Histori

Pavdekësia, eliksiri i jetës dhe ushqimi i Perëndive

Screen Shot 2016-04-13 at 13.57.02

Kur u hedhim një sy rrëfimeve të mitologjive dhe feve të ndryshme, bëhet e qartë se zotat ishin ose të pavdekshëm, ose bënin një jetë disa mijëra vjeçare. Ajo që rrallëherë përmendet, është fakti se në tekstet e lashtë fetarë, pavdekësia apo jetëgjatësia e tyre lidhet me një lloj të veçantë ushqimi që vetëm perënditë lejoheshin ta hanin. Perëndive u kërkohej të hanin këtë ushqim rregullisht për të ruajtur pavdekësinë, pushtetin dhe forcën. Shumë prej teksteve i referohen gjithashtu faktit që nëse këtë ushqim e hanin vdekatarët, edhe ata mund të bëheshin të pavdekshëm si perënditë. Kështu që, le të eksplorojmë mitologjinë e lidhur me këtë “Eliksir të Jetës”.

Një prej burimeve kryesore të ushqimit të të pavdekshmëve gjendet në mitologjinë greke. Eshtë shkruajtur në historitë e perëndive greke, se Ambrosia dhe Nektari ishin ushqimi dhe pija e zotave të pavdekshëm, dhe për herë të parë në mitologjinë greke, kjo del kur flitet për lindjen e Zeusit. Përpara “shpikjes” apo “zbulimit” të ushqimit dhe nektarit të zotave, shkruhej se ata ushqeheshin duke nuhatur abujt e armiqve të tyre të vdekur, sikur të merrnin energji prej shpirtërave të vdekur.

Ambrosia, ushqimi i zotave, thuhej se vinte prej bririt të një dhie magjike që quhej Amaltea, nëna e Zeusit. Brirët e Amalteas siguronin furnizim të pafundëm me Ambrosia, por ishin gjithashtu në gjendje që të prodhonin cilindo lloj ushqimi, për cilëndo qenie të gjallë. Pëllumbat e bardhë të ehsnjtë e mbartnin Ambrozian dhe një shqiponjë shumë e madhe me krahë të shndërritshëm fluturonte me një shpejtësi të jashtëzakonshme nëpër qiell, ku merrte nektarin dhe më pas ia sillte vogëlushit Zeus.

Kur lindi gjysmëperëndia, Akili, nëna e tij hodhi Ambrosian mbi Akilin dhe ai do të bëhej i pavdekshëm, por për shkak se e mbajti nga thembra, kjo ishte e vetmja pjesë që mbeti e vdekshme. Pikërisht aty e vrau më vonë Paridi Akilin.

Thuhej se Ambrozia përdorej nga perënditë për të kuruar sëmundje, shëruar plagë, dhe për ta bërë trupin sërish të bukur. Nëse të vdekurit trajtoheshin me Ambrosia, trupat e tyre mbeteshin në kushte të përsosura, përgjithmonë. Në të tjera referenca, shihet se ambrosia gjendej me bollëk në Kopshtin e Hesperideve. Hesperidet ishin nimfa që kujdeseshin për një kopsht të lulëzuar në qoshen e skajshme perëndimore të botës, një vend ku ambrosia i sillej Zotit Zeus.

Por ushqimi i pavdekësisë shfaqet edhe në Bibël, ku mund të shohim ngjashmëri mes kopshteve të Hesperideve dhe kopshtit të Edenit, aty ku, sipas Testamentit të Vjetër, njeriut nuk i lejohej të hante frutin nga Pema e Jetës.

Kur Adami dhe Eva hëngrën nga Pema e ndaluar e Dijes, duket se Zoti paralajmëroi edhe ZOtat e tjerë të bënin kujdes, sepse njeriu nuk duhej që të hante edhe nga Pema e Jetës dhe të bëhej i pavdekshëm, si ata.

Pastaj Zoti tha: “Kujdes, njeriu është bërë si një nga ne, në të njohurit e të mirës dhe të keqes. tani kujdes, se mos ai zgjat dorën dhe ha edhe nga pema e jetës, dhe kështu jeton përgjithmonë”, Gjeneza, 3:22.”

Duke u zhvendosur në mitologjitë Zoroastriane dhe Vedike, mund të shohim përmendjen e një pije speciale që konsumohej nga zotat, e njohur si Soma dhe Haoma, respektivisht. Ajo përgatitej nga lëngjet e bimëve të caktuara, që për ne sot janë të panjohura. Të pirit e Somas dhe Haomas sillte pavdekësinë. Idra, udhëheqësja e Devave, dhe perëndia Agni, përmenden në Rig Veda se kanë pirë sasi të mëdha të pijes së pavdekësisë.

“Ne kemi pirë Soma dhe jemi bërë të pavdekshme; ne kemi siguruar dritën që zbuluan zotat”, Rig Veda, 8.43.3.”

Nëse zhvendosemi tani tek mitologjia egjiptiane dhe legjendat e Totit dhe Hermes Trigmestit, do të shohim se përmendet fakti që të dy pijnë “pika të bardha”, që quhen ndryshe edhe si “ari i lëngët”, që u jepte pavdekësinë. Këto referenca mund të gjenden edhe në Kur’an (Sura 18; Khidri) dhe në një prej teksteve të Nag Hamadit.

 

Në tekstet e Sumerëve, përmendet qumështi Ninhursag, një prej shtatë perëndeshave të sumerëve, perëndesha e pjellorisë që lidhet me lopën. Zotat dhe mbretërit e sumerëve të lashtë pinin nga ky qumësht për t’u bërë të fortë e të pavdekshëm. Tek Epi i Gilgameshit, kemi gjithashtu përmendjen e një bime me gjemba në fund të oqeanit, e cila e bënte dikë të pavdekshëm dhe kjo gjë u mbahej e fshehtë perëndive.

Në besimin e Hinduve, perënditë pinin një qumësht që quhej Amrita, një nektar që mblidhej dhe pihej nga zotat për t’u dhënë përjetësinë, por që ishte e ndaluar për njerëzit. Ky lloj qumështi rrethonte tokën, dhe zotat e mblidhnin me ndihmën e një gjarpëri.

Në mitologjinë kineze, kemi “Pjeshkët e pavdekësisë”, si ushqim i të pavdekshmëve. të ngrënit e këtij ushqimi siguronte ekzistencën e përjetshme të zotave. Edhe nëse njerëzit hanin nga ky frut, ata bëheshin të pavdekshëm.

Për shumë kënd, kërkimi i Eliksirit të Jetës ka qenë kërkesa më e lartë. Në kohët e mesjetës, ka shembuj të alkimistëve që kërkonin pë gurin filozofik, i cili besohej se nevojitej për krijimin e eliksirit, por edhe për të konvertuar plumbin në flori. Bernard Trevisan, një alkimist i shekullit 15 thoshte se hedhja e gurit filozofik në mërkur të lëngët krijonte eliksirin.

Nektari dhe Ambrosia, Pema e Jetës, Amrita, Pjeshkët e Pavdekësisë, Soma dhe Haoma – a janë të gjitha thjeshtë produkte të imagjinatës së të lashtëve? Apo ashtu si të tjera legjenda, a ka një element të të vërtetës në këto rrëfime të lashta? Eshtë e mundur që pavdekësia, apo jetëgjatësia mund të arrihen vërtetë përmes konsumit të një “ushqimi special”, i cili ngahera ka qenë një privilegj i zotave? Ndoshta kërkimi për Eliksirin e Jetës nuk duhet të ndalet, sepse një ditë do të gjendet… /ancient origins – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button