Analiza

Peisazhi i nesërm i sigurisë kombëtare amerikane

Screen Shot 2015-06-10 at 09.02.41

Nga Amy Zegart

“Hoover Institute”

Në gjashtë vitet e ardhshme, kërcënimet ndaj Shteteve të Bashkuara do të jenë më të shumta në numër, më komplekse, më të rënda dhe dinamike. Sfida qëndrore për politikën e jashtme të SHBA-së, do të jetë vendosja dhe ruajtja e prioriteteve, që i shërbejnë interesave jetësore kombëtare, në një peizazh gjithnjë e më e komplikuar. Një element kyç, për menaxhimin e këtij kompleksiteti, është të kuptuarit se interesat jetike të SHBA-së, do të kërcënohen më shumë nga shtetet e fuqishme, sesa nga ato të dobëta. Irani, Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut, do të jenë vektorët më të mëdhenj kërcënues. Secili ka stimuj dhe aftësi për:

(1) të paraqitur rreziqe serioze bërthamore.

(2) kryer sulme kibernetike në shkallë të gjerë kundër tregtisë së SHBA, shoqërisë civile, ushtrisë dhe organizatave qeveritare.

(3) ndërmarrjen e agresionit territorial që kërcënon aleatët kryesorë të SHBA.

(4) ndikimi mbi qëndrueshmërinë dhe trajektoren e rendit ndërkombëtar

Nevoja në rritje për një fokus strategjik

Strategjia e Sigurisë Kombëtare 2015, e publikuar kohët e fundit nuk është strategjike, ndonëse deklaron një “grup të larmishëm dhe të balancuar prioritetesh”. Ne nuk mund të përballojmë, të jemi aq rrezikshmërisht të shpërqëndruar, gjatë 6 viteve të ardhshme. SHBA, nuk ka interesa “në çdo pjesë të një bote, gjithnjë e më të ndërlidhur”, sikurse pretendon strategjia. Ne nuk duhet dhe nuk do të rrezikojmë jetën e amerikanëve, dhe shpenzojmë kudo kapitalin politik amerikan. Udhëheqja amerikane në rendin botëror, do të vazhdojë të jetë thelbësore për promovimin ndërkombëtar të paqes, sigurisë, prosperitetit dhe lirisë. Por udhëheqja globale, do të kërkojë një fokus më të madh strategjik –duke identifikuar çfarë ka më shumë rëndësi, shpërndarjen e burimeve në mënyrë të suksesshme, si dhe ruajtjen e një kursi të caktuar.

Paradigma e dobët e shteteve të dobëta

Vemendja mbi terrorizimin, pas sulmeve të 11 Shtatorit dhe shtetet e dobëta, ishin të përshtatshme për mjedisin me një kërcënim në rritje. Disa shtete të dobëta (p.sh.Pakistani), do të vazhdojnë të paraqesin sfida serioze ndaj interesave amerikane. Por kjo nuk do të ndodhë me pjesën më të madhe të shteteve të dobëta.

Përkundrazi, kërcënimet më serioze, do të rrjedhin nga shtetet me kapacitet dhe fuqi për të bërë gjëra të këqija në botë, jo nga shtete aq të dobëta saqë gjërat e këqija do t’i ndodhin në shtëpinë e vet. Por si këto shtete të dobëta, ia dalin të kërcënojnë rendin botëror apo interesat jetike të Shteteve të Bashkuara?

Pretendimi më bindës, është se shtetet e dobëta mund të shndërrohen në baza të terrorizmit apo fortesa, që paraqesin kërcënime ekzistenciale ndaj mënyrave perëndimore të jetës. Më i frikshëm, është spektri i terroristëve që sigurojnë armë bërthamore. Madje edhe pretendimet e shteteve më të forta të kësaj kategorie, nuk bien aq në sy.

Terrorizmi islamik, duhen ende të pësojë metamorfozë në ndonjë gjë të përafërt me një kërcënim ekzistencial. Kjo nuk do të thotë se nuk mundet – sulmet terroriste katastrofrike mund të jenë ngjarje të kobshme, që sfidojnë lehtë parashikimet. Dhe është e pamundur të dimë, nëse kemi përballuar sukses terrorizmin në sajë të luftës kundër terrorit, apo për shkak se terroristët nuk përbënin një rrezik kryesor.

