Psikologji

Përpara se t’i gjykosh të tjerët, bën mirë ta lexosh këtë artikull….

Dua të të tregoj një histori. Me siguri nuk është e vërtetë, por nuk dua të ndalem tek vërtetësia e saj, sa dua të ndalem tek mesazhi që përcjell.

Dikur, një djalë ishte tepër i dashuruar me një vajzë, e cila ishte e verbër. Ajo ishte tepër e dëshpëruar se nuk do të shihte dot në ditën e dasmës së tyre, nuk do të shihte dot fëmijët e tyre dhe as të ardhmen me personin që donte. Mirëpo djali këmbënguli që ajo t’i nënshtrohej një operacioni, ku dikush do t’i dhuronte sytë e vet për të parë. Operacioni doli me sukses. Vajza doli nga spitali dhe takoi të fejuarin e saj. Aty ajo habitet që ai ishte i verbër dhe e pyet se pse e ka gënjyer gjatë gjithë kohës. Ajo nuk i lë kohë të sqarohet dhe i thotë se nuk do ta kalojë jetën me të dhe se gjithë kohës kishte ëndërruar të ndërtonte të ardhmen e saj me dikë që e donte, por jo me një djalë të verbër.
Vajza shkon në shtëpi dhe gjen një kuti me letra të shkuara gjatë gjithë kohës që ajo ishte e lidhur me djalin në fjalë. Në njërën nga letrat, të shkruar një ditë përpara operacionit, ai i shkruante: “Nëse operacioni shkon me sukses, të lutem kujdesu për sytë e mi!”.

Nga historia e mësipërme, mësojmë qartë se kur situatat tona ndryshojnë, ndryshon edhe mënyra se si ne i trajtojmë njerëzit që kanë qenë pranë nesh që nga fillimi. Kur fitojmë para, famë, pozitë të re sociale, apo status të ri, mund të nisim t’i shohim gjërat ndryshe. Mesazhi nuk ka të bëjë vetëm me të qenurit fizikisht i verbër, por me të qenurit emocionalisht i verbër. Shpesh, ne verbohemi nga suksesi ynë që mund të mos jetë as sukses i vërtetë, porn eve na duket si i tillë. Kur gjërat ndryshojnë, mos e ndrysho mënyrën si i trajton njerëzit që të kanë dashur përherë. Ji modest dhe mos i harro njerëzit që të kanë ndihmuar të arrish aty ku ke arritur. Ata kanë qenë për ty më tepër nga sa mund ta mendosh ti.

Leave a Reply

Back to top button