Psikologji

Për 40-vjeçarët: Ja 8 mësime jete, që do të doja t’i kisha nxjerrë 10 vjet më parë

Jason Stahl

  1. Ju mund të takoheni më rrallë me disa miq, por lidhja mbetet e fortë

Kam zbuluar se miqtë më intimë të 20 viteve të mia të fundit janë ata të kolegjit (shkollës së mesme); një lidhje vërtet e përjetshme. Por me kalimin e jetës, njerëzit ndryshojnë gjithashtu.

Disa nga miqtë tuaj do të shkojnë të jetojnë diku tjetër, dhe disa do të martohen, do të kenë fëmijë dhe do të përfundojnë të zhytur në një lagje periferie. Rrethi juaj i miqve të ngushtë do të zvogëlohet gjithnjë e më shumë me plakjen. Por kjo nuk do të thotë që njerëzit që takoni më pak humbasin përgjithmonë. Kur takohemi, me shumë prej tyre ne arrijmë të vazhdojmë aty ku e lamë kur u larguam. Eshtë sikur koha të mos ketë kaluar.

  1. Prindërit tuaj do të kenë nevojë për ndihmë

Prindërit e mi do të mbushin 70 vjeç dhe shëndeti i tyre po fillon të më shqetësojë. Të dy kanë kolesterol të lartë, dëgjim më të keq dhe shumë ilaçe për të marrë, dhe vizitat e mjekëve po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Eshtë e rëndësishme të kuptoni shëndetin dhe historinë mjekësore të familjes tuaj dhe të njihni të gjitha informacionet përkatëse në mënyrë që të mund të trajtoni çdo situatë mjekësore.

  1. Një martesë ekstravagante është e mbivlerësuar

Nëse ka një ngjarje për të cilën shprehja “Ah sikur të dija më parë, atë që di tani” është e duhura në këtë artikull, kjo është padyshim martesa ime. Po, ishte e bukur, të gjithë donin të ishin aty dhe ne bëmë një ceremoni në natyrë me muzikë fantastike.

Por dasmat mund të kushtojnë shumë. Planifikimi i një martese shpesh shkakton stres si për nusen ashtu edhe për dhëndrin dhe mosmarrëveshje të shumta midis prindërve që e paguajnë atë.

Nëse vërtet dëshironi të martoheni, përqendrohuni në listën e miqve, duke e zvogëluar atë vetëm tek njerëzit që ju nevojiten. Bëni atë që do të bëja tani nëse do të kisha mundësi: jepini vetes një muaj mjalti të bukur dhe të gjatë dhe filloni jetën tuaj së bashku, pa këtë marrëzi dasme.

  1. Të jesh prind është shumë më argëtuese sesa të jesh një dajë i këndshëm

Kur lindi fëmija i parë i motrës sime, e mbulova me dhurata – pas 11 vjetësh ajo ende ka kafshën e parë që i bleva. Ky trend vazhdoi me lindjen e nipit tjetër. Unë isha babysitter dhe isha daja më i lezetshëm.

Të qënit dajë me siguri më ka përgatitur për atësinë. Tani që jam baba, nuk mund ta imagjinoj një jetë pa djalin tim. Aventurat dhe lojërat tona janë të paçmueshme. Do të doja të ruaja çdo moment.

Unë jam sentimental ndaj djalit tim dhe i lë hapësirë edhe atij që të jetë i tillë. Më bën të dëshiroj të jem një person më i mirë dhe një baba më i mirë – jo një nga ata prindër që ulen në stolin e parkut.

  1. Eshtë shumë më mirë të kesh më pak gjëra

Kur isha fëmijë merrja gjithçka që gjeta në dhomat e hotelit (zbulova vite më vonë se babai im duhej të paguante një telekomandë). Si redaktor në revistë, mbaja grumbull gazetash.

Pastaj lexova “Fuqia magjike e riorganizimit. Metoda japoneze që transformon hapësirat dhe jetën tuaj”, nga Marie Kondo. I hodha të gjitha ato gazeta, së bashku me libra, DVD, rroba që nuk përdoren kurrë, male letre dhe më shumë.

Pushova së kapuri pas gjërave që nuk më sillnin gëzim. Kam përshtatur edhe një uniformë pune – unë vesh çdo ditë uniformën e njëjtë dhe askush nuk thotë gjë.

  1. Kujdesuni për trupin tuaj

Kam një lezion në buzën e djathtë glenoid (një kërc të shpatullës) duke bërë kikboks dhe të majtën duke luajtur volejboll, dhe vuaj nga një hernie që e shkaktova vetë duke bërë kush e di se çfarë. Gjunjët e mi janë shkatërruar dhe unë nuk mund të shpëtoj nga barku im i shkaktuar prej birrës.

Nuk dua të dukem si një tip palestre, thjesht dua të ndihem i aftë dhe i qetë në trupin tim. Kur isha gazetar në një revistë shëndetësore, kuptova se, megjithëse është e mundur të rikthehesh në formë në çdo moshë, është shumë më e lehtë të qëndrosh në formë. Pra, kujdesuni për trupin tuaj shpesh që në moshë të re!

  1. Jini të duruar për karrierën tuaj

Unë jam një ish-student i Universitetit të Siracuse, dhe meqenëse punoj në media, dikush e merr si të mirëqenë që kam mbaruar studimet në të famshmen S.I. Shkolla e Re e Komunikimit.

Nuk është kështu. Unë isha përgjegjës për shitjet me pakicë. Gjithmonë kisha dashur të bëhesha shkrimtar dhe gazetar – tani jam – dhe isha i përfshirë në disa projekte vërtet fantastike: kam shkruar një libër, kam blerë një revistë; Madje fitova një Emmy.

Por, duke dalë nga kolegji pa përvojë në botën e komunikimit, në fillim isha shumë i pafavorizuar. Në karrierën time gjithashtu pata fat të keq: u pushova nga puna, përjetova mbylljen e një reviste dhe duhej të përballesha me fillime të vështira; dhe mora pagesën e papunësisë në shtatë raste të ndryshme.

Ndonjëherë pritja e goditjes së madhe në një sektor të vështirë si botimi ka qenë e vështirë dhe dëshpëruese për gruan dhe për mua. Por unë jetoj për atë stres: mbyllja e një numri natën vonë dhe netët pa gjumë për të përmbushur afatet, ia vlejnë vërtet.

  1. Merrni seriozisht sigurinë financiare

Unë gjithmonë kam qenë i mirë në kursimin e parave – kur i kisha. Por kurrë nuk rrezikoja që të kisha më shumë dhe ta bëja të “punojë” për mua. Unë kurrë nuk kam takuar një konsulent financiar.

Tani jam duke u përpjekur të rikuperoj diçka për pensionin tim ndërsa kërkoj një ekuilibër të shpenzimeve korrente. Mësimi: nuk është kurrë shumë herët të mendosh për të ardhmen.

Leave a Reply

Back to top button