Horizonti.al

Përgjimet, si të mbroheni nga kriminelë e spiunë

Përdorni aplikacione të mesazheve që janë tërësisht të mbyllur për të huaj, si Telegram, Chare, Wickr ose SIgnal.

Përcaktoni se cili informacion është i sigurtë që të bëhet i disponueshëm për të gjithë. A duhet që të gjithë të jenë në gjendje që të gjejnë numrin tuaj të telefonit apo të kenë akses në informacione për familjen tuaj, njerëzit e dashur, apo stilin tuaj të jetesës? Kini shumë kujdes kur postoni fotografi të fëmijëve.

Mos instaloni programe të panjohur në telefonin tuaj, shihni me kujdes aplikacinet që keni instaluar, dhe përdorni hapa të shumëfishtë sigurie sa herë që mundeni. Mos klikoni në linke të pasigurta, dhe mos e lidhni telefonin tuaj me faqe të dyshimta.

Vetëm operatori juaj i telefonisë celulare duhet t’ju ofrojë shërbime gjurmimi, dhe ata duhet që t’i ndezin vetëm me marrëveshjen tuaj speciale. Faqet e internetit dhe aplikacionet që ofrojnë të gjeni vendndodhjen e të tjerëve, pothuaj me siguri po veprojnë me qëllime kriminale. Bëni kujdes!

Leave a Reply

Back to top button