Enciklopedike

PERANDORIA RAMA E INDISE

Screen Shot 2015-07-04 at 15.43.01

Seria: Qytetërime me teknologji të përparuar

Për fat të mirë, librat e lashtë të Perandorisë Rama të Indisë janë ruajtur, ndryshe nga ato të Kinës, Egjiptit, Amerikës Qendrore, Perusë. Shumë prej këtyre vendeve të lashta janë tani ose shkretëtirë, gëlltitur nga xhungla të dendura, ose në fund të ndonjë oqeani. Megjithatë India, pavarësisht shkatërrimeve nga luftërat dhe pushtimet, arriti të ruajë një pjesë të madhe të historisë së saj të lashtë. Për një kohë të gjatë, nuk besohej se qytetërimi indian e kish origjinën përpara vitit 500 para Krishtit, ose vetëm rreth 200 vjet para pushtimit të nënkontinentit nga Aleksandri i Madh. Në shekullin e kaluar, megjithatë, qytete jashtëzakonisht të sofistikuar të Mohenjo Daros (Kodra e të Vdekurve) dhe Harappa janë zbuluar në Luginën Indus të Pakistanit të sotëm.

Zbulimet e këtyre qyteteve i detyruan arkeologët të shtyjnë datat për origjinën e qytetërimit indian me mijëra vjet më herët. Për habinë e hulumtuesve të kohëve të sotme, qytetet kishin qenë zhvilluar shumë i bënë arkeologët më të spikatur të besojnë se ata ishin konceptuar në tërësinë e tyre para se të ishin ndërtuar: një shembull i hershëm i planifikimit urban. Edhe më mbresëlënës është fakti që sistemi hidraulik i ujrave të zeza në të gjithë qytetin e madh është më superior se ata të Pakistanit, Indisë, dhe shumicës së vendeve aziatike sot./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button