Horizonti.al

Përgjigja për jetën, Universin dhe gjithçka që ekziston mund të jetë 73. Ose 67

Një krizë me përmasa kozmike po zien: Universi po zgjerohet 9% më shpejt se sa duhej, dhe shkencëtarët nuk janë të sigurt përse.

Vlerësimi më i fundit, më i sakti i ritmit të zgjerimit të Universit – një vlerë që njihet si konstantja Hubble – vjen prej misionit Gaia, të Agjencisë Hapësinore Europiane, që po kryen një vëzhgim të detajuar tredimensional të Rrugës së Qumështit.

Megjithatë, vlerësimi më i fundit bie në kontradiktë me një matje tëpavaryr të konstantes HUbble, bazuar në vëzhgimet e dritës së lashtë, që ishte çliruar pak pas Big Bangut. Shkurt, Universi po zmadhohet më shpejt se sa duhej.

Kjo mos përputhje është domethënëse dhe problematike, sepse konstantja Hubble shihet gjerësisht si numri më themelor në kozmologji.

“Fakti që universi po zgjerohet, është një prej mënyrave më të fuqishme që ne kemi, për të përcaktuar përbërjen e tij, moshën e tij dhe fatin e tij”, thotë Profesor Adam Riess, në Institutin e Shkencave Hapësinore në Baltimore, Maryland, që ka udhëhequr analizën më të fundit. “Konstantja Hubble e kuantifikon gjithë këtë, në një numër të vetëm”.

Në një univers që zgjerohet, sa më larg të jetë një yll apo galaksi, aq më shpejt po zmbrapset ajo. Konstantja Hubble zbulon se me sa shumë.

Të dhënat e fundit e vendosin konstanten Hubble në shifrën 73, që do të thotë se galaksitë largohen prej nesh 73 km në sekondë më shpejt, për çdo megaparsek shtesë të distancës mes nesh dhe tyre. Por, shkencëtarët e kanë matur dhe me mënyra të tjera, dhe kjo konstante u del 67. Deri kohët e fundit, ata kishin shrpesuar se, ndërsa matjet bëhen më të sakta, kjo mospërputhje do të ngushtohej, por dallimi është zgjeruar dhe llogaritja më e fundit i jep shanse shumë të ulëta, që mospërputhja të jetë rastësore. “Nëse vazhdon, ne do të fillojmë të flasim për fizikën e re të Universit”, thotë Riess. / The Guardian – bota.al

Leave a Reply

Back to top button