Analiza

Perandoria e re e Iranit

perandoria e re e IranitIdeologjia revolucionare e Teheranit zgjerohet në Lindje të Mesme, por Obama shtiret sikur nuk e shikon

“Triumf në eksportimin e revolucionit iranian në Siri, Liban e Gaza” dhe “rindërtim të Perandorisë Iraniane në të gjithë Lindjen e Mesme”: këto, sigurisht jo reformat, janë temat e debatit strategjik që ekzalton dhe okupon drejtuesit më të lartë iranianë. Në këto linja strategjike duhet shikuar për të kuptuar arsyet që kanë shtyrë Lidhjen Arabe, në radhë të parë Arabinë Saudite dhe Egjiptin, që të formojnë për herë të parë në 70 vjet, një forcë të tyre të përbashkët ushtarake, qartësisht funksionale për të kundërshtuar në fushën e betejës Iranin. Duke filluar nga beteja e afërt tokësore për “rekonkuistën sunite” të Jemenit.

Përpara nënshkrimit të marrëveshjes lidhur me bërthamoren, amerikanët do të bënin mirë të kuptonin se çfarë nënkupton “eksportimi i revolucionit”, pasi të çon drejt në atë “anë të errët të forcës” që dominon drejtuesit e Teheranit, që paraqiten me fytyrën e modelimit dhe të përgjegjshmërisë në tryezat e traktativës, por ndërhyjnë ushtarakisht në Lindje të Mesme për të destabilizuar qeveritë dhe imponuar “rendin revolucionar” të tyre.

Filozofia e marrëveshjes bazohet pikërisht mbi premtimin dhe impenjimin e Iranit për të pranuar inspektime të rrepta, që do t’i mundësojnë Agjencisë Atomike të Kombeve të Bashkuara të verifikojë se nuk tejkalohet ai spread i një viti që do t’u mundësonte mijëra centrifugave të konceptuara për të rafinuar uranium të pasuruar funksional për një bombë atomike. Premtim dhe impenjim që Barack Obama i konsideron gjithmonë të besueshëm, sidomos qysh kur është President “reformisti” Hassan Rohani. Por nëse Obama do të shqyrtonte se cilat janë linjat e politikës së jashtme “reformiste” e zhvilluar pikërisht nga qeveria Rohani, do të duhej të kuptonte se ato janë revolucionare, subversive, shkatërruese të ligjshmërisë ndërkombëtare dhe jo të provuara nga një aureolë “perandorake” që një të nesërme do të legjitimojnë çfarëdo manovre, truku apo gënjeshtre ndaj atyre inspektimeve dhe verifikimeve që janë qendra gravitacionale e traktativës lidhur me bërthamoren.

Kjo analizë krudo nuk është e jona, nuk është e Kryeministrit izraelian Benjamin Netanyahu (as e Mbretit saudit Salman apo e egjiptianit al Sisi), por është kuptimi i pohimeve të autoritetit më të lartë ushtarak iranian, Komandantit të Padaranëve Ali Jaafari, përballë organit kolegjial më të lartë dhe më autoritar të regjimit, Këshillit të Ekspertëve, drejtuar nga ajatollahu integralist Mesbah Yazdi: “Irani ka arritur një kapitull të ri të politikës së tij të eksportimit të revolucionit islamik jashtë vendit. Revolucioni islamik po përparon me shpejtësi të mirë. Jo vetëm Palestina dhe Libani kanë pranuar rolin influent të Republikës Islamike, por edhe popujt e Irakit e Sirisë. Edhe ata e vlerësojnë kombin e Iranit. Faza e eksportimit të revolucionit ka hyrë në një erë të re. Hizballahu dhe rezistenca e tij kundër një prej ushtrive më të forta të botës është një prej mrekullive të Revolucionit Islamik. Është pjesë e influencës së fuqishme të sistemit islamik si timonier i rajonit. Irani korr suksese të vazhdueshme në strategjinë e tij të eksportimit të revolucionit islamik në Lindje të Mesme. Me terma të tjerë dhe më krudo, në shtator të 2014 Ali Reza Zakani, parlamentar nga Teherani, është përshëndetur sepse “Irani tani qeveris 4 kryeqytete arabe: Bagdad, Damask, Bejrut e Sana’a”.

