektori banker të vuajë, anipse numri i kredive të këqija është zvogëluar gjatë 5 viteve të fundit. Italia e ka ndërtuar strategjinë e saj mbi premisën se është “too big to fail”. Duke qenë ekonomia e tretë e Bashkimit Europian, Roma është mbështetur mbi faktin që autoritetet brukselase do t’i vinin gjithmonë në ndihmë. Veç të tjerash, as pa imponuar shumë rregulla që do ta pengonin të ruante të paprekur mënyrën e saj e të menaxhuarit të gjësë publike.

Jo rastësisht, Italia i refuzon kërkesat e jashtme për t’i shkkurtuar më tej shpenzimet, duke i perceptuar problemet e saj sociale si akoma të vogla sa për të shkuar tek gërshëra. Por ndërkohë negocion në mënyrë konstante me Bashkimin Europian mbrojtjen e sektorit banker. Për shembull, ka rënë dakord me Brukselin dhe Bankën Qendrore Europiane për të shpëtuar disa institute kreditimi duke mos zbatuar rregullat e vendosura nga kjo e fundit në këtë aspekt. Megjithatë, marrëveshje të ngjashme demonstrojnë sesa joefikase mund të jetë BQE-ja. Bile edhe sa lideri faktik i Bashkimit Europian – Gjermania – nuk është vërtet në gjendje që ta imponojë vullnetin e tij mbi Eurozonën, duke qenë e detyruar që të negociojë çdo herë që stabiliteti i monedhës së përbashkët vihet në diskutim. Italia përfiton nga këto procese negociuese, që e ndihmojnë të gjejë zgjidhje më të përshtatshme ndaj problemeve të saj specifike.

Por ka dosje në të cilat negociatat nuk duhen shumë. E para nga të gjitha ajo e krizës së refugjatëve, me Italinë e zhgënjyer nga përparimet e pakta e Bashkimit Europian lidhur me çështjen. Roma e ka mbështetur Berlinin në tentativën e këtij të fundit për të gjetur një zgjidhje që t’i përfshinte të gjithë shtetet anëtarë. Pa sukses, pasi çështja e emigracionit nuk ka për europianët e Lindjes të njëjtën rëndësi që ka ajo pë rata të Perëndimit. Edhe pse shumica dërrmuese e refugjatëve bën kërkesë për azil në vendet perëndimore dhe aya lindorë nuk shikojnë pse duhet të ndajnë barrën e një problemi që nuk u takon. Anasjelltas, Perëndimi nuk ndaj vizionin e Lindjes lidhur me politikën e Bashkimit Europian kundrejt Rusisë. Italia nuk do t’i rinovojë sanksionet ndaj kësaj të fundit, për arësye kryesisht tregëtare dhe strategjike. Në ndryshim nga vende si Rumania dhe Polonia, nuk ndjehet e kërcënuar nga Moska dhe, në ndryshim nga Gjermania, nuk është e interesuar në zonat që Kremlini i percepton si zonat e tij të influencës. Veç kësaj, Rusia është një destnacion i rëndësishëm për eksportin italian, nga ajo vjen rreth 30% e gazit natyror dhe kompanitë energjitike e të dyja vendeve operojnë bashkë në disa projekte nëpër botë.

Rrallë interesat strategjike të Romës dhe Moskës konfliktuojnë njëra me tjetrën. Italia është e preokupuar nga paqëndrueshmëria e Libisë, nga e cila vijnë valë masive refugjatësh që përplasen mbi brigjet e gadishullit. Duke pasur parasysh edhe nevojën e saj energjitike, Roma shpreson që ta mbajë në sferën e saj të influencës vendin veriafrikan, i pasur me hidrokarbure. Për këtë arësye mbështet traktativat e Kombeve të Bashkuara midis fraksioneve ndërluftuese libiane dhe kërkon që t’i çlirojë çdo herë që vihen në ngërç. Italia do të donte që edhe Rusia t’ia ofronte mbështetjen e saj procesit negociues, për shkak të interesave të saj në Afrikën veriore dhe sidomos të marrëdhënieve të saj të ngushta me Libinë. Por për Moskën stabilizimi i rajonit, aq më pak reduktimi i flukseve migratore, nuk është prioritet. Nëse, do të pëlqente ta zgjeronte aksesin e saj në Mesdhe dhe të vendoste një prani në një sferë të konsoliduar influence europiane, duke reduktuar kështu lirinë e manovrës ushtarake e Shteteve të Bashkuara. Por, për momentin, për rusët Afrika Veriore mbetet thjesht një mundësi ekonomike, një vend ku të shesin armë dhe të lidhin partneritete në kuadrin energjitik.

Për Rusinë është shumë më e rëndësishme që të rifitojë influencë në Ukrainë dhe të ruajë kontrollin mbi zonat kushinetë në lindje. Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara duan që ta pengojë të avancojë në Europë dhe, për t’ia arritur, mbështesin forcimin e Intermariumit, linjës së frenimit që shkon nga Balltiku deri në Detin e Zi. Dhe ndërsa vazhdon me intensitet të ulët konflikti në Ukrainën lindore, Uashingtoni negocion me Bashkimin Europian ruajtjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Italisë i janë bërë presione me qëllim që të akordohej me pozicionet zyrtare euroamerikane, por vazhdon që të predikojë maturi dhe moderim në marrjen e pasave ndëshkuese. Gjithsesi, bëhet fjalë për një çështje tej kontrollit të Romës.

