Analiza

Perëndimi, e bukur është ajo që mbetet

Nga Alain Frachon


Ngjitja e “të mëdhenjve” të rinj, a do të nënkuptojë rënien e të tjerëve, si në një lojë me shumën zero? Nuk është e sigurt që Perëndimi të joshë aq sa ka mundur ta bëjë gjatë një shekulli apo një shekulli e gjysmë. Ai e ka humbur mbizotërimin e tij. Ai po konkurohet. Por a po pëson një rënie?

west
Ah! Dhe e shikojmë atë duke iu afruar të sëmurit. Dhe duke bërë thirrje me zë të ulët, siç këndonte këngëtari Jacques Brel në tangon e tij funebre me vargjet: “A po vjen vdekja / A po largohet vdekja / A është ende ngrohtë / A është tashmë ftohtë?”
Në intervale të rregullt Perëndimi pyet: a do të jetë afër fundi? Ai dëgjon veten e tij me një përzierje narçisizmi dhe mazohizmi, Perëndimi parashikon rënien e tij të ardhshme. Por kjo është shumë e ekzagjeruar .
Tema e rënies “është po aq amerikane, sa dhe apple pie [torta me mollë]”, thotë eseisti Josef Joffe. Evropa nuk mbetet pas, edhe jo po shkon drejt “rënies”.
Dalja e fuqive të reja e ka ringjallur debatin. Ngjitja e Kinës, e Indisë, e Brazilit  dhe disa të tjerëve  i dha fund mbizotërimit absolut të Perëndimit – ushtarak, ekonomik, kulturor. Por emergjenca e të mëdhenjve të rinj, a do të nënkuptojë rënien e të tjerëve, si në një lojë me shumën zero?
Afreske historike
Merita e madhe e historianit britanik Niall Ferguson është se ai e shikon çështjen në një kënd tjetër. Në librin e tij të fundit, “Qytetërimet: Perëndimi dhe pjesa tjetër e botës” Ferguson pyet mbi sekretet e suksesit perëndimor. Pse ka ndodhur që kjo copë e vogël e Evropës, e banuar nga popuj grindavecë dhe shpartalluar nga luftërat përfundoi duke lindur entitetin “Perëndim”, i cili për një kohë do të mbizotëronte “pjesën tjetër”.
Ferguson është një tregimtar i mrekullueshëm. Ai ka sensin e afreskave historikë. Ai trazon faktet dhe angazhohet në polemikat. Ai nuk injoron asgjë nga e kaluara skllavëruese, kolonialiste dhe imperialiste e Perëndimit, por as edhe atë çka është ndërtuar dhe të cilin e përcakton atë gjithashtu – revolucion shkencor në Shtetin e së drejtës, e duke kaluar në demokracinë  përfaqësuese.
Pendesa nuk duhet të pengojë mirënjohjen. Ferguson cedon në demagogjinë e kohës dhe flet për “gjashtë apilikimet” për të caktuar gjashtë motorrët kryesorë të suksesit perëndimor: konkurenca që ushqen inovacionin; shkenca e lidhur me fuqinë ushtarake; e drejta e pronës private ; mjekësia; shoqëria e konsumit, karburant i industrializimit; etika e punës.
Disa nga këta “aplikime” sigurojnë sot suksesin e disa anëtarëve të pjesës tjetër  (të botës). Më mirë për ta, thotë Ferguson. Perëndimi sot, sipas tij, është viktimë e një krize besimi që e minon atë nga brenda. A është ky një depresion i shkurtër, apo patologji më e rëndë? Autori skocez pyet mbi kapacitetin e Perëndimit  për të mbajtur performancat e tij. Ai është shumë pesimist. 
Mbi këtë temë, një nga esetë më të rëndësishme u botua nga Régis Debray në revistën Medium (n° 34, janar-mars 2013, si dhe në gazetën Le Monde të datës 18 korrik). Ai në një libër bashkëbisedimi me Renaud Girard, gazetar  i gazetës Figaro, i titulluar “Çfarë ka mbetur nga Perëndimi?’’ jep një gjeografi konkrete për këtë koncept gjeopolitik, i quajtur “Perëndimi’’.
Ajo fillon sigurisht, me grupin euroatlantik (Shtetet e Bashkuara, Kanadanë  dhe Evropën) dhe duke vazhduar në zonën e Paqësorit, me Japoninë, Taivanin, Korenë e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re. Ky është ansambël ushtarak në shtrirje, jo në rënie. Madje ky është “i vetmi bllok politiko-ushtarak ekzistues”, shkruan Debray: as Kina, as Rusia, buxhetet e mbrojtjes të të cilëve janë në rritje, nuk kanë ekuivalentin e sistemit të aleancave perëndimore – një makineri “e aftë për aksione force të shpejta dhe të koordinuara nga një pikë në tjetrën të globit”.
Ajo ndan të njëjtin trup të doktrinës politike – demokracinë dhe ekonominë e tregut dhe asnjë nga anëtarët e saj nuk kundërshton lidershipin e Shteteve të Bashkuara. Vendet e BRICS-it (Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut) avancojnë të shpërndarë: ata formojnë një bllok multipolar, pa koherencë strategjike as dhe ideologjike.
Politologu amerikan Robert Dujarric bën të njëjtin konstatim në revistën “The Diplomat” (qeshor 2014). Me zgjerimin e NATO-s me vendet e ish paktit të Varshavës, me afrimin ushtarak midis Indisë dhe Shteteve të Bashkuara për shembull, Perëndimi në këtë plan është më i muskluar dhe ai nuk ka rënë këto njëzetë vitet e fundit.
Aftësi e pabarabartë për novacion
Nga e gjithë literatura ekonomike kushtuar krahasimit midis Perëndimit dhe pjesës së mbetur të botës, të konsiderojmë disa shifra nga Dujarric: në vitin 1988, Perëndimi përfaqësonte 80 % të produktit botëror bruto ndërsa sot 61 %.
Pjesa e Shteteve të Bashkuara (18%) është ulur, ajo e Evropës akoma më shumë, kryesisht nga fakti i shpërthimit të rritjes ekonomike kineze.
Por çështja nuk është një lojë me shumë zero. GDP për banorët e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane nuk ka pushuar së rrituri gjatë rritjes së pasurisë botërore. Debray dhe Dujarric janë të njëjtit mendim për forcën e përtërirë të fuqisë së butë të Perëndimit – të mbizotërimit të universiteteve të tij  për një aftësi të pabarabartë inovacioni.
Por Debray gjithashtu me arsye citon dobësitë e modelit: tendencë për arrogancë, sidomos qysh me rënien e BRSS, mosmirënjohje ndaj Tjetrit, kompleks superioriteti, paqëndrueshmëria e kapitalizmit financiar të pakontrolluar, dhe sëfundi jo besnikëri  në principet e tij  demokratike .
Nuk është e sigurt që Perëndimi të joshë aq sa ka mundur ta bëjë gjatë një shekulli apo një shekulli e gjysmë. Ai e ka humbur mbizotërimin e tij. Ai po konkurohet. Por a po pëson një rënie?/Le Monde/
PERGATITI: S. Metani
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button