Pak ditë më pas, Ali Younesi, Këshilltar i Presidentit Hassan Roani dhe ish Ministër i Inteligjencës në qeverinë Khatami, ka shprehur me terma të tjerë, akoma më preokupuese, sepse të ardhura nga një “reformist”, konceptimin gjeopolitik e regjimit iranian që mbështet këtë eksportim të revolucionit: “Sot Irani është ribërë ajo perandori që ishte dikur, siç e tregonte gjithë historia e tij, dhe tani Bagdadi është qendra e qytetërimit, kulturës dhe identitetit tonë, ashtu siç ishte në të kaluarën. I referohem këtu Perandorisë Sasanide që qeveriste në epokën paraislamike dhe që ka pushtuar Irakun. Kryeqyteti i perandorisë ishte Bagdadi. E gjithë zona e Lindjes së Mesme është Irani që mbron të gjitha kombësitë e zonës sepse i konsiderojmë pjesë të Iranit tonë që lufton ekstremizmin islami, takfirizmin, ateizmin, neootomanët, vahabitët, Perëndimin dhe sionizmin”. Domethënë, vokacioni perandorak dhe revolucionar i Iranin e çon që të “luftojë” – jo të bashkëjetojë paqësisht – me Turqinë (neootomane), Arabinë Saudite (vahabite), Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, përveçse, natyrisht, Shtetin Islamik.

Jafari, eksponenti më i partë e bllokut ushtarak intransigjent të regjimit, saktësisht si një “reformist” autoritar që këshillon Rohani dhe si parlamentar integralit, shpjegojnë strategjinë subversive dhe maksimaliste që ushqen aktivizmin e çfrenuar ushtarak të Iranit në Siri, Liban, Irak e Jemen. Me qartësi i shpallin botës se aktiviteti intensiv ushtarak i pasdaranëve të Gjeneralit Qassem Suleimani në Siri, Liban e Iral dhe mbështetja eksplicite ndaj grushtit të shtetit të përfunduar nga houthitë shiitë në Jemen nuk janë impenjime episodike, për të mbështetur aleatë në krizë, por janë pjesë e një eskalimi revolucionar që do të zgjasë në kohë me objektivin e zgjerimit të dominimit politik të Iranit revolucionar në rajon.

Administrata Obama (ashtu si kancelaritë europiane) vazhdon që të mos i shikojë këto linja të qarta ekspansioni revolucionar e “perandorak” dhe supozon se ka përballë vetes një Iran të plotë e vetëm të prirur ndaj një rigjallërimi të zhvillimit të brendshëm – të dobësuar nga sanksionet – maksimumi i shoqëruar nga një aspiratë legjitime në një rol prej fuqie rajonale. Nuk është kështu: Younesi, Jafari dhe Zakani nuk bëjnë gjë tjetër veçse aktualizojnë dhe bëjnë eksplicite strategjinë e eksportimit të revolucionit të shqiptuar me germa të qarta në 1982 nga Ajatollahu Khomeini. Atëhere Irani kishte arritur që të frenonte agresionin e Irakut të Saddam Hussein (mbështetur nga Arabia Saudite) që synonte të mbyste qysh në lindje epideminë revolucionare khomeiniste. I dobësuar nga “jo fitorja”, Saddam Hussein kishte pranuar ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara që sanksiononte kthimin në statukuonë e përpara konfliktit. Por Khomeini e refuzoi dhe lëshoi parullën kryesore: “Të eksportohet revolucioni iranian duke filluar nga Bagdadi”. Në ndërmarrje lëshoi pasadaranët dhe basijët dhe e çoi vendin drejt shkatërrimit, deri kur në 1988 u detyrua me “dhimbje në zemër” të ndalonte masakrën e kushtuar 500 mijë të vdekur të tjerë.

Të gjithë drejtuesit e sotëm iranianë janë formuar dhe e kanë fituar pushtetin (duke përzënë dhe duke vrarë reformistët, duke filluar nga Abol Hassan Banisadr) në emër të atij dorëzimi revolucionar. Vetë nderimi i bombës atomike dhe pajisja e raketave ndërkontinentale (funksionale për bombat bërthamore) janë finalizuar me një strategji të rafinuar të përdorimit të “frikësimit për eksportimin e Revolucionit”, që ka funksionuar përsosur edhe pse vetëm në fazën e lajmërimit.

Atyre që ngrenë objeksione se diskutimet dhe projektet e cituara nga këta tri eksponentë iranianë nuk janë përfaqësues të të gjithë drejtuesve të Teheranit, që në fakt me Rohani janë impenjuar në një kthesë të moderuar dhe reformiste, u përgjigjen në mënyrë krudo faktet. Është e paekuivok sa ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në vendet në të cilat është shtrirë makineria ushtarake e “perandorisë së re iraniane” me motor dhe rregulla revolucionare. Ndërhyrja masive ushtarake unilaterale e Brigadës al Quds e Gjeneralit Suleimani ka influencuar mbi qeverisjen politike të Libanit, Irakut, Sirisë e Jemenit, vendimet, opsionet, zgjedhjet e të cilave tashmë u nënshtrohen strategjive te Teheranit, në mos drejtpërsëdrejti të imponuara prej tij. Në fund të shkurtit, deri Sekretari i Shtetit John Kerry ka kuptuar (dhe është e gjitha fjalë) se “Irani pa kurrfarë dyshimi ka kontribuar në rënien e qeverisë së Jemenit”. Pasazhet e mëpasëm kanë sqaruar pastaj se cila është strategjia e houthive shiitë jemenas, të armatosur (kohët e fundit është interceptuar një anije iraniane plot me armë e nisur drejt tyre) nga ajatollahët: t’i shtojë Jemenin “revolucionar” zonës së influencës të perandorisë së re iraniane.

