Histori

Mbretëria e Viktorias. Si e krijoi ishulli i vogël në Atlantik, perandorinë ku dielli nuk perëndonte kurrë…

 

Ishte 22 janari i vitit 1901, dhe Perandoria Britanike qe më e madhja e parë ndonjëherë në historinë e njerëzimit, por mbretëresha që kishte mbretëruar mbi të nuk do të mund të jetonte dot deri ditën tjetër. Teksa Mbretëresha Viktoria dergjej në shtratin e vdekjes në Osborne House në Isle of Wight, hodhi vështrimin pas mbi mbretërinë që e udhëhoqi për mbi 63 vjet.

Ajo kishte parë perandorinë e saj të rritej, nga një koleksion ishujsh të shpërndarë e të ndarë nga hapësira të mëdha tokësore dhe oqeane të pakapërcyeshme, tek më e madhja që kishte njohur bota. Ajo kishte vënë nën kontroll Indinë, duke ia rrëmbyer pasuritë e saj, dhe e cilësuar si stolinë më të shndritshme të kurorës së saj. Viktoria kishte përparuar pa mëshirë në mbarë Afrikën, me koston e mijëra ushtarëve britanikë të vrarë, por edhe vendasish të panumërt që u përpoqën më kot të rezistonin.

Ajo u nxit në këtë rrugë si nga vlerat e krishtera, ashtu edhe nga lakmia koloniale, dhe ndërsa mori frymë për herë të fundit, Viktoria la pas një botë të transformuar përgjithnjë nga perandoria që kishte ndërtuar. Kur si një princeshë e re ngjiti shkallët e Uestminster Abej ditën e kurorëzimit, pakkush do të kishte parashikuar perandorinë e fuqishme, të cilën ajo do ta sundonte …

[real3dflipbook id=”1419″]

Leave a Reply

Back to top button