Magazine

Përrallë moderne?

Claudio Rossi Marcelli

Në fillim e shijova transmetimin e drejtpërdrejtë të martesës së Harry dhe Meghan me bijën time 6-vjeçare dhe më pas më erdhi dyshimi: a mos i transmetova një mesazh me forcë prapavepruese?

Hirushja, Borëbardha, Bukuroshja e fjetur: shpesh herë, përrallat klasike kanë shumë pak të bëjnë me feminizmin. E njëjta gjë vlen për përrallën e martesës mbretërore, që përsëritet prej shekujsh, gjithmonë e njëjtë. Por varet edhe nga këndvështrimi: nuk është mirë t’i tregosh vijës tënde martesën me një princ, si maksimumi që duhet të ketë si ambicie. Por nëse ia vendos në një kontekst më të gjerë, atëherë ndryshon gjithçka.

Në fakt, imagjinoj që ajo nuk e di se Meghan Markle nuk është amerikania e parë që është martuar me një pjesëtar të familjes mbretërore angleze. Para saj ishte Wallis Simpson, e cila në vitet tridhjetë marrosi mbretin e ardhshëm, Eduardi VIII. Por një aktore amerikane e divorcuar, nuk mund të ishte bashkëshorte mbretërore dhe në vitin 1936, disa muaj pas kurorëzimit, Eduardi vendosi të heqë dorë nga froni, duke shpjeguar: “E kam të pamundur të kryej detyrat e mia si mbret, pa patur në krah gruan që dashuroj”.

Vajza jote do ta mendojë si të pabesueshme që, për t’u martuar me gruan që dashuronte, Eduardit iu desh të heqë dorë nga froni. Ashtu sikurse do ta ketë të vështirë të besojë që, në të kaluarën, dy persona me origjinë të ndryshme, nuk mund të martoheshin.

Përralla e Harry dhe Meghan, me korin e saj të ungjillit në kështjellën Uindsor, shndërrohet kështu në fundin e lumtur për të gjitha historitë e dashurisë, që një herë e një kohë ishin të pamundura dhe festimi i dashurisë mes dy personave, pavarësisht nga prejardhja apo shtresa e tyre sociale. / Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button