Nuk është e gjitha. Kjo esencë revolucionare dhe subversive e strategjisë së Teheranit përkthehet në një teknikë ushtarake – eksponenti më i lartë i së cilës është pikërisht Gjeneral Suleimani – sa koherente, aq edhe të frikshme. Themelore për t’u vlerësuar pikërisht sepse hedh poshtë çdo disponim të Iranit të Rohani për të respektuar rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Një praktikë luftimi në terma krudo dhe domethënie eksplicite e kërcënuese janë injoruar sërish nga administrata Obama. Bile edhe denoncimi, shumë i ashpër, i krimeve të kryera nga milicitë shiite të komanduara nga Gjenerali iranian Suleimani gjatë rrethimit të Tikritit vijnë nga dy personalitete vendimtarë për Shtetet e Bashkuara në luftimin e Shtetit Islamik: Massoud Barzani, kreu i shërbimeve sekrete të Kurdistanit iraken, dhe Ahmed al Tayeb, Imami i Madh i Universitetit al Azhar në Kajro. Me sintezë të shkëlqyer, duke ju referuar sjelljes së tyre gjatë rrethimit të Tikritit, Barzani ka deklaruar: “Milicitë shiite janë një rrezik i madh i Shtetit Islamik”. Me 12 mars Imami i Madh al Tayeb ka nxjerrë një komunikatë të gjatë të paekuivok që ka krijuar një rast diplomatik midis Bagdadit dhe Kajros: “Al Azhar shpreh preokupimet e tij për kokëprerjet dhe agresionet kundër qytetarëve paqësorë irakenë, krejtësisht të largët nga Shteti Islamik, të kryera nga milicitë shiite aleate me ushtrinë irakene në Tikrit e në Anbar. Këto milici kanë djegur xhami sunite dhe vrarë gra e fëmijë sunitë. I dënojmë fuqimisht krimet barbare që kryejnë milicitë shiite në zonat sunite që forcat irakene kanë nisur të kontrollojnë. I ftojmë organizatat humanitare ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që të ndërhyjnë menjëherë për t’i ndaluar këto masakra”.

Është zgjeruar kështu kjo krizë e fortë midis shiitëve e sunitëve që e shikon Administratën Obama të heshtë (me një bashkëfajësi objektive), pavarësisht pasojat e ardhshme subversive në rajon, të zbuluara me forcë dhe me alarm nga një qeveri e Arabisë Saudite që tashmë është thikë më thikë me Shtetet e Bashkuara, jo më pak – paradoksi është vetëm i dukshëm – nga sa nuk është tashmë Bibi Netanyahu.

Kjo barbari shito – iraniane është demonstruar sa mizore, aq edhe joefikase. Pas një tamtami të madh mediatik triumfalist gjatë 3 javëve, rrethimi i Tikrtit tashmë është ndërprerë prej më shumë se 2 javësh. Apologjia e dhimbshme zyrtare e qeverisë së bagdadit tregon arsyet e kësaj pauze në përhapjen kapilare të minave dhe kurtheve eksplozive në kontekstin urban. Sikur sulmuesit që e jepnin tashmë prej ditësh si të pushtuar qytetin të mos e kishin parashikuar këtë eventualitet të natyrshëm. Në realitet, edhe një herë akoma (ky është rrethimi i tretë i Tikritit që dështon) është verifikuar që një armatë shiite prej 20 mijë njerëzish, megjithëse mizore, nuk është në gjendje të mundë milicitë e Kalifatit. Arsyet sigurisht që janë të ndryshme, por ka gjasa që e para të qëndrojë pikërisht në faktin që edhe një herë akoma sunitët e Tikritit e të Anbarit preferojnë që mbështesin dominimin gjithsesi mizor të Abu Bakr al Baghdadi, boll që të mos masakrohen nga shiitët. Në fakt, me gjitha dëshmitë, këto masakra shiite nën urdhrat e Gjeneralit Suleimani nuk janë të rastësishme, por funksionale për të imponuar një dominim politik shito – iranian dhe për të “eliminuar karakterin arabo sunit të Irakut”, siç denonconte në 2009 Abdel Razzaq al Ali Suleiman, kreu i tribusë së fuqishme sunite Dulaimi (ndër më të mëdhatë e Anbarit, bashkë me atë Sammar dhe al Dhari) dhe President i Këshillit të 39 krerëve të tribune dhe i 19 fisnikëve irakenë: “Arabët duhet t’i bashkojnë forcat për të ndaluar influencën iraniane në Irak që prodhon shkatërrim, vrasje e përzënie nga territoret tona. Sikur Iraku, dashtë Zoti, me zhdukjen tonë, do të duhej ta humbiste identitetin arab të tij, atëhere Irani do të gllbaëronte Gjirin nga mbrëmja në mëngjes”.

