Analiza

Për një Komision me gjuhë më pak “të drunjtë”

A po përgatitet një revolucion tjetër në kulisat e Komisionit Evropian?

Cécile Ducourtieux

Le Monde

junckerPas shpalljes së kolegjit të 27 komisionerëve që ai do të drejtojë duke filluar nga 1 nëntori, konfirmoi gjithashtu zërat që fliteshin prej disa javësh në Bruksel: përveç komisionerëve “klasikë” – një për sektor (IT, energjia, bujqësia, ekonomia,etj.) – do të ketë “super-komisionerë” të ngarkuar për të koordinuar punët e tyre me qëllim që të avancojnë më me efikasitet dosjet më prioritare të BE-së. Një organizim krejtësisht i ri.

Por kjo nuk është e gjitha. Në korridoret e godinës së Berlaymont, selia e Komisionit Evropian flitet gjithashtu se do të rishikohet krejtësisht shërbimi i zëdhënësve. Aktualisht ata janë të vetmit të cilët të flasin në emër të komisionerëve të tyre. Aktualisht ka të paktën një për komisioner, që shpesh ndihmohen nga një ose dy atashe të shtypit. Numërohen rreth tridhjetë zëdhënës në Komision.

Të paktën ata duhet të jenë me dy gjuhë, shumë kompetentë, pasi ata janë bashkëbiseduesit e parë të gazetarëve. Janë emrat e tyre që citohen në artikujt e shtypit që shikohen në televizion, apo që dëgjohen në radio, duke folur për shumicën e lajmeve aktuale të Komisionit.

Disponueshmëria

Sipas burimeve evropiane, pritet të pakësohet në mënyrë drastike numuri i tyre dhe të kalohet në një dhjetëshe, madje më pak. Të ruhen vetëm një zëdhënës për një zëvëndës president të Komisionit. Dhe të lihen komisionerët që të përgjigjen ata vetë drejtëpërsëdrejti për çështjet me median. Presdenti Juncker madje i ka nxitur komisionerët që të kalojnë kohë në terren, dhe kur ata janë “në shtëpi”, në vëndet e tyre, të jenë të gatshëm për të folur dhe sensibilizuar opinionet publike për rëndësinë e tematikave evropiane.

Një mjet për ta bërë fjalën e komisionit më “politike”, më pak gjuhë të drunjtë.

Duhet thënë se vitet e fundit, marrëdhënia midis zëdhënësit dhe gazetarëve shpesh është kthyer në një lojë roli pak si e kotë. Gazetarët të autorizuar për të gjitha pyetjet dhe zëdhënësit duke përsëritur “të njëjtën gjuhë”, dhe të penguar për të shkuar shumë më larg. Mendohet që shërbimi i ri i zëdhënësve në numër më të pakët të lidhet drejtpërsëdrejti me Presidencën e Komisionit, gjë që nuk është rasti aktualisht.

Komisioni ka bërë të njohur se po reflektohet këto ditë në Bruksel, por asnjë vendim nuk është marrë akoma.

Ky ndryshim potencial i organigramës mund të duket anekdotik. Ai nuk është i tillë. Sistemi i zëdhënësve është pjesërisht përgjegjës i imazhit pak “sexy” i Komisionit: një institucion në shumicën e kohës i pa aftë për të pasur një diskur të fortë mbi një temë.

PERSHTATUR NE SHQIP NGA BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button