Në Uashington deklaratat diplomatike e ardhura nga Roma apo nga çdo kryeqytet tjetër i Bashkimit Europian lexohen vetëm nëpërmjet prizmit të fragmentimit të mundshëm të Bashkimit Europian dhe të impaktit ndaj kohezionit të NATO-s. Vështrimi amerikan mbi Europë kufizohet në konsiderata sigurie, ndërsa kuptueshëm marrëdhëniet midis fuqive të ndryshme kontinentale bazohen mbi faktorë të tjerë dhe më kompleksë. Për shembull, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë premtimin e mbrojtjes së Europës Lindore, nga vendet balltike tek Rumania, në kuadrin e strategjisë së frenimit të Rusisë. Kurse një vend si Gjermania i mbështet raportet e veta me Europën Qendro – Lindore edhe në bazë të interesave ekonomike, të normave të Bashkimit të Europian dhe të opinioneve politike që distancojnë Berlinin nga Varshava, Bukureshti apo Budapesti. Nga manifestimet diplomatike mbi politikën e Bashkimit Europian ndaj Rusisë, Uashingtoni kërkon të kuptojë se cilat vende europiane janë në favor të axhendës së tij, cilat mund të alokojnë resurse ushtarake në eventualitetin që ana lindore e NATO-s të mbrohet dhe cilat nuk do të donin të kishin të bënin me gjithë këtë.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara janë pasojat potenciale e fluksit të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore mbi kapacitetet e organizatave terrorisye në nivel global – jo vetëm europian. Uashingtoni është shumë i goditur nga fakti që vendet e Kontinentit të Vjetër nuk kanë arritur të koordinohen dhe të dislokojnë forcat e nevojshme për të patrulluar Mesdheun. Ky dështim flet shumë për përgatitjen e europianëve për ta marrë mbi vete në mënyrë koherente sigurinë e tyre, domethënë që përfshin një planifikim dhe ekzekutim të saktë. Veç të tjerash, kur anëtarët e Bashkimit Europian i kanë kërkuar NATO-s që të merret me disa aspekte të krizës migratore, Uashingtoni është ndjerë i prekur. Aleanca Atlantike ka caktuar edhe ndonjë anije, por amerikanët e shikojnë me preokupim ekosistemin kaotik gjeopolitik që ua ka pamundësuar europianëve marrjen e masave efikase lidhur me një çështje kaq urgjente për sigurinë e kontinentit.

Problemi është se fragmentimi i Bashkimit Europian dhe procesi i tij allasoj vendimmarrës po kanë një impact ndaj NATO-s. Gjatë Luftës së Ftohtë, misioni ishte i thjeshtë dhe konsensusi politik nuk mungonte. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Aleanca kishte humbur qëllim, duke u kufizuar kryesisht që të mbështeste impenjimet jashtë zone të Shteteve të bashkuara dhe të integronte vendet e Europës Lindore. Por tani problemi i koordinimit euroamerikan është bërë i rëndësishëm me rishfaqjen e fuqisë ruse dhe problemeve të shkaktuara nga kriza e refugjatëve, që shkojnë nga ndalimi detar tek politikat e antiterrorizmit. Amerikanë dhe europianë duhet të përballojnë problemet e NATO-s e të Bashkimit Europian dhe duhet ta bëjnë sëbashku. Nocioni i një aleance transatlantike mbetet një prej themeleve konceptualë të politikave të mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, pavarësisht vullnetit të tyre për të kryer operacione unilaterale. Reziston supozimi që, në rrethana ekstreme, e gjithë NATO do të veprojë bashkë. Në Irak, Uashingtoni nuk është mbështetur mbi Aleancën Atlantike, por mbi një koalicion vullnetarësh. Britanikët ishin, por tani që po dalin nga Bashkimi Europian, amerikanët frikësohen se mos dobësimi i marrëdhënieve midis dy brigjeve të Lamanshit do të krijojë vështirësi edhe në NATO.

Shpesh harrohet se Shtetet e Bashkuara kanë qenë patroni i parë i madh i integrimit europian, duke e konsideruar qysh nga fillimi pjesë të Planit Marshall. Por sot përçarjet e Kontinentit të Vjetër janë reale. Kështu, për Uashingtonin është e rëndësishme të kuptojë sesi, për shembull, Italia dhe Gjermania divergjojnë për çështje financiare dhe për të ardhmen e bashkimit banker. Ashtu siç është e rëndësishme të kapen diferencat mbi dosjen ruse midis Romës dhe, për shembull, Bukureshtit. Frika më e madhe e Shteteve të Bashkuara është që marrëdhëniet transatlantike që përkufizojnë strategjinë amerikane të shemben nën goditjet e copëzimit europian. Ja pse e vëzhgojnë Italinë – dhe vendet e tjera të kontinentit – për të kuptuar nëse interesat e aleatëve përputhen dhe ku divergjojnë.

(Antonia Colibasanu është Senior Analyst dhe Director for Strategic Relations tek Geopolitical Futures)

Përgatiti: ARMIN TIRANA / bota.al

Leave a Reply

Back to top button