Zodiak

Për këtë të Hënë, 17 shtator, këto janë dy shenjat MË ME FAT

PESHORJA

Të nxitur edhe nga planetët sot do jeni gati për çdo gjë vetëm për të avancuar me ritme të shpejta kudo. Nëse keni një lidhje do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme si ju ashtu edhe ai që keni në krah. Do dini çfarë të bëni që marrëdhënia juaj të kalojë në ekstazë. Sipas Dritare.net, ju beqarët duhet ta mbroni pak veten nga disa persona intrigues dhe të bëni më shumë përpjekje për të joshur personat e qetë dhe pak të turpshëm. Në punë mund të rrini edhe me orë shtesë dhe të jeni më të ngarkuar, por rezultati final do ju kënaqë pafundësisht. Gjendja financiare do jetë goxha e kënaqshme.

SHIGJETARI

Sot çdo gjë do ju duket e mundur falë ndikimit të Hënës. Përgjithësisht do jeni me humor të mirë dhe goxha liberalë. Nëse jeni në një lidhje nuk do i dramatizoni gjërat edhe sikur mes jush dhe partnerit të linde ndonjë konflikt i vogël. Në mbrëmje do kaloni momente edhe më të ngrohta. Ju beqarët ka rrezik të merrni edhe refuzime, por kjo nuk duhet t’iu demoralizojë dhe t’iu pengojë për të ecur më tej. Në punë nuk do keni as kohë të mërziteni. Ambicia do ju bëjë që të mos ndaleni asnjë moment dhe të mos e frenoni veten as para sfidave të vështira. Paratë do dini si t’i menaxhoni me kujdes dhe gjendja do jete goxha e mirë.

Leave a Reply

Back to top button