Kjo analizë, ashti si barazimi i milicive shito – iraniane me Shtetin Islamik, pranohet nga Gjenerali David Petraeus (ish Drejtor i CIA-s, i emëruar nga Obama), që e ka paraqitur kushti në një samit të kohëve të fundit në Kurdistanin iraken, me kritikë të dukshme ndaj zgjedhjeve të Administratës Obama: “Milicitë shiite dhe Irani që i mbështet e deri i udhëheq përfaqësojnë në periudhë afatgjatë për Irakun dhe për ekuilibrat rajonalë një kërcënim më të rëndë se ai i Shtetit Islamik. Është një Çernobil gjeopolitik që do të vazhdojë të përhapë paqëndrueshmëri radioaktive dhe ideologji ekstremiste në të gjithë rajonin deri sa nuk do të bllokohet. Është një kërcënim që duhet të përballohet menjëherë dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë. Përpjekja e nisur ngre pikëpyetje legjitime mbi mjaftueshmërinë e dimensioneve, objektivave, shpejtësisë dhe resurseve të saj. Regjimi iranian nuk është aleati ynë në Lindje të Mesme: është pjesë e problemit, ko e zgjidhjes. Sa më shumë iranianët duket ta dominojnë rajonin, aq më shumë do të ndizet radikalizmi suniy dhe do të ushqehet ngjitja e grupeve si puna e Shtetit Islamik.

Kundër Kalifatit është e nevojshme të përfshihen forcat sunite që mund të konsiderohen si çlirimtarë, jo pushtues. Pastaj, për të mundur Kalifatin, nuk është e nevojshme që kjo të bëhet në fushën e betejës, por njëkohësisht, nëpërmjet një pajtimi të ri politik me sunitët që duhet të kthehen të kenë peshë. Duhet të ndjejnë se kanë përgjegjësi në suksesin e Irakut sesa në dështimin e tij. tërheqja jonë ka kontribuar në perceptimin se Shtetet e Bashkuara po e lënë Lindjen e Mesme… perceptimi në rajon gjatë viteve të fundit është se Shtetet e Bashkuara po zhduken dhe armiqtë tanë po fitojnë terren”.

Petraeus është gjenerali amerikan i cili, me votën kundër të senatorit të atëhershëm Obama, me bindjen politike, i çoi në 2006 tributë sunite të Anbar që të marrin pjesë në atë “surge” që shpartalloi al Qaedan dhe i shtrëngoi shumë rekrutë të saj, përfshi al Baghdadi, të kërkojnë strehim në Siri. Sigurisht, nuk i pëlqen çmimet që Administrata Obama është e gatshme të paguajë boll që të mos irritojë drejtuesit iranianë dhe arritur në konkluzionin e një marrëveshjeje lidhur me bërthamore. Por eshtë edhe udhëheqësi i vetëm politiko – ushtarak amerikan që e ka provuar me faktë, duke fituar, se i kupton dinamikat iraniane. Përfshi rreziqet e ekspansionit, duke filluar nga Iraku, të revolucionit khomeinist iranian. Por rrethimi i Tikrtit ka nxjerrë në pah një aspekt që mund të quhet qesharak, nëse konteksti të mos ishte tragjik, i strategjisë më konfuze amerikane në Lindje të Mesme të të gjithë historisë. Duke kuptuar se as aviacioni iraken nuk di të luftojë, i pezulluar rrethimi me rrugë tokësore, ditë më parë qeveria e Bagdadit i ka kërkuar aviacionit amerikan që bombardojë pozicionimet e Shtetit Islamik në Tikrit. Por, me kryerjen e sulmeve të para, pjesë e mirë e milicive shiite e ka braktisur rrethimin në shenjë proteste kundër “aleancës” me “Satanain amerikan”. Një kaos i paparë ndonjëherë. 500 – 600 milicët e Shtetit Islamik vazhdojnë të mbajnë kështu nën presion atë që ishte paraqitur si një “Armadë e Pathyeshme” e re që nuk është më me 20 mijë ushtarë, por që teorikisht gjithsesi do të duhet t’i shtypë lehtësisht. Sikur vetëm Shtetet e Bashkuara të mos vazhdonin ta përmbysnin Von Clausewitz, duke aplikuar në vend të tij versionin e ri të Obamës: “Lufta është vazhdimi i një jopolitike me mjete të tjera”.

(Carlo Panella për Libero)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button