Analiza

“Patriotizmi i frutave”. Polakët hanë mollë “kundër” Putinit

“Hani mollë”, slogan jozyrtar i fushatës  i Jacques Chirac në vitin 1995, po përjeton një jetë të dytë në Poloni: në rrjetet sociale po përdoret për të mbështetur prodhuesit e frutave të penalizuar nga Rusia

molle«Hani mollë » shërbeu si një slogan jozyrtar për fushatën presidenciale të Jacques Chirac në vitin  1995. Ky slogan u popullarizua dhe nga emisioni  Les Guignols de l’info në  Canal+, dhe në një libër  të titulluar “Franca për të gjithë’, u ilustrua me pemën e mollës. Ajo do të ishte e pranishme në posterat e fushatës së kandidatit.  François Baroin, në atë kohë zëdhënës i Jacques Chirac, i cili do të shprehej: «Molla është një prodhim i zonave rurale dhe për një njeri, terreni dhe molla dhuron pjeshkën: ky nuk është aq i keq si mesazh politik”.
Formula “Hani mollë” sot po përjeton një jetë të çuditshme, por këtë rradhë në lindje, në Poloni. Por gjithmonë me një mesazh politik. Qysh prej disa ditësh, polakët nëpërmejt internetit, sidomos në Twiter kundërshtojnë embargon për importimin e frutave dhe perimeve, e vendosur nga Rusia ndaj vendeve te BE-së  përfshirë dhe mollët nga Polonia. Polonia është prodhuesja më e madhe e kontinetit të vjetër dhe mollët përfaqesojnë rreth  80% të prodhimit vendas të frutave.
Sfida për bujqit
Duke përdorur fjalën jedzjablka (e përkthyer hani mollë), qindra persona në rrjetet sociale, kanë dhënë mbështetjen duke botuar fotografitë e tyre, me një mollë apo një shishe  pije  e bërë me lëngun e mollës “cidre’’ në dorë.
Shumë persona të tjerë sugjerojnë meny me bazë mollë dhe predikojnë “një patriotizëm frutash”.
Idea u lançua nga gazetari Grzegorz Nawacki. Ai ishte i pari i cili shpërndau një fotografi të tij të tij duke ngrënë një mollë shoqëruar me sloganin “hani fruta”. “Kjo është gjëja më e dëmshme që mund t’i ndodhte bujqve polakë”, do të shprehej ai  i pyetur nga BBC.
Unë kam menduar se mënyra më e mirë për t’i ndihmuar ato është të konsumosh  sa më tepër mollë dhe të pish sa më tepër pije të lëngut të mollës “cidre”. Kështu konsumohet një sasi mollësh dhe popullsia jep prova solidariteti me bujqit polake” Ideja është përhapur me shpejtësi, në rrjetet sociale dhe persona me me shumë influencë, kanë imituar Grzegorz Nawackin në përpjekjen e tij.
Një faqe Facebook është krijuar, e cila deri tani ka marrë më tepër se 40.000 klikime, vetëm në disa ditë.
Fushata është përhapur dhe në gazetat polake. Shumë politikanë kanë vendosur të japin mbështetjen e tyre  sloganit “hani mollë”. Edhe Ministri i Bujqësisë, Marek Sawicki, është dhënë në lojën e mollës. Një rrjet super merkatosh i është bashkuar fushatës, duke përhapur shumë fotografi në Twitter dhe në  Facebook, dhe duke lancuar një fushatë promovimi gjatë fundjavës.
Gjithsesi polakëve do t’i duhet të kenë një oreks të pangopur për të kompensuar humbjet shitjeve në tregun rus: Polonia eksporton rreth një miljon ton mollë në vit, rreth gjysmën  e prodhimit të saj. /“Liberation”/
Pergatiti S.METANI
BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button