Foto

TRIBUTE: Përpara se të zhduken

Ballë për ballë me grupet e fundit të tribuve që i rezistojnë globalizimit. Krenarë për të kaluarën dhe traditat e tyre

Screen Shot 2015-07-08 at 12.08.28

(HULI GUINEA E RE) 150.000 persona

SI ISHIM. Janë ndër portretet e gjallë më të lashtë të Homo Sapiensit: Hulit erdhën në Guinenë e Re 40 mijë vjet më parë, dhe kanë ruajtur karakteristikat fizike të atëhershme. Pikturimet e fytyrës dhe veshjet e kokës janë ndër shenjuesit kulturorë më mbresëlënës të “modës primitive”, të përjetësuar nga Jimmy Nelson. Gjahtarë dhe bujq, i konsiderojnë kushërinjtë si vëllezër dhe xhaxhallarët dhe dajat si prindër. Burrat jetojnë të ndarë nga gratë e tyre në Shtëpitë e burrave.

Screen Shot 2015-07-08 at 12.11.50

GAUCHOS (ARGJENTINA) 150.000 persona

NDERI. Mandarinët me kuaj të Papmaseve argjentinase nuk janë tamam një etni, por një përzierje të bardhësh, ish skllevërish zezakë dhe indios. Këta kalorës me thika, gurë dhe litarë për të kapur kafshët e egra, janë përshkruar për herë të parë në vitin 1700. Gauchosët kanë një sens të fortë mikpritjeje dhe… nderi. I përhapur deri pak kohë më parë, dueli i nderit me thikë ndalonte vrasjen e kundërshtarit: humbje edhe nga një e prerë.

Screen Shot 2015-07-08 at 12.11.43

NENETS (SIBERIA) 45.000 persona

DRERI I SHENJTE. Pastorët e renave të Siberisë janë të kërcënuar prej shfrytëzimit të gazit natyror në gadishullin e Yamalit. Për ushqimin, transportin, veshjet dhe banesat e tyre janë të varur nga drerët. Në një mjedis ekstrem, Nenets shfaqin një solidaritet po kaq ekstrem mes tyre. Janë ndër të fundit që i përkasin fesë toteme. Boronicat e kënetave dhe salmonët e bardhë janë pjesë e dietës së tyre.

Screen Shot 2015-07-08 at 12.17.50

RABARI (INDIA) 250.000 persona

BUKURITE. Me prejardhje nga Irani, mbërritën në Indi 1000 vjet më parë. Rabarit i përkasin fesë hindu dhe besojnë se janë të gjithë bij dhe bija të perëndeshës Parvati, e cila fillimisht krijoi familjen, burimin e tyre të jetës. Gratë janë mjeshtre në qëndisje. Margaritarët e tyre, si dhe tatuazhet në qafë, gjoks dhe krahë i bëjnë unike.

Screen Shot 2015-07-08 at 12.17.59

HIMBA (NAMIBIA) 12.000 persona

LEKURE BRONXI. Jetojnë në savanat semiaride të Namibisë, ku praktikojnë bujqësinë nomade. Himbat përdorin spërkatjen me okër të kuqe dhe yndyrë, që e bën të shndërritshme lëkurën e tyre. Punët më të rënda i bëjnë gratë, të cilat merren me bagëtitë dhe dhitë. Burrat merren me mbrojtjen. Më të moshuarat praktikojnë mjekësinë tradicionale.

Screen Shot 2015-07-08 at 12.20.13

MURSI (ETIOPIA) 4.000 persona

NE TRUP. Mursit janë pastorë të luginës së poshtme të lumit Omo në Etiopi, në kufi me Kenian. Janë të ekspozuar ndaj thatësirës së zonave skajore, edhe sepse parqet kombëtarë janë bllokuar për kafshët e egra, që ata i mbrojnë edhe me kallashnikovë. Luftëtarët mbajnë dhëmbë derri të egër afrikan dhe piktura në trup, gratë piercing në buzë.

Screen Shot 2015-07-08 at 12.22.20

MAORI (ZELANDA E RE) 700.000 persona

TATUAZHE. Janë polinezianët e Zelandës së Re. Kanë një farë autonomie: gjuha e tyre mësohet në shkolla me anglishten dhe janë të famshëm në regbi. Në shtëpitë e tyre të mbledhjeve ndodhen strukturat e perëndive tradicionale. Në tatuazhët magjikë të Maori shihet se sa i natyrshëm është tek njeriu zakoni i tatuazhit.

Screen Shot 2015-07-08 at 12.24.05

DROPKA (LADAKH) 2.500 persona

ARIANE. Jetojnë në mesin e territoreve për të cilët grinden India dhe Pakistani, në të vetmen luginë pjellore të Ladakhut. Historianët i identifikojnë Dropkat si pasardhësit më të afërt të Arianëve. Ishin të njohur për manifestimet publikë me meshkuj dhe femra, që më pas u ndaluan. Bollëku i tyre nxirret në pah përmes veshjeve dhe zbukurimeve. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button