Horizonti.al

Pasta nukleare është materiali më i fortë në Univers

Shkencëtarët nga universiteti i Indianës, të Institutit të Teknologjisë në Kaliforni dhe nga universiteti McGill në Montreal kanë zbuluar materialin më të fortë në univers, rreth 10 mijë milionë herë më dens se ҫeliku dhe deklaruan se ka formë paste (makarona). Fjalë për fjalë një masë kompakte që ka fromën e spagetit, lazanjës, waffle-s dhe njokit të formuar brenda shtresave që ndajnë bërthamën nga sipërfaqja e një ylli të neutroneve. Yjet e neutroneve ndodhin kur një yll supergjigand, 5-8 herë në masë më të madhe se dielli ynë, i mbaron lënda e djegshme në bërthamë dhe shpërthen si një supernovë duke rënë nën gravitetin e vet. Materialet mbetëse të shpërthimit kozmik përfundojnë duke u ngurtësuar në atë që sapo ka lindur, në yllin e neutroneve duke bërë që të ketë një densitet shumë të vështirë për ta asimiluar konceptualisht. Kjo sepse praktikisht e gjithë masa e diellit në një bërthamë rreth 20 km është sikur të vendosësh masën e tokës në qytetin e Meksikës më shumë se 1 milion herë. Me pak fjalë është një mal praktikisht i papenetrueshëm nga masa për shkak të niveleve qesharake të densitetit. Falë superkompjuterave të qendrave të kërkimit në 3 universitete, shkencëtarët arritën të shtrijnë dhe deformojnë me simulime brendësinë e yjeve të neutroneve.

Ashtu si ishte folur më parë nuk ishte arritur të eksplorohej si një studim, tani me titullin “elasticiteti i pastës nukleare” kanë gjetur se pasta është shumë më dense nga sa ishte parashikuar.  Do të duheshin 2 milionë orë procesimi në simulim ose i barazvlefshëm me 250 vite në një laptop të shpejtë për të arritur këtë zbulim. Ky densitet bën që materiali që përbën yllin e neutroneve, të njohur si pasta nukleare të ketë një strukturë të veҫantë. Poshtë korteksit ka forca mes protoneve dhe neutroneve që mblidhen në formën e cilindrave të gjatë ose të planeve të drejta që në gjuhën popullore njihen si lazanja dhe spageti dhe që prej këtej vjen termi pasta nukleare. Së bashku dhe me densitetet të mëdha bëjnë që pasta të jetë jashtazakonisht e fortë. Këto përfundime janë të vlefshme për astronomët që studiojnë yjet e neutroneve dhe shumë probleme duhen rishikuar. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button