Analiza

Përparësitë “e fshehta” të Hilari Klintonit

Screen Shot 2015-04-11 at 10.37.57 AMNga Jonathan Bernstein

A është Hilari Klinton një kandidate e fortë për presidente e SHBA? Xhejzën Zengerle i revistës ”New York” i përgjigjet kësaj pyetje, duke u fokusuar jo vetëm në mënyrën sesa mirë është pozicionuar zonja Klinton në fillim të fushatës, por edhe të asaj sesa aftësitë e saj elektorale kanë rëndësinë e vet.

Artikulli ia vlen lexohet deri në fund. Por për ta përmbledhur, idetë e tij ishin pak a shumë këto: Në zgjedhjet e përgjithshme presidenciale, aftësitë e kandidatëve nuk janë shumë të rëndësishme. Kushdo që fiton një nominim, do të ketë aftësi të mira “të mjaftueshme”. Zonja Klinton ka shumë publicitet, por ajo e pastron lehtë  dhe “mjaft mire” territorin përreth.

Sikurse tregon Zengerle, ne kemi prirjen për të kujtuar vetëm pikat e forta të fitimtarëve dhe dobësitë e humbësve. Njerëzit kujtonin gjatë gafën e Mit Romnit mbi “47 përqindëshin”, duke menduar për të si një tip të ngathët që në në fillim të fushatës, ndërsa performanca e tmerrshme e Barak Obamës në debatin e parë është ose harruar ose u lexua si jotipike.

Nëse Romni do ta kishte fituar garën, gjë që ai mund ta bënte, dhe nëse ekonomia do të kishte qenë edhe më keq sesa është aktualisht, ne do të përmbysnim tërësisht narrativën, duke e përshtatur atë mbi pikat e forta të Romnit dhe ato të dobëta të Obamës.

Çdo humbës i zgjedhjeve të përgjithshme, Uolter Mondale, Majkëll Dukakis, Bob Doll, Xhon Kerri, Mit Romni, Xhimi Karter i vitit 1980, e kanë pësuar këtë lloj trajtimi. Nga ana tjetër, çdo fitues, duke përfshirë edhe Karterin në versionin e vitit 1976, është parë si një kandidat i mirë. Në fakt, secili prej humbësve kishte aftësi të mjaftueshme për të fituar, por bazamenti (në çështje të tilla si ekonomia që ishte duke ecur, apo nëse vendi ishte në luftë apo paqe), ishin kundër tyre.

Aftësitë e fushatës, ai lloj që shfaqet nga të tillë “humbës”, janë vendimtare në garën të marrë emërimin e partisë si një kandidat zyrtar. Nëse fushatat e përgjithshme-zgjedhore bëjnë fjalë për vlerat themelore, gara e kandidimit është për kandidatët.

Megjithatë, aftësitë më të dukshme si mbajtja e fjalimeve dhe bashkëveprimi me shtypin dhe votuesit, nuk janë domosdoshmërisht më të rëndësishmet. Ajo që ka rëndësi, është fitimi i mbështetjes së aktorëve të partive, nga krerët politikë tek grupet e interesit dhe baza e aktivistëve. Aftësia për të punuar në grup dhe zhvilluar marrëdhënie afatgjata me këta njerëz, mund të bëjë një ndryshim të madh. Aftësitë e Klintonit zankonisht janë nënvlerësuar, pjesërisht sepse ato janë një të lloji pak të dukshëm.

Ajo arriti të garantojë emërimin nga Partia Demokrate, praktikisht duke folur, dhe në proces, sikurse vëren Zengerle, ajo ka rekrutuar në staf një pjesë të madhe të stafit që kishte Obama në garën e vitit 2008. Kjo është mbresëlënëse, duke pasur parasysh armiqësinë mes aktivistëve të dy kampeve deri në fund të fushatës së hidhur për Klintonin në atë vit.

Më e rëndësishme është se njerëzit u tërhoqën nga Obamën, në radhë të parë pasi nuk ishin të prirur të hidheshin në anën e fituesit vetëm për shkak të ndonjë të preferuari të partisë. Por përse kanë nënshkruar për garimin e Klintonit? Pasi ajo ka ndërtuar një marrëdhënie personale me ta, ose ka bërë lidhje të tilla me liderët e partive, të cilën profesionistët e shohin si një vulë miratimi. Asnjë kandidat presidencial, nuk përzgjidhet rastësisht. Emërimet fitohen, nuk trashëgohen. Dhe ndërsa ajo nuk duhet të bëjë shumë ndryshime në zgjedhjet e përgjithshme, arritjet e Klintonit deri në presidencialet e vitit të ardhshëm, janë një produkt i aftësive të saj politike. /BloombergView/

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button