Analiza

Perestrojka mbush 30-vjeç, ja përse rusët nuk po festojnë

Unë kam qenë 6-vjeç kur Perestrojka u prezantua, dhe kujtoj përfitimet. Por pse rusët nuk po kërkojnë të zbatohen sërish reformat e Gorbaçovit?

Nga Jana Bakunina

Screen Shot 2015-04-21 at 20.42.54

Nga Jana Bakunina

Tridhjetë vjet më parë, Mikail Gorbaçov u bë Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Në moshën 54-vjeçare, ai ishte njeriu më i ri i zgjedhur në këtë post, që nga koha e Josif Stalinit. Paraardhësi i tij, Konstantin Çernjenko, qëndroi në atë detyrë vetëm 13 muaj, dhe vdiq nga cirroza e mëlçisë si dhe një atak kardiak në moshën 73- vjeçare.

Gorbaçovi ishte e shpejtë në shpalljen e synimeve të tij për të modernizuar Bashkimin Sovjetik: reformat ishin mëse të nevojshme, për të përmirësuar produktivitetin dhe përshpejtuar rritjen ekonomike. Sistemi sovjetik, ishte i famshëm për burokracinë dhe censurën e tij- Sekretari i ri i Përgjithshëm, pati premtuar që t’i eleminonte të dyja. Pavarësisht nëse Gorbaçovi ishte një reformator i vërtetë, apo thjesht njeriu i duhur në kohën e duhur, fakt është se qëndrimi të tij në krye të Bashkimit Sovjetik, ishte transformues. Një vit pas emërimit të tij, ai shpalli ndërmarrjen e politikave radikalisht të reja në kongresin e partisë. Gllaznosti – politika e hapjes – bënte thirrje për më shumë transparencë në të gjithë Bashkimin Sovjetik dhe për lirinë e informacionit. Aparatçikët, nuk e dinin se çfarë i priste. Perestrojka, që do të thotë ristrukturim, synonte transformimin e ekonomisë së komanduar sovjetike, në një treg të lirë. Perëndimi i përshëndeti këto zhvillime. Edhe kryeministrja britanike Margaret Theçer i kushtoi një kompliment:”Më pëlqen zoti Gorbaçov, ne mund të bëjmë biznes së bashku”.

Në Bashkimin Sovjetik gjërat ndryshuan shpejt, por për më keq.
Ndërsa media shtetërore ishte e fokusuar tek lajmet mbi përparimin e Perestrojkës, realiteti në dyqane ishte shumë i ndryshëm. Mungesat në mallra, dukeshin edhe më të rënda se në vitet ‘40, duke patur parasysh se atëherë njerëzit sapo i kishin mbijetuar Luftës së Dytë Botërore. Kur shteti hoqi monopolin e tij mbi sektorin ekonomik, zinxhiri themelor i ofertës dhe kërkesës u ndërpre, duke shkaktuar bllokim, përpara se ndërmarrjet grosiste të gjenin një ekuilibër.

Para Gorbaçovit, kishte pak mundësi zgjedhjeje tek dyqane ushqimoret. Nga fundi i viteve ‘80, radhët e gjata të njerëzve të uritur, të dëshpëruar për të marrë një pjesë mishi të ngrirë, një qese me sheqer apo një copë bukë, duhej të rregulloheshin me barriera metalike, për të kontrolluar kaosin.

Unë isha 6-vjeç kur Gorbaçov e shpalli Perestrojkën.

Mbaj mend, se më dërguan në supermarket për të blerë gjalpë. Asokohe kishte vetëm një lloj gjalpi, në gjithë Bashkimin Sovjetik. Ishte i mbështjellë në letër të bardhë, me etiketën “gjalpë” i shtypur në shkronja të gjelbra. Informacioni mbi etiketë, garatonte konsumatorët se gjalpi ishin prodhuar sipas standarteve shtetërore të caktuara për çdo produkt të veçantë, duke përfshirë përbërësit e saj, recetën dhe vlerat ushqyese. Nuk lejohej asnjë ngjyrues artificial apo kimikat i dëmshëm. Kishte prodhues të ndryshëm në të gjithë vendin, por produktet e tyre ishin në thelb e njëjta gjë. Shteti garantonte cilësinë. Nuk kishte asnjë shans, që mishi i kalit të dilte nga ndërmarrjet sovjetike pa paparalajmërimin përkatës. Para Perestrojkës, përveç gjalpit të thjeshtë, në një rast, ju mund të blinit edhe gjalpë çokollate dhe madje edhe gjalpë karkaleci. Megjithatë, nga mesi i viteve ‘80, gjalpi u racionua në 300 gram për person në muaj, dhe shitej përmes një kuponi të verdhë, një copë letre e çmuar, që u shpërndahej paraprakisht çdo familje.