Megjithatë, është e vështirë të mos vihet re, se sulmet e 11 Shtatorit mund të ketë qenë më të veçuara, sesa thjesht një paralajmërim. Në vitin 2012, Xhon Myler dhe Mark Stjuart vunë në dukje, se terrorizmi islamik ishte përgjegjës për 200-400 vdekje çdo vit në mbarë botën, jashtë zonave të luftës. Kjo shifër, është e njëjtë me amerikanët që vdesin çdo vit, si pasojë e mbytjes në vaskën e banjos.

Vargu i sulmeve të dështuara dhe të parandaluara në kohë në truallin amerikan, pas ngjarjeve të vitit 2001, duke përfshirë “bombarduesin me këpucë” Riçard Reid, “bombarduesin me të brendshme” Umar Faruk Abdumutallabin, dhe bombarduesin në “Times Square” Faisal Shahzad, duken më shumë si akte të dështuara të disa të marrëve, sesa plane të detajuara të ndonjë mjeshtri në kësi punësh.

Lidhja ndërmjet shteteve të dobëta dhe terrorizmit transnacional, mund të duket gjithashtu shumë e parëndësishme.

Ekspertët e terrorizmit, zbuluan se shumica e sulmeve terroriste, kanë arritur objektivat lokale dhe jo ato të huaja. Shtetet më të dobëta, nuk kanë prodhuar terroristët më të këqij në botë. Sulmi terrorist ndaj revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” në janar të këtij viti në Paris-sulmi më vdekjeprurës në Francë në 50 vitet e fundit-u krye nga dy vëllezër të lindur, rritur dhe radikalizuar thuajse tërësisht një strehën e sigurtë terroriste të Francës, që renditet e 160-ta nga 178 vende, në renditjen e Indeksit të Brishtësisë së Shteteve në ‘Foreign Policy’.

Edhe skenari më i frikshëm i shtetit të dobët, terrorizmi bërthamor, nuk ka të bëjë me shtetet e dobëta. Për vite të tëra, grupet terroriste islamike kanë shprehur dëshirën e tyre të zjarrtë për të zotëruar dhe përdorur armët bërthamore. Po pse nuk kanë pasur sukses? Për shkak se përbërësit më të rëndësishëm, materiali i zbërthyeshëm, nuk mund të zhvillohet në vendstrehimet e largëta terroriste, në hapësirat e paqeverisura që nuk kanë akses në internet ose elementët e standarteve bazë të teknologjisë.

Ndërkohë, materiali i gatshëm dhe i zbërthyeshëm, qëndron në duart e një numri të vogël shtetesh, me qeverisje të konsiderueshme dhe kapacitete shkencore. Nga 9 shtete me armë bërthamore në botë, 5 prej tyre janë shtete të forta dhe demokraci të qëndrueshme (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Izraeli, dhe India). Tre prej tyre, u mungon demokracia por jo kapaciteti për të qeverisur (Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut). Këtu nuk futet Pakistani. Terrorizmi bërthamor, nuk është një problem i “shteteve të dobëta”. Ky është një problem specific i shteteve.

“Katër” vëktorët e mëdhenj kërcënues: Irani, Kina, Rusia, Koreja e Veriut

Irani, Kina, Rusia, dhe Koreja e Veriut, ka të ngjarë të paraqesin kërcënimet më serioze për interesat jetike amerikane. “Katër të Mëdhenjtë“, kanë si nxitjen ashtu edhe aftësinë, për të krijuar rreziqe të konsiderueshme bërthamore, sulme kompjuterike masive, nisur agresione territoriale kundër aleatëve të SHBA-së, dhe prishur rendin ndërkombëtar.

Rreziqet Bërthamore

Kina dhe Rusia, po modernizojnë arsenalet e tyre bërthamore, duke i bërë armët bërthamore më qëndrore në doktrinat e tyre ushtarake. Koreja e Veriut, mund të jetë gati për të kryer një test të katërt, dhe po kërkon aktivisht mjete lëshimi, që të mund të godasë SHBA-në. Nëse nënshkruhet, marrëveshja e fundit bërthamore me Iranin, mund të vonojë ndërtimin e bombës nga Teherani dhe sigurojë një “pushim” më të gjatë të këtij procesi, por kjo nuk e zpraps programin bërthamor të Iranit nën pragun e rrezikut.

Programi i Iranit nuk do të jetë shpërbëhet, si në rastin e Afrika e Jugut apo Libisë. Në rastin më të mirë, ai do të lihet në pritje. Së bashku, këto prirje sugjerojnë një rritje të rrezikut:përhapja e armëve bërthamore (nga shtete dhe aktorë joshtetërorë); agresioni konvencional i mbrojtur nga armët bërthamore; potenciali për përshkallëzimin e krizës përmes llogaritjeve të gabuara;si dhe erozioni i regjimit të mospërhapjes së armëve.

