Horizonti.al

Përfundimet më të mahnitshme në matematikë: Paradoksi i Rasëllit

Screen Shot 2016-07-06 at 11.12.47Në fillim të shekullit XX-të, shumë njerëz u magjepsën nga një degë e re e matematikës e quajtur Teoria e Grupit. Në thelb, një grup është një koleksion objektesh. Mendimi i kohës ishte që çdo gjë mund të shndërrohej në një grup:grupi i të gjitha llojeve të frutave, grupi i gjithë presidentëve amerikanë, ishin që të dy plotësisht të vlefshëm. Përveç kësaj, dhe kjo është e rëndësishme, grupet mund të përmbanin grupe të tjera.

Në vitin 1901, matematikani i njohur Bertrand Rasëll bëri bujë kur e kuptoi se kjo mënyrë të menduari ka një krisje fatale:pra, jo çdo gjë mund të përbëjë një grup. Rasëll mori shembuj të ndryshëm, dhe përshkroi një grup që përmbante të gjitha këto grupe, por të cilat nuk e përmbanin veten e tyre. Tërësia e të gjitha frutave nuk e përmban vetveten (juria është ende në dyshim nëse aty duhet të përfshihet apo jo edhe domatja), kështu që mund të përfshihen në grupin e Rasëllit, së bashku me shumë të tjerë.

Po në lidhje me grupin e Rasëllit? Ai nuk përmban gjë në vetvete, kështu që me siguri duhet të përfshihet si. Por prisni … tashmë ai përmban vetveten, ndaj në mënyrë të natyrshme ne duhet ta përfshijmë atë. Por duhet ta kthejmë sërish mbprasht… dhe kështu me radhë. Ky paradoks logjik, shkaktoi një reformim të plotë të Teorisë së Grupit, një nga degët më të rëndësishme të matematikës së sotme. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button