Magazine

Për të qarë e për të qeshur! Ja disa nga ligjet më të çuditshme mbi divorcin

screen-shot-2016-09-30-at-08-57-52

Me përjashtim të disa vendeve ku është i ndaluar me ligj, si në Filipinet tejet katolike dhe natyrisht Vatikan, divorci është i mundur kudo, me rregullat dhe kohë të ndryshme që evoluojnë me kalimin e kohës. Por në disa vende ekzistojnë ligje që duken vërtet të çuditshme dhe të ashpra, dhe që zbatohen edhe sot e kësaj dite.

Ju mund të kërkoni dëmshpërblim nga ai që ju ka shkaktuar divorcin

Në disa shtete të SHBA, duke përfshirë Nju Meksikon dhe Misipin, ju mund të padisni një palë të tretë për shkaktimin e divorcit. Quhet tjetërsimi i dashurisë, dhe palës së akuzuar për prishjen e martesës mund t’i kërkohet të paguajë shuma të mëdha për dëmet. Natyrisht që ndikimi shkatërrimtar duhet të provohet. Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara kanë kaq shumë dedektivë privatë…

Mund të divorcoheni, në rast se jeni martuar për shkak të një sfide apo basti

Për shembull, nëse një mashkull ka kaluar një natë të egër me miqtë, është dehur dhe ditën tjetër e gjen veten me një unazë martese në gisht. Nëse dikujt i ndodh diçka e ngjashme si në filmin “The Hangover”, dijeni se në shtetin Delauer në SHBA ju mund të kërkoni anulimin e martesës. Pra ekziston një ligj që shpëton budallenjtë nga dasma. Dhe nëse dëshironi vërtet të kryeni një martesë të rreme, atëherë mjafton të publikoni në internet një çertifikatë martesore, natyrisht të falsifikuar…

Që të divorcoheni duhet të keni një arsye të vlefshme?

Po, sipas ligjeve angleze. Në Britani nuk është e mundur të divorcoheni – edhe konsensualisht – nëse nuk jepni një arsye bindëse. Nuk mjafton justifikimi klishe se “nuk e pëlqeni më njëri-tjetrin”, por duhet të përmendni diçka më të veçantë dhe konkrete. Kush e di se çfarë skenash ndodhin në gjykatë për të provuar se ai ose ajo ka një mijë difekte …

Mund të ndaheni më lehtë nëse partneri juaj është i çmendur

Në shtetin e Nju Jorkut jepet shumë shpejt divorci, nëse vërtetohet që burri ose gruaja ka një sëmundje mendore. Në teori, mjafton edhe vetëm një ezaurim nervor, por duhet të provoni që kjo sëmundje vazhdon për të paktën 5 vjet, çka është një kohë shumë e gjatë për të jetuar me një person me probleme mendore. Megjithatë edhe pas divorcit, bashkëshorti duhet të kujdeset për partnerin e sëmurë.

Divorc automatik nëse partneri rimartohet

Ne e dimë se për të fituar të drejtën për t’u martuar, duhet të jemi lirë nga kufizimet, domethënë të mos jemi të martuar apo të divorcuar. Kush është i martuar, nëse dëshiron të rimartohet, duhet së pari të përfundojë procesin e ndarjes. Më pak burokraci ka në Australi, ku gratë aborigjene janë më me fat, teksa kanë mundësi të ndryshme për t’u divorcuar, pa pritur lejen (nga burri apo gjykata). Nëse burri nuk e jep divorcin, ato mundet thjesht të martohen me dikë tjetër, dhe martesa aktuale përfundon menjëherë. Është pak e shumë si të ndërrosh kompaninë e telefonisë celulare apo atë të sigurimit.

Jetesa ndarazi e lejon divorcin

Në Groenlandë ekziston një variant i divorcit për shkak të braktisjes së shtëpisë bashkëshortore, në kuptimin e saj më të gjerë:në rast një burri dhe gruaja jetojnë të ndarë, atëherë martesa e tyre merr fund. E thjeshtë sa edhe vetë dëbora.

Koha minimale për t’u rimartuar pas divorcit?

Gratë japoneze duhet të presin së paku 6 muaj, në mënyrë që të rilidhin një martesë të re të ligjshme. Kurioziteti mbi ligjin japonez qëndron kryesisht tek fakti se ky kufizim nuk ekziston për meshkujt, të cilët mund të martohen në çdo kohë. Një tjetër praktikë e çuditshme në Japoni sa i përket martesave, është ajo sipas të cilës vëllai më i madh mund të kërkojë të martohet me vajzën e vëllait të tij më të vogël.

Bashkëshorti juaj nuk di si bëhet kafeja?

Edhe kjo është një arsye për divorc. Por duhet të ketë dështime të përsëritura në këtë aspekt. Ka ndodhur në Arabinë Saudite, ku gruaja duhej të duronte konsumin e kafeve të këqija për vite me rradhë, sikurse raportohet nga “Daily Mail”. Një tjetër çudi e ligjeve saudite, ka të bëjë me moshën minimale për t’u martuar. Mjerisht në këtë vend njerëzit lejohen të martohen në çdo moshë, dhe për këtë arsye kombinohen martesa mes fëmijëve dhe jo vetëm. Në vitin 2008, një gjykatë arabe nuk lejoi divorcin e një vajze 8-vjeçare nga burri i saj 58-vjeçar…

Mbani proteza pa dijeninë e bashkëshortit tuaj?

Është shkaku i duhur për divorc. Në fushën e ligjeve qesharake mbi martesat ky përbën kulmin: në shtetin e Vermontit në SHBA, burri mund të kërkojë divorcin, nëse gruaja investon paratë në blerjen e një protezë dhëmbesh pa vënë në dijeni bashkëshortin e saj. Pra, nëse ajo ka nevojë për një palë proteza, duhet të marrë pëlqimin e burrit të saj, përndryshe ky është një faj kaq serioz sa të mundësojë fundin e një bashkëjetese dhjetëravjeçare

Martesa me një njeri të vdekur nuk është arsye për divorc…

Nëse doni të keni të drejtë të martoheni me një person që nuk është më i gjallë, atëherë shkoni në Francë. Në pjesën tjetër të botës është e ndaluar. Është e qartë se ky ligj është miratuar për të kënaqur disa kërkesa. Duket se në Francë ka qindra kërkesa të tilla çdo vit. Dhe ndoshta për shkak të shumë njerëzve që duan të martohen me pleq dhe plaka, të cilët sapo kanë dhënë shpirt për të përfituar shtetësinë franceze apo trashëgiminë.

Sa herë mund të rimartoheni?

Në teori sa herë të doni, por s’mund të rimartoheni më të njëjtin person më shumë se tri herë. Kështu thotë ligji në Kentaki të SHBA-së, ku duket se s’kanë kohë për të humbur. Nëse ndaheni nga burri apo gruaja juaj, dhe më pas zbuloni se e doni ende njëri-tjetrin ende mund të rimartoheni. Kjo mund të ndodhë deri në 3 herë, pasi rimartesa e katërt nuk lejohet.  /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button