Analiza

BE / Për Zonjën Mogherini “kërcënimet” janë kudo



Shefja e re e diplomacisë evropiane e kaloi me sukses seancën dëgjimore   përpara Parlamentit



Jean-Pierre Stroobants


mogherini

Të harrohet Catherine Ashton dhe ta bësh më mirë se ajo detyrën duket se nuk është e vështirë. Të vendosësh diplomacinë evropiane në zemër të sfidave të mëdha strategjike, të përpiqesh të koordinosh më shumë politikën e njëzetë e tetë shteteve anëtare dhe t’i japësh asaj një fytyrë të re, përkundrazi, është një nga misionet më komplekse të Mogherinit.
Federica Mogerini, shpesh e kritikuar për mungesën e përvojës së saj, për tre orë i është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të komisionit të punëve të jashtme si Përfaqësuese e Lartë e BE-së.
“Ne jetojmë një periudhë shumë të vështirë me konflikte në Ukrainë, Siri dhe në Irak, është epidemia e Ebolës apo drama e imigrantëve në Lampeduza. Qyetarët e  dinë që këto probleme mund të kenë një ndikim mbi jetën e tyre të përditshme dhe pyesin: çfarë bën Evropa?” ka theksuar  Mogherini, duke folur për një politikë “parandalimi, administrimi dhe vizioni”.
Ndërkohë që anëtarët e Bashkimit Evropian gjatë viteve të fundit janë ndarë për çështjet e mëdha, si lufta në Libi dhe në Siri, qëndrimi që duhet mbajtur përballë Rusisë apo Turqisë, apo përpunimi i një mbrojtje të përbashkët, Mogherini e paraqet aksionin dipolomatik si një nevojë që duhet jetë forcuar  absolutisht, “në interesin e gjithëve”. Ajo dëshiron që të kalisë një përqasje të re të përbashkët midis vendeve anëtare.
Mogherini premton që ajo do të jetë “shumë më tepër e pranishme” në debatet e çështjeve të mëdha me zgjedhësit.
Pyetjet që ajo priste më tepër ishin për Rusinë. Propozimi i saj për dialogun me  Vladimir Putinin, ftesën për në Romë që ajo i kishte drejtuar atij në kulmin e konfliktit me Ukrainën nuk ishte harruar nga parlamentarët, të cilët ishin treguar dyshues me emërimin e saj. Ajo ka korrigjuar qitjen me një shkathtësi të sigurt. “Rusia nuk nuk është për momentin një partnere”, siguron ajo.
Por “një fqinj me një rol strategjik”. Përballë “ariut rus”, ajo do të luajë duke alternuar qëndresën dhe diplomacinë. Ajo i fton parlamentarët që të reflektojnë  me realizëm për mënyrën për të penguar Moskën që të vendosë një korridor midis Rusisë dhe dhe Krimesë, e aneksuar në muajin mars, “se sa të reagohet më pas”.
Ajo i siguron vendet e Lindjes, të shqetësuar nga kërcënimi në kufijtë e tyre, se “kërcënimi i marrë nga disa vende duhet të jetë për të gjithë” – por ajo nënvizon se BE-ja duhet të shikojë njëkohësisht në lindje dhe në jug. “Nuk mund të zgjedhim, kërcënimet janë kudo”. Ajo citon luftën kundra terrorizmit, çështjen e refugjatëve  dhe stabilizimin e nevojshëm të Libisë si prioritetet më urgjente. Në Lindjen e Mesme, Bashkimi Evroian nuk duhet të jetë vetëm “një pagues, por një lojtar”.
Më në fund Mogherini hapi portën hermetikisht të mbyllur  deri tani – në pyetjen e evropianëve mbi efikasitetin e sanksioneve të vëna Rusisë. Sanksionet në planin ekonomik janë shumë më pak se sa vendimi politik, shprehet ajo. Gjithësesi nuk është rasti që në këtë stad, të fillojë projekti South Stream, që do t’i lejonte  Gazpromit rus, i ndihmuar nga ndërmarrjet e mëdha franceze (EDF) apo italiane  (Eni), të eksportonte gaz duke i rënë përqark Ukrainës. E pyetur mbi nevojën “për t’u përgatitur për më të keqen”, nëqoftëse situata në Ukrainë përkeqësohet, ajo përgjigjet: “po ndofta, në planin ekonomik, politik, energjitik, por jo ushtarak”.
Për t’u bërë ballë kritikave të ngritura qysh prej vitesh, mbi shërbimin e veprimit të jashtëm që ajo do të ndjekë, Mogherini njofton sërish reforma në fund të 100 ditëve. Ajo synon të thjeshtojë zinxhirin e vendim-marrjes, rishqyrtimin e statusit të të dërguarve të posaçëm, të sigurojë një përfshirje më të mirë të shteteve, të moshave, dhe të statusit – funksionarëve evropianë dhe diplomatëve të vendeve  anëtare.
Pierre Vimont, aktualisht sekretari i përgjithshëm, duhet ta ndihmojë në këtë detyrë pasi mandati i tij do të zgjatet shumë muaj. Pritet që Alain Leroy ta zëvëndësojë atë. Një çështje tjetër ka të bëjë me mbrojtjen evropiane. Mogherini nënvizon nevojën “për arsye buxhetore dhe strategjike”, të fillimit të trajtimit  të temës së mbrojtjes së përbashkët. Megjithatë nuk mund të diskutohet për rolin  e NATO-s dhe marrëdhënien transatlantike, “një element strategjik madhor” për evropianët.
Mogerinishpreson mjaft të përfitojë nga organizimi i ri i promovuar nga presidenti Jean-Claude Juncker. Ajo do të ketë kontrollin (“Duhet një lidership”) për komisarët për zhvillimin, për ndihmën humanitare, për tregtinë dhe zgjerimin dhe ajo do të organizojë një ndarje reale të roleve, duke u përpjekur për ta bërë aksionin evropian më të koordinuar dhe më të dukshëm.
Përsa i përket  politikës së  fqinjësisë dhe të zgjerimit, për vëndet e Ballkanit dhe Turqinë  ajo shprehet “e vetmja garanci që i është ofruar atyre është garancia afat-gjatë”. Kjo me siguri do të jetë një nga temat e para të bukura me Këshillin, ku shumica e Shteteve nuk dëshirojnë më të dëgjohet as dhe për më të voglin aluzion për këtë proces, duke filluar nga Jean-Claude Juncker i cili është shprehur se nuk do të ketë zgjerim gjatë mandatit të tij.

Leave a Reply

Back to top button