Enciklopedike

Përderisa po na lexoni, jeni përdorues. Atëherë lexojini këto fakte shumë interesante për Facebookun

Al Pacino ka qenë fytyra e parë që është shfaqur në Facebook.

Mark Zuckerberg merr një pagë 1 dollar, si CEO i Facebook.

Butoni “Like” në Facebook fillimisht ishte menduar që të quhej “Aësome”.

Përdoruesit e smartphone-ve e përdorin Facebook-un 14 herë në ditë.

Disa njerëz janë vrarë sepse i kanë bërë “unfriend” dikujt në Facebook.

Sipas një studimi 1 në 3 njerëz ndihen më të pakënaqur me jetën e tyre, pasi kanë vizituar Facebook-un.

Facebook është kryesisht blu për shkak se Mark Zuckerberg vuan nga mosdallimi i të kuqes-gjelbrës.

Sean Parker, bashkëthemeluesi i faqes së ndarjes së muzikës Napster, e bleu domain-in facebook.com për 200 000 dollarë.

Në Facebook ka afro 30 milionë njerëz që kanë vdekur.

Një blogger pajtoi një grua që ta qëllojë me shuplakë sa herë që hyn në Facebook.

Në Britani, një grua u dënua me 20 muaj burg sepse hapte profile të rremë në Facebook, për t’i dërguar mesazhe abuzive vetes së saj.

8.7% e përdoruesve të Facebook janë TE RREME.

Sipas të dhënave të analizuara nga Facebook, javët para Krishtlindjeve janë ato ku çiftet ndahen më shumë.

Çdo minutë, në Facebook bëhen 1.8 milionë “like” të reja.

Facebook humbet 25 mijë dollarë për çdo minutë që është offline.

Çdo tekst që shkruani në status, dërgohet në serverat e Facebook-ut, edhe nëse ju nuk e klikoni butonin “Post”.

Një gram i ADN-së tënde mund të mbajë të gjithë të dhënat e Facebook dhe Google.

Ti nuk mund ta bllokosh Mark Zuckerbergun në Facebook. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button