Sulmet kibernetike

Tre lloje sulmesh kibernetike, kërcënojnë më drejtpërdrejti interesat jetike amerikane:vjedhja në shkallë të gjerë e pronës intelektuale, e cila mund të dëmtojnë konkurrencën ekonomike kombëtare dhe thajë burimin e fuqisë amerikane; sulmet dëmtuese ndaj komunikacionit dhe operacione, që mund të dëmtojnë kapacitetet ushtarake të vendit për të sulmuar dhe mbrojtur veten; dhe sulmet ndaj infrastrukturës kritike, që mund të prishin ekonominë amerikane dhe shoqërinë në një shkallë masive. Që të treja kërkojnë një kapacitet të konsiderueshëm shtetëror.

Përveç SHBA-së dhe Izraelit, shtete me aftësitë më të sofistikuara janë Irani, Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut. Raportet kanë vënë publikisht në dukje, se këto shtete kanë zhvilluar tashmë sulme të rënda ndaj objektivave amerikanë. Vjedhja masive e pronës intelektuale të kompanve amerikane është e drejtuar, ndihmuar, dhe nxitur kryesisht nga qeveria kineze, me Rusinë pas saj.

Sulmi i fundit kibernetik ndaj kompanisë “Sony”, i atribuohet Koresë së Veriut. Sulmet DDOS në vitet e fundit, kundër institucioneve financiare të SHBA-së, u gjurmuan se ishin nisur nga Teherani. Forcimi i zprapsjes kibernetike dhe i mbrojtjes është e rëndësishëm, por nuk do të jetë i mjaftueshëm. Përveç përmirësimit të shkëmbimit të informacionit ndër-sektorial, dhe aftësive sulmuese kibernetike, SHBA do të ketë nevojë t’i ngrerë çështjet kibernetike, në marrëdhëniet bilaterale me të “Katër të Mëdhenjtë” dhe drejtuar punën për hartimin e e normave ndërkombëtare kibernetike.

Agresioni territorial kërcënimi angazhimet aleatët kryesore dhe angazhimet amerikane në botë

Pushtimi rus në Ukrainë, dhe shtimi i provokimeve të Kinës në detet e Jugut dhe lindjes së vendit, na rikujtojnë se fuqitë e mëdha ende mund të sillen keq. Sikur zgjerimi i NATO-s të kishte vazhduar, dhe sot Ukraina të ishte anëtare e aleancës, Shtetet e Bashkuara mund të përballeshin me një luftë frontale tokësore me Rusinë.

Në mënyrë të ngjashme, angazhimet e sigurisë amerikane në Japoni dhe Tajvan, e bëjnë agresiv  modernizimin ushtarak të Kinës (përfshirë rritjen dyshifrore të shpenzimeve të mbrojtjes) dhe marrjen e pozave të ashpra në rajon, duke rritur mundësinë për një konflikt të ardhshëm, ndërmjet 2 ekonomive më të mëdha botërore.

Tensionet mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, ka të ngjarë të vazhdojnë, ndërsa në Lindjen e Mesme, ndikimi në rritje i Iranit (në Jemen, Liban, Irak dhe Siri) do të paraqesë sfida të mëdha ndaj Izraelit, si dhe regjimeve sunite që janë aleatet e vjetra të SHBA-së. Për më tepër, Irani, Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut, ka gjasa të përballen me problemet e brendshme në rritje (ekonomike, demografike dhe politike) që mund të provokojnë politika të huaja më armiqësore ndaj aleatëve amerikanë, dhe vënë kësisoj në provë angazhimet tona si dhe tendosur raportet.

Sfida ndaj rendit ndërkombëtar

Irani, Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut, luajnë ta gjithë role të zmadhuara në përcaktimin e qëndrueshmërisë në të ardhmen e rendit ndërkombëtar- nga dobësimi i regjimit të mospërhapjen së armëve tek krijimi i institucioneve alternative ndaj FMN-së dhe Bankës Botërore, për të shkelur të drejtën ndërkombëtare. Gjashtë vitet e ardhshme, do të jenë një pikë kritike:Nëse “Katër të Mëdhenjtë” zgjedhin të përmbysin rendin ndërkombëtar, punën brenda saj, ose të krijojnë marrëveshje konkurruese, që do të ketë efekte të qëndrueshme.

Perkthimi: a.g./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button