Gradualisht, nëpër dyqane u shfaqën mallrat e importuara. Me gjalpin ende të racionuar, dhe duke qenë një produkt që prishej, i paaftë t’u mbijetonte procedurave tejet burokratike të doganave sovjetike, biznesmenët importuan margarinë jetë- gjatë, për të kënaqur konsumatorët.

Gatimet në shtëpi nuk ishin aq impresionuaese, por ato qenë kohë të tmerrshme. Disa hëngrën margarinën gjermane, duke shpresuar (më kot) se ajo do t’u ulte kolesterolin. Të tjerët, që nuk mund ta përballonin dot atë, jetuan përmes konsumit të bukës bajate që prodhohej në vend.
Më në fund, pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, ekonomia ruse u rrit, standardet e jetesës u përmirësuan, dhe produktet e konsumit vërshuan në tregje me të gjithë shumëllojshmërinë e tyre. Disa vjet më parë, kërkova të bëj një tortë me karrota për prindërit e mi, kur i vizitova gjatë verës. Në një supermarket unë habita me shumëllojshmërinë e gjalpit, duke përfshirë markat më të mira të Evropës nga Danimarka dhe Franca. Sigurisht, kërkova të mbështetes një prodhues lokal. Kishte së paku 15 varieteteve, për të zgjedhur nga shumë marka të njohura për traditën dhe pastërtinë, me ndihmën edhe të emrave nostalgjikë bombastikë, dhe paketimin artizanal si dikur

Zgjodha një gjalpë me një çmim mesatar. Po ndiqja udhëzimet e recetës, dhe si fillim vura një copë gjalpë në një tigan, për ta shkrirë me zjarr të ulët. Pas një farë kohe, nuk ndodhi asgjë. Gjalpi ishte ende solid, duke më kujtuar ato fotot e përzishme të ushqimeve të përpunuara që kurrë nuk eksportoheshin dot jashtë.

Nuk është çudi, që shumë rusë ndjehen nostalgjikë për ditët e kaluara, kur shteti rregullonte cilësinë e produkteve. Disa konsumatorët, shpenzojnë orë të tëra në forumet e internetit, duke debatuar se cila markë është më afër “shijeve të fëmijërisë”. Rusët më pak të pasur, rikujtojnë ditët kur gjalpi nuk ishte vetëm i shijshëm, por në të vërtetë i përballueshëm.

Sot tablloja është sërish e ndryshme. Me sanksionet mbi mallrat e importuara, nuk ka Lurpak të ftohtë, që mund të gjendet në frigoriferët e supermarketeve. Nga një pikëpamje dritëshkurtër, ky është një lajm i mirë për prodhuesit rusë të qumështit, të cilët tashmë janë duke përfituar nga ndjenjat patriotike, të përhapura në të gjithë vendin.

Megjithatë, është shumë e qartë se çdo industri e mbrojtur, nuk ka asnjë shtysë për të përmirësuar cilësinë e produkteve që prodhon jashtë apo për të ulur çmimet në mungesë të konkurrencës. Fuqia e zvogëluar blerëse e rublës dhe pasiguria politike, që ka inkurajuar ikjen e kapitalit jashtë vendit, do të thotë se industritë vendase, nuk do të jetë më në gjendje të konkurrojnë në të ardhmen. Me gjalpin e vërtetë, që sërish është shndërruar në një produkt luksi, nuk është çudi pse rusët nuk po festojnë. /“New Statesman”/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button