Enciklopedike

Për qytetërimin e aztekëve, lindja e një fëmije ishte një betejë

Akti i lindjes së një fëmije kishte një domethënie të veçantë në qytetërimin e Aztekëve dhe e trajtonin me të njëjtin serizitet, si trajtonin edhe betejat. Çdo gruaje shtatzënë i caktohej një mami që do të miëpriste nënën e re, si fitimtaren triumfuese të një beteje.

Dhe nëse një grua vdiqte gjatë lindjes, asaj i bëheshin të njëjtat nderime si dhe një luftëtari të rënë në luftë. Ajo u bashkohej të vdekurve të nderuar që merrnin Diellin nga qielli dhe e shpinin në horizont në Perëndim. Ashtu si me shumicën e koncepteve të Aztekëve, ka edhe një anë të errët. Ata besonin se këto gra mund të riktheheshin në tokë e t’u fanepseshin të gjallëve. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button