Enciklopedike

Përfundimet më të mahnitshme në matematikë: Teorema e Brauerit e vendndodhjes fikse

Screen Shot 2016-07-06 at 07.13.35Kjo teoremë vjen nga një degë e matematikës të njohur si Topologjia, dhe u zbulua nga Lyisen Brauer. Ndërsa shprehja e saj teknike është mjaft abstrakte, ajo ka shumë implikime interesante në botën reale. Për shembull kemi një tabllo (Mona Lizën e Da Vinçit), dhe bëjmë një kopje të saj. Ne mund të bëjmë çdo gjë që duam me këtë kopje – ta bëjmë më të madhe apo më të vogël, e rrotullojmë, zhubrosim, çdo gjë.

Teorema e Brauerit e pikës fikse, thotë se nëse e vendosim këtë kopje mbi pikturën origjinale, duhet të ketë të paktën një pikë tek kopja që është e vendosur saktësisht në të njëjtën vend si tek me tablloja origjinale. Kjo mund të jetë pjesë e syrit së Mona Lizës, veshit, apo ndoshta buzëqeshja, por duhet të ekzistojë. Ajo funksionin gjithashtu në 3 dimensione:imagjinoni të kemi një gotë ujë, dhe marrim një lugë duke e përzier sa të kemi dëshirë. Sipas Teoremës së Brauerit, do të ketë të paktën një molekulë uji që do gjendet saktësisht në të njëjtin vend ku ndodhej para se të fillonim përzierjen. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button