Histori

Perandoria e Sulejmanit të Madhërishëm

1. Fundi i një epoke

I ruajtur prej Kalorësve Hospitalierë, ishulli i Rodit ishte një prej bastioneve të fundit që kish mbetur nga Kryqëzatat. Pas një rrethimi të gjatë dhe të përgjakshëm, forca e Sulejmanit të Madhërishëm e përmbysi rendin dhe ai e mori kështjellën.

2. Rënia e Romës

Qyteti i Kostandinopojës do të ishte në zemër të Perandorisë. I pushtuar nga një prej paraardhësve të tij, Mehmedi II, Sulejmani gjithësesi do të përvetësonte dhe lartësonte disa prej elementëve më të spikatur, si për shembull Xhamia e Sulejmanit.

3. Vala otomane ndalet

Pas dy rrethimesh të dështuar, Sulejmani detyrohet që të braktisë ambicien e tij të pushtimit të Vienës, kryeqytetit të Habsburgëve. Më larg se kaq otomanët nuk do të përparonin dot kurrë në Evropë.

4. Një përplasje mbretërish

Një prej betejave më me ndikim në Evropë, Beteja e Mohacs, pa Sulejmanin të mposhtë mbretërinë e Hungarisë dhe aleatët e tyre evropianë. Pas fitores, Hungaria pushoi së ekzistuari si një entitet i pavarur.

5. Rivalë

Mosmarrëveshjet territoriale mes otomanëve dhe dinastisë fqinje Safavide në Iran, bënë që në vitin 1532 të shpërthejë lufta. Marrja e Bagdadit në vitin 1534 forcoi sundimin e Sulejmanit në disa pjesë të Mesopotamisë, për 100 vitet e ardhshme.

6. Jashtë Afrike

Tokat pa ligje të brigjeve libiane u vunë nën kontrollin e otomanëve me marrjen e Tripolit në vitin 1551. Nga kjo bazë, piratët barbarë do të kishin dorë të lirë të sulmonin anijet në Mesdhe.

7. Gjysmëhëna dhe zambaku

Aleanca mes Francës dhe Perandorisë Otomane tronditi pjesën tjetër të Evropës së krishterë. Kjo aleancë e huaj e rëndësishme do të ruhej deri në luftërat Napoleoniane. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button