Histori

Perandori i fundit perëndimor kishte të njëjtin emër me themeluesin e Romës

Screen Shot 2016-03-11 at 11.06.07Romul Augusti, i njohur më mirë si Romul Augustulus, ‘Augusti i vogël’, qe një djalë i cili ‘sundoi’  perandorinë për rreth 10 muaj në vitet 475-476. Ai ishte pak më shumë se një figurinë për atin e tij Orestin, një aristokrat romak (me origjinë gjermanike), i cili kishte manovruar rrugën e tij me anë të pozitës të pushtetshme në oborrin e Ravenës.

Nga ai moment, titulli i perandorit romak të perëndimit ishte pothuajse i pakuptimtë. Zonat e vetme të mbetura të perandorisë ishin gadishulli Italian, së bashku me disa vende fragmentare në Gali, Spanjë dhe Kroaci. Grupet barbare e kishin plaçkitur tashmë Romën dy herë, dhe çdo pushtet real mbahej nga këto fise dhe jo nga oborri perandorak romak në Ravena.

Dihet shumë pak rreth adoleshentit Romul Augusti. Disa monedha u hodhën në treg me imazhin e tij, por ai nuk udhëhoqi asnjë ushtri, dhe nuk pati asnjë monument të ndërtuar për të. Ai ishte shumë i parëndësishëm. Lideri gjermanik Odoaser e dinte këtë, dhe në vitin 476, marshoi drejt Ravenës. Odoaser kishte qenë në krye të feoderate, kontigjentet barbare që tashmë përbënin thuajse të gjithë ushtrinë ‘romake’.

Ai kishte një pushtet real dhe e dinte këtë. Me të mbërritur në Ravena dhe duke mos hasur asnjë rezistencë, Odoaseri u takua ballë për ballë me të ashtuquajturin perandor, Romul Augusti. Megjithatë, Kronikat pastaj thonë se Odoaseri “duke patur mëshirë për rininë e tij” ia kurseu jetën Romulit.

Odoaseri nuk kreu asnjë grusht shtet të përgjakshëm, dhe as nuk mori titullin perandorak, pasi ai e dinte se ai kishte pushuar së patur ndonjë rëndësi. Perandori i fundit romak i Perëndimit nuk zbriti në ndonjë fushëbetejë, dhe as nuk kreu vetëvrasje. Ai u rrëzua dhe u dërgua në shtëpi si një nxënës i keq. Kjo ishte poshtërimi i fundi për një titull, që dikur u shtinte frikën miliona njerëzve nga Skocia në Irak./bota.al

Leave a Reply

Back to top button